Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Cila eshte origjina e vertete e Skenderbeut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=407)


Postuar nga datë 22 Nëntor 2005 - 23:19:

Falimnderit Kontinento!
Ndonese shume gjera me mbeten ende te paqarta,them se shume njerez te ditur,duhet te dine dicka me shume rreth rinise se Gjergj Kastriotit.
Ai duhet te kete qene 11 deri 18 vjet kur eshte mare nga turqit,sipas mareveshjes se bere me Gjonin.Pra duhet te kete mesuar latinisht nga prifterinjte e principates se Kastrioteve dhe ndoshta edhe ndonje gjuhe sllave,nese vertet Vojsava ka qene me origjine sllave(Te dashur patriote mos u trmbni,se edhe Leka I mbreti i shqiptareve e ka nenen hungareze,por eshte SHQIPTAR I KULLUAR....Keshtu ka ndodhur dhe ndodh akoma me princet e mbreterit ne bote.Shume shpesh,per aleanca,ata martohen me fisnike te huaja).
Gjate 20 vjeteve qe ka qene jenicer ka qene i detyruar te perdore gjuhen zyrtare te Perandorise Otomane.
Aleanca me Huniadin ka qene jo shume e gjate(ky i fundit vdiq me 1456)dhe Huniadi nuk shkruante as vete hungarisht.Ai ishte Regjent i Transilvanise nen mbretin polak Vladislav VI.
Pra ai fliste shqip,shkruante latinisht dhe osmanisht dhe gjuha e trete me e perdorshme ne ate kohe ne korrespondenca ishte greqishtja e Perandorise Bizantine.A i duhej dhe a e perdorte?Mbase nuk i nevojitej...
Per sa i perket gjuheve perendimore,qe sot jane dominuese,ne ate kohe jane perdorur vetem brenda vendeve...Thuajse e gjithe korrespondenca diplomatike e asaj kohe ka qene latinisht dhe greqisht...


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.