Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)


Postuar nga Indrit datë 18 Maj 2004 - 14:11:

Citim:
Po citoj ato që tha hirushja
Akoma ky konflikt midis krishterve dhe fese Islame. Une nje pyetje shtrova dhe kete e kisha per Indritin dhe meqenese ai nuk ndodhej me ketu, e falenderoj shume Sabinen per pergjigjen qe me ktheu.
Me ben shume pershtypje qe gruaje islame ne cdo vend qe do shkoj do bie ne sy, qe eshte e kesaj feje por ama mashkulli mund te vishet edhe me pershtatjen e koherave te tanishme. Une jam vet myslimane por nuk me pelqen fakti qe gruaje te jet kaq shume e izoluar. Kam lexuar edhe nje liber (me ngjarje te vertet) qe, tema e librit permbahej shume tek izolimi e femres islame. Nuk lejohej qe te martohej me nje mashkull qe nuk ishte i fese se saj dhe per kete gje ate e vrane. Arsyeja ishte se ishte turp per familjen qe te shikonte vajzen me nje mashkull te fese tjeter.

Tjetra..ketu ku jetoj une shumica e myslumaneve jane pakistanez dhe feja i lejon atyre qe te martohen me djalin e dajes, te halles e shume e shume te tjera qe me befasojn. Besoj se cdo njeri nga ju, te afermin e shikoni si vella ose si moter. Pyetje per kete eshte:
Perse Islami nuk ka nje tregim per cdo njeri qe eshte Muslyman?

Historia tjeter qe me ka ber shume pershtypje. Nuk po futem shume ne detaje...Njohim nje femer shqiptare, ku pare dy viteve ajo ishte normale si ne, pra vishej si te gjithe njerezit normal. Vitet e fundit ishte futur islamit sps aty ndiente qe shpirti i saj ishte i qete. Ishte e mbuluar dhe traditat e nje muslymani i respektonte. Une e mami e takuam dhe kur vellai im i afrohet per ti dhen doren ajo largon doren, sikur te ishte hasmi dhe kur i fliste vellait tim e kthente koken qe mos ta shikonte. Tani me fal, por ketej shkon e meson gjuhen angleze, ku ka meshkuj sa te duash, e ketej ne sy te shqiptareve ben sikur nuk i shikon meshkujt me sy per arsyeje te "Fese". Mua per vete me duket dicka abnormale. O nuk jam mesuar une e te gjithe shqiptaret ose kjo nuk eshte feja e vertet e islamit?

Me falni per pyetjet e shumta qe kam ber dhe besoj se nuk do me keqkuptoni!



Pershendetje Hirushe dhe me fal qe mu desh te nderhyj perseri e ndoshta tashme per te fundit here.

Atehere pyetjet tuaja jane keto:
1- martesa e femres muslimane me nje mashkull te nje feje tjeter.
2-martesa ne gjak.
3-dhenia e dores .

Pra kjo qe shkurtimisht nga ajo qe mora vesh prej pyetjeve tuaja.
Tani fillimisht po te them se Islami nuk e izolon femren muslimane por e ben ate me te denje per te qene femer.
Nese ju keni lexuar ndonje liber keshtu gje qe nuk me habit mund te jete shkruar nga dora e ndonje ekstremisti apo dora e dikujt qe ne te vertete e lufton Islami bie fjala nga vellai i shen Albanit.
Nese do te lexosh tere ckam shkruar me lart me beso qe do mesosh shume gjera te reja edhe nuk do ta kesh me kete mendim qe flet tani.

atehere ti kthehem pyetjes:
1- Islami i ka lejuar muslimanit te martohet me nje femer te krishtere ose cifute ndersa i ka ndaluar femres muslimane dicka te tille perse?
Pra duhet te dime shkakun e jo te llogjikojme kot ne ajer.
Dihet qe islami beson Jezusin si te derguar te zotit, po ashtu beson edhe Biblen si nje udhezim te perendise, pra shkurtimisht femra e krishtere ne krahet e nje burri musliman mund ta zbatoje fene e saj me perpikemerine me te madhe pasi nuk i lejohet te shoqit ta pengoje nga kjo.
Po ashtu i shoqi e ka per detyre qe ne ditet e diela ta shoqeroje deri ne kishe nese kisha eshte shume larg shtepise.
Tani le te hedhim nje shikim tek e kunderta.
Si do te ndjehej femra muslimane ne krahet e nje te krishteri apo cifuti?
dihet qe i krishteri nuk e beson Kuranin si shpallje te zotit ashtu sic beson muslimani biblen, nuk e beson muhammedin si profet ashtu sikur musliamni beson jezusin, madje e konsideron profetin musliman si nje njeri terorist. pra si mendon ti kjo femer e mund te jete muslimne me kete martese? sa liri zbatimi do kish ne kete rast?
Pra musliania ndalohet fetarisht te martohet me nje burre jo musliman pasi e ka te pamundur te besoje zotin ashtu sic e kerkon Islami, ndersa femra e krishtere eshte ne gjendje ta zbatose shume mire fene e saj ne krahet e nje bashkeshorti musliman.
Kjo nje.

2-Tani martesa ne gjak.
Edhe une e di majft mire qe ne pakistan afganistan e ne vendet arabe martesa ne fis ndosh shume shpesh gje qe nuk e urdheron Islami.
Pra kjo lloj martese eshte nga limitet e lejuara te islamit.
Psh te hash makarona apo buke me djathe eshte e lejuar nga feja por nese Indritit nuk i pelqejne makaronat nuk i ha dhe kjoi dmth qe nuk e kundershton fene.

