Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Nacionalizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17602)


Postuar nga Fajtori datë 28 Janar 2010 - 19:26:

Mu duk pak i limituar spjegimi i patriotizmit filluar nga prona, prandaj u mundova te gjej etimologjine.

"Patria" vjen nga PATER (padre). Eshte toka e baballareve.

Tani kthehemi tek Skenderbeu. Ajo qe beri ai nuk kishte te bente me Shqiperine e sotme, sepse tejkaloi kufijte e "patrias" se tij. Skenderbeu bashkoi ne lufte disa vilajete mesa mbaj mend. Keto ishin zona me kulture dhe rregullsi te ndryshme. Keshtu qe me shume sesa nje patriotizem modern, Skenderbeu beri nje aleance te madhe lokale, siç mund te beje sot Cekia, Sllovakia dhe Hungaria.

Sigurisht, alencat u krijuan per aresye te ndryshme, por jemi larg patriotizmit si mbrojtje e NJE toke apo kulture te perbashket. Kulturat ishin te shumta dhe u formuan aleanca. Ne kete drejtim Skenderbeu do konsiderohej antikombetar sikur te guxonte sot te propozonte bashkimin qofte dhe teorik me Malin e Zi apo Maqedonine (dy zona qe mund ti ngjajne vilajeteve qe bashkoi Skenderbeu).

Pra, edhe ne kete rast me duket se shitet per patriotizem nacionalizmi. Ndoshta e kam gabim gjekundi, na ndriçoni.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.