Nje kuriozitet.
Kur vdiq Olio, Stenlio miku i tij i skenes dhe jetes nuk shkoi ne funeral. E pyeten-pse?
-sepse edhe ai nuk do te vije kur te vdes dhe une.
Postuar nga Roi datë 16 Maj 2009 - 01:54:
Re: Natural Born Killers (1994)
Citim:Po citoj ato që tha Fajtori Nese kinematografia mund te kete vepra arti qe lidhin njeriun me dimensione te tjera ky film eshte i pari ne liste. Eshte nje menyre per te njohur veten permes nje montazhi pa precedent ne historine kinematografike. Nuk ka rregulla grafike apo filmike. Ka vetem imazhe, nje det me imazhe, qe vihen si tulla mbi njera tjetren per te krijuar eksperiencen personale. Filmi zgjon shikuesin nga banaliteti i çdo filmi tjeter dhe çdo aspekti normal te jetes. Dhe kurorezon (per mua) aftesine e Oliver Stone per te shkuar pertej kinemase.
Kjo eshte hapja e filmit (anglisht):
Degjoni sa here ndryshon muzika dhe çfare kalimezh vizive ka. Nuk ekziston deri me sot nje film tjeter me kete intensitet audio-viziv dhe njekohesisht variabel.
Kenga nen sfond po me duket e Leonard Cohen,por s'po arrij dot ta gjej se cila eshte ...hmmm...nejse po ju futa kerkimit do ta gjej me siguri po tani,per momentin, ich habe keine zeit !
Kete filmin s'e kam pare,por nese me del koha (gje qe per mua eshte si ujet e paket ) them ta shoh nje nga keto dite ! Duket goxha i vecante ....nga menyra e xhirimit sikur ngjason paksa me filmat e Tarantinos,pak dua te them...jo shume ! E kam llafin per shpejtesine e nderrimit te skenave...nejse Tarantino eshte i ri si rregjizor,me siguri qe do jete influencuar disi nga Stone,se nuk eshte se me Pulp Fiction ai shpiku gjithcka !Postuar nga Fajtori datë 16 Maj 2009 - 05:48:
Eshte Leonard Cohen, por kerko per soundtrack ne Google te gjesh titullin e sakte.
Postuar nga Tulipani datë 16 Maj 2009 - 14:36:
Citim:Po citoj ato që tha Roi
Kenga nen sfond po me duket e Leonard Cohen,por s'po arrij dot ta gjej se cila eshte ...hmmm...nejse po ju futa kerkimit do ta gjej me siguri po tani,per momentin, ich habe keine zeit !
Kenga eshte Waiting for the miracle marre nga albumi Future qe jo vetem eshte nga me te bukurit e tij por gati te gjitha kenget i kam degjuar neper filma te tjere si psh The future tek filmi The life of David Gale.Postuar nga Roi datë 16 Maj 2009 - 17:39:
Flm Tulipani ! Shoh qe persa i perket artit,muzike dhe kinematografi, qenke vertet e pergatitur s'te shpetoka gje
Postuar nga Tulipani datë 17 Maj 2009 - 15:06:
E kemi kete difekt :p
Postuar nga Roi datë 18 Maj 2009 - 05:16:
Citim:Po citoj ato që tha Tulipani E kemi kete difekt :p
hmmm ju po flisni me "Ne"
s'e dija qe kishim persona me prejardhje aristokrate ne kete forum
un nderkohe po degjoj kolonen zanore te filmit The piano dhe gjum...ideale per te fjet kjo pjesa...e enderron edhe naten Postuar nga Fajtori datë 18 Maj 2009 - 13:04:
Citim:Po citoj ato që tha Roi un nderkohe po degjoj kolonen zanore te filmit The piano dhe gjum...ideale per te fjet kjo pjesa...e enderron edhe naten
Me preve ne bese :p Po mendoja ta vija keto dite.