Ne duhet te bejme diferencimin midis asaj qe eshte fe dhe asaj qe eshte zakon.
Islami ka ardhur fe per mbare boten po ashtu ne te bejne pjese popuj me zakone te ndryshem dhe zakonet lujane bnje goxha rol te rendesishem ne te.
Psh. ne vajzen e dajes e kemi si moteren tone dhe nga zakonet tona eshte qe te mos martohemi tete breza. Pra Islami pershtatet me kete zakon shume mire pasi pelqen qe te largohen sa me shume brezat e gjakut.
Kjo ndodh pasi martesa ne gjak ka pasoja tek individi pasardhes duke qene se kusherinjte e martuar kane grupe te njenjte gjaku.

Po te them nje histori qe do te sqaroje me shume.
Nje here shkon nje burre tek profeti Muhamed as me nje sorre ne dore dhe i tha. Urdhero o Profet haje. Profeti ju pergjigj, me fal por ngrenia e kesaj nuk eshte prej zakoneve te popullit tone.
pra nuk e hengri zorren megjithese nuk kishte ndonje varg kuranor qe e ndalonte mishin e saj duke thene:"Kjo nuk eshte nga zakonet e popullit tone"
Edhe ne marrim kete tradite profetike tek kjo martese duke thene:"Vajzen e dajes tezes e xhaxhait i kemi si matrat tona prtandaj martesa me to nuk eshte pres zakoneve te popullit tone" pra nuk e di sa e qarte eshte kjo pergjigjie.
Nderkohe qe kete zakon e kane te gjithe arabet psh para dy vjetesh une kam qene disa muaj ne Kajro(Egjipt) edhe kam njohur nje djale te krishtere e cili ishte martuar me vajzen e dajes se tij dhe e kishte ndare me pas kishte ndoshur nje grindje e madhedhe zenie qe cte te them.
Pra Arabet nbe pergjithesi e kane Zakon kete musliamet te krishteret edhe cifutet, ne nuk e kemi dhe nuk martohemi por nese nuk martohemi ne kete menyre sdo te thote qe kundertshtojme fene, jo perkundrazi e zbatojme ate me mire pasi shmangim grindjet qe mund te ndodhin prej nje shkurorezimi te mundeshem, shmangim pasojet e demshme tek femijet e brezat e ardheshem.....
Po ashtu Ne Liban 60% e popullsise jane te krishtere edhe e kane kete martese e them kete pasi kam qene disa kohe aty.
Pra e gjithe kjo del se ska te beje kjo martese me urdherat Islamike por thjeshte me produkte zakonore qe ndryshojne nga njeri vend tek tjetri.
kjo qe e dyta.

3-Një pjesë e atyre që pretendojnë se bëjnë diçka në emër të fesë, në të vërtetë mund ta kenë keqkuptuar atë fe dhe për pasojë ta kenë zbatuar atë në mënyrë të gabuar. Për këtë arsye, do të ishte e pasaktë që të krijohen ide rreth fesë, duke marrë si shembull veprat e këtyre njerëzve. Mënyra më e mirë për ta kuptuar një fe, është studimi i burimit të saj hyjnor.
Burimi hyjnor i Islamit është Kurani që mbështet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes. Një musliman që i zbaton siç duhet këto parime në jetën e tij, është një njeri i sjellshëm, i thjeshtë, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Ai përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij.
Pra nese eshte ndonje femer qe nuk paska dhene doren velait tend gje qe nuk me habit kjo nuk ka te beje me fene pasi ne asnje vend ne kuran nuk ndalohet dicka e tille, nese ti di ndonje varg kuranor mund ta sjellesh por nuk ka besoj une.
Pra kjo me sa shoh e une eshte keqkuptim i fese dhe jo zbatatim i saj.
Pra e ndeuara Hirushe feja nuk merret nga veprat qe ben Indriti apo Hirushja apo hasani e hyseni por merret nga burimi hyjnor, ky birim hyjnor tek muslimanet eshte kurani, ndersa tek te krishteret eshte bibla.
Psh ka shume prifterinj qe kane bere gjera imorale por kjo nuk mund te indentifikohet me krishtrerimin pasi ne ungjillin e markut thuhet:"..Mos bej tradheti bashkeshortore dhe duaje tjetrin si veten" pra kjo gje e kene eshte jeshte normave te krishtreimit.

Po ashtu ne ditet e sotme shuemvepra po identifikohen me islamin dhe ka arritur deri aty sa te quhet fe teroriste.
Kjo gje nuk mund te indetifikohet me islamin pasi ai jo vetem qe nuk i lejon por oi kundershton ato fuqishem.
shiko kete varg:"...nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd apo nuk ka bërë ndonjë çrregullim në tokë, është njëlloj sikur ka vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t'i ketë dhuruar jetë mbarë njerëzimit..." (Kurani 5:32)

pra ato vepra qe bejne nje pjese e musliamneve jane komplet jashte fese tone dhe nuk merren si shembull.

Nuk e di sa i qarte kam qene ne kete shpjegim por shpresoj qe te te kem sqaruar sado pak.
Ju uroj cdo te mire dhe Zoti te ndricofte mendjen dhe rugen drejt se vertetes.
Vellazerisht Indriti.


  Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.