Forumi Horizont Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Islamizmi ne Shqiperi ( Besim real, apo nje ideologji e re ) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5441)


Postuar nga Indrit datë 02 Korrik 2004 - 00:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Korcari_27
Besoj se ke dale mire ne provim Indrito....

Sa per kuranin une e kam degjuar se per te lexuar nuk mundem pasi nuk flas arabisht. Megjithate do mundohem ti gjej.

Atehere le te resektojme fene pa lecke ne koke... ti marrim te gjitha te mirat dhe theniet e dobishme dhe mos i zbatojme ato qe nuk i duhen shoqerise dhe nje nga keto te ngelet lecka ne koke....
Po s'na sherbeu atehere pse ta zbatojme.

Te besoj se asnje botim i kuranit nuk e ndalon dhenjen e dores po lind pyetja "Nga ka dale?".
A eshte nje shtremberim i fese? Po ferexheja a eshte ne kuran?

Kush e zbaton ne bote islamizmin e vertete? Arabia, Egypt, Iran, Irak?

Gjithe te mirat....



Pershendetje i nderuar!

Te them te drejten shume mire vajti sot provimi megjithese kihs pakez frike.

Kurani eshte i perkthyer ne shqip dhe nuk besoj se do te hynte shume ne pune arabishtja prandaj nese i di silli .

E dyta ti me thua se cfare thote Kurani per ferexhene, une do te thoja fillimisht cfare kupton ti me ferexhe qe te jap pergjigjie, pasi me sa di une ferexhe do te thote ajo percja qe vihet ne fytyren e femres e jo shamia ne koke.
Pra urdheri i Zotit eshte qe femra te veje vetem shamine e jo ferexhe, ferexheja eshte produkt zakonor qe nuk besoj se do te hyje ne shqiperi.

Mosdhenia e dores eshte prej zakoneve te disa vendeve Aziatike si Pakistani dhe Afganistani po ashtu edhe e disa vendeve arabe, pra duke qene se shqiptaret jane te rinj ne kuptimin e fese mendojne se keto zakone bejen pjese ne fe dhe i ndekin verberisht.

Prandaj une po te them qe dy jane ekstremet ne vendin tone.
E para lakuriqesia apo alja nudo dhe e dyta eshte mbulesa e fytyres qe nuk eshte obligim fetar.
Te pakten minimalen te zbatojme nese nuk vishet muslimania me shami te mbaje nje veshje modeste e te thejeshte duke qene e ditur se lakuriqesia bie ndesh me moralin islam.

Po ashtu ajo cfare te thash m,e siper besoj qe te ka arritur.
Nese do te studjosh apo gjukosh nje fe nuk mund ta besh ate vetem nje nje sektor sic behet sot me islamin.
Une po te pyes ty, perse te mos mesojme per femren muslimane filimisht, si vajze, paastaj si moter, me pas si bashkeshorte,me pas si nene e gjyshe.
Pasi ti kemi kuptuar keto mire atehere te hidhemi tek shamia e te diskutojme per te.
Alfabeti me sa di une ka nje rradhe A B C e nuk eshte vetem A S Zh.
Prandaj duhet te behemi te sinqerte e te te mundohemi ta kuptojme mire dicka duke studjuar bazat apo kriteret e fese e jo duke marre shembull njerez apo individe te vecante qe mund edhe te gabojne.
Indriti.


  Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.