Forumi Horizont | Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- T'ju rrespektojne se ju duan apo se ju kane friken ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14364)
Te respektoj dike nga frika? As qe behet fjale. Ndjenja kundrejt atij personi nuk do te perkufizohej si respekt,por si "perulesi" apo nenshtrim perballe tij. Do te perkufizohej si nje mosvleresim te vetes, si nje mungese besimi ne vete dhe ne forcen e brendshme timen , dhe kjo si pasoje do te sillte nje neveritje te figures se atij personi , nje venitje dhe nje zbehje e personalitetit dhe karakterit te tij...Pa harruar se do ndikonte negativisht ne imazhin tim personal.
Respekti nuk eshte dicka qe blihet e shitet ne treg te lire , ate duhet te dish ta fitosh. Ne fund te fundit cfare te mbjedhesh do te korresh. Nqs ti me pozitivitetin tend ,me ciltersine tende, me drejtesine tende dhe me cdo ndjenje tjeter pozitive qe te lejon te krijosh marredhenie te drejta , te hapura dhe te ndershme me te tjeret ,atehere ata do te kene respekt per ty . Ne te kundert prit mosperfilljen , nenvleresimin dhe dekompozimin e figures tene si person.
Une akoma nuk jam ne pozicione te atilla qe te me respektojne se "duhet" te me kene frike,prandaj per mua eshte i vlefshem opsioni i respektit sepse me duan , me vleresojne per ate qe jam dhe qe jap.... Dhe besoj se ky raport nuk ka per te ndryshuar ne te ardhmen time , pavaresisht pozicionit qe do te kem neser.
Kat.
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.