Forumi Horizont | Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- 11 Shtatori: Dy Vjet Më Vonë, Shpresat Burojnë Nga Zona Zero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2046)
11 Shtatori shpesh eshte perfolur dhe vazhdon te perflitet si fillimi i perplasjeve midis vendeve te zhvilluara te shoqerise oksidentale dhe vendeve islamike (me sakte islamit).
Nuk eshte se jam njohes i mire i ketyre ngjarjeve, por thjesht nga kurioziteti kam lexuar shume libra te dale rishtaz mbi kete ngjarje. Shume e konsiderojne kete date si fillimi i shprehjes se pakenaqesise se vendeve islame ndaj politikes se SHBA-ve. Disa te tjere e konsiderojne si nje lufte e hapur midisdy civilizimeve, atij islamik dhe atij oksidental . Pak prej tyre hedhin nje drite te vaget ne marrdheniet financiare te familjes Bin Laden me lobin e fuqishem te naftes ne SHBA.
Dhe jam bere kurioz nga nje gje; kur fillon e flitet per lidhjet e dyshimta dhe marrdheniet e kesaj familjeje mbreterore saudiene dhe yemenite me familjen Bush, menjehere heshtet. Nga nje emision i transmetuar nga Televizioni kanadez , per here te pare para disa ditesh mesova per vdekjen misterioze te nje vellai te Ossama Bin Laden menjehere pas lidhjes se nje kontrate te majme me familjen Bush. Date qe shenoi dhe fillimin e nje epoke te re ne historine boterore; "terrorrizmi islamik dhe lufta kunder tij" . Ishte thjesht nje emision qe shkaktoi dhe deshmine e nje punetori te sherbimeve sekrete britanike qe, ne menyre anonime, zbulon disa te verteta te hidhura mbi operacionet financiare te familjes Bush dhe perkrahesve te saj. Ku ne menyre te pashmangshme eshte e lidhur dhe familja Bin Laden.
Nuk besoj absolutisht ne ate qe perpiqen ti japin emrin "perplasje kulturash dhe civilizimesh" , thjesht duhen pare gjerat me nje sy real; ka patur ndonje lufte, qofte dhe fetare apo civilizimesh qe nuk eshte bere per me shume pushtet dhe pasuri? A nuk eshte rasti i Irakut nje fakt i fresket?
Eshte jologjike qe te mendosh se Ben Laden nuk eshte terrorist, qe Amerika dhe bota e luftojne si islamik. A nuk ishte deri disa kohe me pare i perkedheluri i CIA-s Bin Laden? Nuk kishin mundesi te kuptonin qe nje person i tille (nqs kishte te tilla ide te çmendura ne koke) , nuk do te ishte nje kercenim per shoqerine amerikane dhe per rendin e ri boteror( si ne kohen naziste).
Besoj te kunderten, pra ate qe duhet pare me thelle sesa ajo qe na sherbehet ne "pjaten" e informacioneve nga mediat e ndryshme.
Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.