Forumi Horizont Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)


Postuar nga AngelDevil datë 19 Mars 2012 - 16:40:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

Pse s'ka shtrese te mesme? Duhen pare statistikat.
Per shembull cdo familje qe ka nje makine, mund te perballoje ndonje insurancion suplementar per shendecine. Sa makina ka sot ne Shqiperi?



raid ka insurance privat dhe ne shqiperi. Ato qe e aplikojne jane kompanite e medha qe ndodhen ketu per punonjesit e vet si dhe biznesmenet qe e kane kuptuar qe para se te shkojne te operohen jashte shtetit ndihmen e pare duan sduan e marrin ne vend, si dhe 1 shtrese e mire e mesme e popullsise qe e dine shume mire qe dhe pse sherbim i shtrenjte eshte domosdoshmeri per te mbijetuar ne xhungel.

Gjate ketyre viteve jane hap 2-3 spitale private me thene te drejten qe ja vlejne, spitalet shteterore i frekuenton vetem shtresa e varfer e popullsise per momentin. Nderkohe gjithe keta specialistet me te mire kane kontrata part time me keto spitalet private. Kur shkon i viziton ne spital shteteror mezi te flasin dhe zor te sqarojne per semundjen qe ke dhe pse paguan para nen dore, ndersa kur shkon ne spital privat dhe i takon po ata specialiste ndryshimi eshte nata me diten.

Gjithesesi sherbimi shendetsor shteteror eshte cope cope dhe nuk e kuptoj pse duhet te paguajme para ISKSH apo ISSH per benefite qe si kena pa me sy nojher. Ne rast se une jam e punesuar jam e detyruar ti paguaj keto te dyja nderkohe dhe si individ duhet te paguaj siguracionin privat per te perfituar sigurim me te mire shendetsor apo pension me te mire per te ardhmen time. Pra kete gap duhet ta zgjidhin keta politileshat.Ska pse xhepi i qytetarit te rendohet 2 here.

Kete fjalimin e Edi Rames e degjova pak shkarazi tek lajmet dhe me thene te drejten me dha perzjerje ne stomak nga traplliqet qe tha, kshu qe spo bej asnje koment me shume.


  Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.