Forumi Horizont | Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- pse te frikesohesh nga vdekja? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7539)
Te kesh frike nga vdekja ?
Eshte akti i pare egoist i cdo njeriu. Te kesh frike nga vdekja per mua do te thote te mos jetosh jeten. Sepse ne fund te fundit te gjithe do vdesim nje dite. Atehere pse duhet te rropatemi si nuse virgjerushe neper jete per te kuptuar ne pleqeri se jeta mbaroi. E kam fjalen per ate jete aktive, per prodhimtarine qe secili mund te lere ne kete bote.
Per kete aresye me duket e shemtuar te kem frike nga vdekja. Jo ngaqe dikur mund te kem shkuar ne ate kufi per tu kthyer me pas duke te pare fytyrat e trembura qe shkojne drejt marteses, pjelljes dhe pensionit e qe evitojne thelbin e jeteses; jo nga ato qe mund te kem pare, pra, por ngaqe ky vektorizim i jetes ne disa parametra standarte i merr kuptimin edhe kulmit te jetes: Vdekjen pra!
Sepse vdekja eshte nje kulmim i ndjenjave te castit per nje te ri, ose nje kulmim i punes, i femijeve, ose i shembullit qe njeriu prek ne jete. Prandaj ju lutem, mos u frikesoni nga vdekja aq shume sa te mos jetoni jeten. Jeta eshte e bukur vetem per nje aresye: sepse nje dite do vdesim.
Eshte ky okazioni yne. Per kete do na kerkoje llogari e ardhmja teksa mbi arkivolin tone do rreken te kujtojne cfare kemi lene (jo cfare kemi marre). A me kuptoni tani pse frika nga vdekja eshte nje akt egoist? Cfare frike mund te kemi tjeter pervecse te na dalin horrlliqet e nulitetit qe kemi jetuar? Cfare pendimi do sillte nje vdekje qe le pas dicka te plote, nje bote. Apo edhe kjo eshte nje ndjenje akoma me egoiste teksa masim boshllekun qe do leme ne ambjentin dhe shpirtrat qe na rrethonin ne jete?
... Pikerisht per kete vdekja ben rezymene e asaj qe ke lene, jo te asaj qe po merr. Ata qe te qajne jane te vetmit qe dine te metabolizojne vdekjen tende, per te thithur ate qe ke lene dhe per te vazhduar jeten. Ndoshta pikerisht per keto aresye (ose me shume sepse ai kishte inteligjencen ti kuptonte keto gjera) Tedor Keko e mori me qeshje vdekjen e tij dhe la nje kujtim qe akoma po konsumojme neper librari dhe personazhe.
E di, miq te panjohur, qe frika juaj shtohet akoma me shume teksa gjendeni neper mergime idiote qe as vete si kuptoni pse duhet te ndodhin. E di qe te jesh larg njerezve te tu e ben vdekjen me te frikshme. Por ju lutem largojini familjet dhe klanet dhe zbrisni ketu me mua. Le te kemi nje shesh ku te vleresojme te vdekurit dhe te gjysem-vdekurit (ata qe jane gjalle) per ate qe jane, pa i futur ne fature dhimbjet e nenave qe kane investuar krahet, vaginat dhe jetet e tyre per t'ju dhene kete jete. Pa aspektin biologjik pra.
Pershendetje.
Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.