Ky ka qene nje nga filmat qe me ka rritur (bashke me Natural Born Killers). Ndonje mengjes degjoja kete, ndonje tjeter Natural Born Killers, qe te qetesohesha para shkolles. Rralle mund te flase nje film pa fjale siç flet ky. Jo me kot regjizorja mori kantidaturen per Oscar (nje nga tre grate e vetme) dhe filmi fitoi çmime te shumta neper bote (perfshire 3 Oscar).
Aktorja e vogel Anna Paquin fitoi çmim Oscar per rolin e vajzes. Ajo eshte nje nga dy aktoret me te vegjel qe kane marre Oscar (tjetri eshte ne 1963).
Megjithese fitoi Oscar, vajza nuk arriti te shohe filmin per shkak te skenave te hapura te seksit.
Postuar nga Tulipani datë 18 Maj 2009 - 18:36:
Gattaca
Citim:Po citoj ato që tha Roi
hmmm ju po flisni me "Ne"
s'e dija qe kishim persona me prejardhje aristokrate ne kete forum
Per ziline e juve lart, une e kam degjuar M.Nyman e ost e The piano ne koncert, ka qene dicka shume e bukur.
Ja nje tjeter film te cilit i ka bere kolonen zanore e qe ndoshta s'eshte shume i degjuar por qe ka nje subjekt shume interesant dhe ka nje domethenie shume poetike.
ps.Roi ne 2009 s'pyet njeri me per titujt me beso
Postuar nga Roi datë 18 Maj 2009 - 22:16:
Citim:Po citoj ato që tha Fajtori
Me preve ne bese :p Po mendoja ta vija keto dite.
Ky ka qene nje nga filmat qe me ka rritur (bashke me Natural Born Killers). Ndonje mengjes degjoja kete, ndonje tjeter Natural Born Killers, qe te qetesohesha para shkolles. Rralle mund te flase nje film pa fjale siç flet ky. Jo me kot regjizorja mori kantidaturen per Oscar (nje nga tre grate e vetme) dhe filmi fitoi çmime te shumta neper bote (perfshire 3 Oscar).
Kurse mua me preu ne bese Tulipani,e kam seriozisht Duket e pamundur po ndonjehere koicidencat jane vertet absurde !
Tani qe hyra po mendoja te postoja ndonje skene pikerisht nga filmi Gattaca,me ka lene vertet mbresi te mira ! Dhe e bukura eshte qe mua filmat qe mund ti quajme fantashkencore,ose qe jane disi surreal,nuk para i shikoj ! Psh kur fillova te shikoja filmin Lord of the rings,sikur s'po me bindte shume sado qe shume skena dhe imazhe ,fale edhe efekteve speciale,te linin vertet me goje hapur,prape kur filluan te flisnin pemet e te leviznin ...ehe thashe...s'qenka film per mua dhe e lashe pergjysem !
Kurse filmi Gattaca eshte vertet terheqes !! Nje mesazh i bukur kunder atyre qe kerkojne nje bote absurde,perfekte fale modifikimeve gjenetike ! Kunder atyre qe kerkojne nje njeri perfekt,superior,te pagabueshem,pothuajse robot,si edhe nje shoqeri te ndare per "qeniet superiore" dhe ata jo superiore...normale..ose le te themi inferiore !
Pastaj filmi fale edhe faktit qe ambjentohet gjithmone ne ambjente te erreta,naten,te mban vertet ne nje fare ankthi,pritjeje,plus qe ka dhe disa skena qe te mbajne vertet ne tension kur nje nga protagonistet rrezikon disa te zbulohet ! Eshte nje film qe do ja keshilloja te gjitheve !
Fajtor nese te ka pelqyer kaq shume filmi The piano,mendoj se me siguri do te kete pelqyer edhe filmi Le Fabuleux Destin d'Amélie Poulain ! Nuk eshte se jane njesoj,filmi The piano eshte me prekes,me i dhimbsur ! Por te pakten persa u perket kolonave zanore,do thoja qe jane njera me e bukur se tjetra !
Ps: Nuk e di nese Tulipani do kete pasur ndonjehere fatin e mire te kete pare edhe Yann Tiersen live