Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
Kaluan pas këtyre disa breza deri sa erdhi Noja, një njeri ky që bëri një varkë (arqe, arkë) dhe futi aty të gjitha speciet. (Ka akoma edhe sot shumë budallenj që kërkojnë me të vërtetë një varkë në pellgun e sotëm kurd, duke mos e kuptuar se as titaniku nuk do ti nxinte dot të gjitha llojet e specieve, përveç kësaj duket ashiqari që tregimi është simbolik dhe nuk është se vërtet u përmbyt bota apo u ndërtua një varkë e tillë.) Noja nuk është gjë tjetër veçse simbolika e fesë së re, e cila përmbante si të gjitha fetë që janë ndrruar, elemente të feve më të vjetra. Përmbytja me ujë e botës dhe jo djegia me zjarr, tregojnë edhe një herë atë përpjekje të pareshtur të jugorve për të treguar sundimin e fesë së tyre mbi ato veriore, ku shenjë simbolike e shenjtë nuk ishte uji por zjarri, sepse në vendet veriore nuk mungonte uji, por dielli dhe zjarri që i ngrohte. Ndërsa vendet jugore kishin më së shumti nevojë për ujin ndaj edhe ky element është paraqitur disa herë në fe të ndryshme si gjë e shenjtë. Këtë e mëson cilido në shkollë.
Abrahami bëri një fëmijë me një shërbëtore dhe e quajti Ismail, (në variante të tjera: Eshmael). Duket që këtu kemi esh+ma+el, d.m.th. atë popull të madh e të lartë (hyjnor, besimtar), pra semito-arabët. Abrahami bëri me Sarën edhe një fëmijë tjetër, Isak-un. Duket se tek ky kemi atë që merrte hakun, pra semito-arabin verior, i cili për shkak të rrallësisë në banorve e kishte shijuar lirinë më shumë se jugori, si i tillë nuk duronte kur cënohej apo prekej nga dikush. Kjo është në të vërtetë e gjithë historia e njeriut. Ne e shohim veriorin si më të papërkulur, (psikoanalistët sot përpiqen ti venë veriorit terma psiqiatrikë për shkak të kësaj mënyre sjellje të tij, në ndryshim me jugorin që nuk para e përdor shumë hakmarrjen), sepse jugori duke pas jetuar përherë në dendësi të madhe popullsie, ai është përballur çdo minutë dhe sekondë me padrejtësitë e tjetrit, gjë që në trurin e tij është formuar ai gen që e drejton përmrekulli përmes atyre situatave të pakëndëshme. Ndërsa veriorit i “mungon ky gen”, sepse ai, i larguar hershmërisht nga dëndja njerëzore, (pra nga padrejtësitë e përminutshme), ai jetontë më i lirë dhe me më pak ngacmime e padrejtësira. Ndaj ai ka vështirësi sot në përplasjen me fenomenet që sjell dëndësia e species së tij. Kjo është dhe asgjë më shumë. I gjejnë një emër kësaj”sëmundje” psikollogët, apo i zbulojnë një gen të veçantë gjenetistët, apo merr një term të ri nga psikoanalistët, kjo nuk ndryshon asnjë gjë në shpjegimin tonë. Veriori duket hakmarrës sepse parakaluesit e tij kanë kaluar për mijra vjet me më pak trysni dhe ngacmime në shoqëri nga jugori. Vetë fakti që një pjesë e këtyre jugorve të zonave të ngrohta merrnin rrugën e vëndeve të ftohta për ti shpëtuar probleme të dëndësisë së madhe, (urija, vjedhja, grabitja, taksat, padrejtësitë e ndryshme, hakmarrjeve, etj.), tregon se njeriu vështirë të futet në kallëpe: jugor dhe verior; por ligji natyror i kërkimit të zënies së një pozicioni të caktuar të kënaqshëm në jetë, sjell atë mënyrë jetese që ne pastaj e kategorizojmë në terma të ndryshme (jugor, verior, gen skizofrenik, etj. terma).
Edhe emri i shërbëtores që i lindi Abrahamit Esmaelin, Agari, na kujton atë fjalë “shqipe” angari, që tregon kryerjen e një pune pa dobi apo pagesë. A nuk u dëbua Agari me lindjen e Isakut?!
Fakti që Isaku shkoi në Gerar tek filistejtë, (në një kohë që filistejtë nuk kishin hyrë akoma në histori!), tregon edhe një herë lidhjen e njeriut që merrte hak me veriorët filisteas. Edhe të gjitha faktet e tjera që sjell bibla, duket që kemi të bëjmë me ngjarje të periudhës rreth 1300- deri të kohës së Krishtit. Ky është, -sipas emisioneve të shumtë televizivë-, edhe mendimi i shumicës së historianëve.
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.