Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 » Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Cila fe eshte ajo qe e con njeriun drejt se vertetes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15760)
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Si eshte e mundur qe njeriu te indoktrinohet nga te tilla magjira? Shume keq! Nuk e ke kryer detyren ndaj shokut. po si e pate te vinte zor qe ta shaje apo nuk di te shash, si puna e Rajmondit?
Nje pyetje me shume politese hahaha
Ai shoku jot e ka mbaruar gjimnazin
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Une fatkeqsisht nuk pata mundesi ta degjoja.
Por dicka vej re qe s'e ditke mire.
Teoria e evolucionit nuk meret me studimin e lindjes se botes se gjalle. Vetem studion proceset e ndryshimit te gjallesave nepermjet mekanizmit te selektimit natyror. Sesi filloi bota e gjalle studiohet nga abiogjeneza qe eshte teori spekulative deri tani.
Nderkohe, kreacionistet hedhin pikerisht poshte teorine e evolucionit duke e kundershtuar ate me argumente te tipit "ireducible complexity" etj, argumente qe jane hedhur poshte nga shkenca.
Prandaj, nuk mund te jesh njekohesisht kreacionist dhe evolucionist, sepse kundershtojne njera tjetren. Kete gabim ben edhe Ben Stein ne ate videon qe solle (e pashe deri diku).
Pra dhe njehere. Kreacionizmi nuk eshte njelloj me abiogjenzen. Kreacionizmi eshte anti-evolucioni.
Kurse sa per abiogjenezen, nqs mendon qe zoti krijoi gjene e gjalle dhe vuri ne levizje evolucionin, go right ahead, por eshte nje bindje dogmatike dhe s'ka asnje lidhje me shkencen.
Lorie, teorite nuk vijne me copyright nga autori Autorit origjinal, mund t'i prishet mendja sa te doje, por kjo nuk ndikon ne vertetesine e nje teorie. Prandaj ato qe thua, ka thene Darvin keshtu e ashtu, nuk kane vlere, plus qe me duket se jane genjeshtra qe jane hapur kot. Prandaj nje nje mesazh me pare, une flas per teorine e evolucionit e jo darvin dhe darvinism.
Tani per fine-tuning... ky eshte muhabet i gjate, sinqerisht. Gjithsesi edhe sikur me ndonje arsyetim filozofik mund te bindesh veten qe qenka nje entitet qe paksa caktuar ligjet e kozmosit me dore, nuk ka asnje arsye qe te nxirren konkluzione qe ky entitet qenka all-loving, qe ka derguar djalin e tij te vetem, na ka caktuar kode morale me ane librash e me the te tashe. Keto jane gjepura dhe fyerje per inteligjencen e njeriut.
Zoti thotë në Kuran:
”Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata, që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë të udhëzuarit”. (Nahl: 125)
”Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një - dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”. (Ankebut: 46)
”Sa për ata që nuk besojnë, veprat e tyre janë si mirazhi në shkretëtirë, të cilin i etshmi e kujton për ujë, por kur arrin tek ai vend, nuk gjen asgjë. Aty do të gjejë dënimin e Allahut, i Cili ia paguan llogarinë e tij të plotë, se Allahu është i shpejtë në llogari”. (Nur: 39)
“Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe”. (Ibrahim: 18)
(Të dërguarit i çuam) me prova të qarta dhe libra. Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtesën (Kuranin), me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë”. (Nahl: 44)
”Cilido mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë”. (Nahl: 97)
”O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që ta njihni njëri - tjetrin”. (Huxhurat: 13)
”Ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë”. (Rrum: 22)
”Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata”. (Hud: 118-119)
Lidhur me fjalinë e fundit të këtyre ajeteve, interpretuesit e Kuranit, thonë: ”Zoti i krijoi njerëzit për diversitet, pra për të qenë të ndryshëm”.
Përderisa Zoti e pajisi çdo njeri me mendje dhe vullnet të ndryshëm nga tjetri, për rrjedhojë edhe qëndrimet e tyre, besimet dhe fetë do të ishin të ndryshme.
-Diversiteti sektar dhe ideologjik brenda një feje të vetme.
Zoti e ka shpallur fenë në tekste, të cilat pranojnë interpretime dhe këndvështrime të ndryshme. Nëse Zoti do të kishte dashur t`i bashkonte njerëzit në një mendim të vetëm, do e kishte bërë, duke sjellë tekste të prera, që nuk pranojnë asnjë interpretim.
-Diversiteti dhe pluralizmi politik dhe partiak.
Meqë rrymat dhe shkollat janë të pranuara në doktrinën e të drejtës islame (fikh), jemi të detyruar ta pranojmë atë edhe në politikë. Partitë nuk janë gjë tjetër, veçse shkolla dhe rryma politike, ashtu si medh-hebet që janë rryma dhe parti të fikhut.
Baza e dytë: diversiteti buron nga vullneti i Zotit dhe kjo është e lidhur ngushtë me urtësinë e Tij. Zoti bën çdo gjë që dëshiron. Kjo është e lidhur me një urtësi, pasi ndër emrat dhe Cilësitë e Tij është dhe “I gjithëurti”. Ai nuk krijon asgjë kot dhe nuk vendos ligje absurde.
Vetë Kurani pohon, se diversiteti fetar është një aktualitet, që ndodh me lejen dhe vullnetin e Zotit të lartësuar. Zoti thotë në Kuran:
”Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” (Junus: 99) “Sikur Allahu të donte, do t’i kishte mbledhur ata në rrugë të mbarë, prandaj mos u bëj nga ata, që nuk e dinë këtë!” (En’am: 35)
”Nëse ata grinden me ty, thuaju: “Allahu e di më së miri atë që bëni ju. Ai do të gjykojë në Ditën e Kiametit për kundërshtitë, që keni pasur ndërmjet jush”. (Haxh: 68-69)
”Andaj, ti thirr dhe bëhu këmbëngulës, ashtu siç je urdhëruar, mos i ndiq epshet e tyre dhe thuaj: “Unë besoj çdo libër që e ka shpallur Allahu dhe jam urdhëruar që të gjykoj drejt midis jush; Allahu është Zoti ynë dhe Zoti i juaj. Veprat tona janë për ne, e veprat tuaja janë për ju. Midis nesh dhe jush nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjeje. Allahu do të na tubojë të gjithëve dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë”. (Sura: 15)
“Vërtet, si ata që kanë besuar, ashtu dhe hebrenjtë, sabi’inët, të krishterët, mexhusitë e idhujtarët, Allahu do t’i gjykojë drejt të gjithë Ditën e Kijametit. Nuk ka dyshim, se Allahu është dëshmitar për çdo gjë”. (Haxh: 17)
“Allahu do t’ju shpagojë dënimin e merituar dhe ata do ta marrin vesh, se Allahu është e Vërteta e qartë”. (Nur: 25)
”O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. (Nisa: 1)
“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëritjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë”. (Huxhurat: 13)
”Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër”. (Huxhurat: 10)
“në sajë të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër”. (Al Imran: 103
”O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij!” (A`raf: 59)
“Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit: ua kemi bërë të mundur që të udhëtojnë në tokë dhe në det, u kemi dhënë ushqime të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar”. (Isra: 70)
“Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer”. (Tin:4)
“I Gjithëmëshirshmi ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij), ka krijuar njeriun dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë”. (Rrahman: 1-4)
“Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte”. (Alak: 3-5)
“Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë, që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”. (Bekare: 30)
Ishte një rivalitet mes Ademit (a.s) dhe melekëve, ku u ekspozuan vlerat më të mira të babait të njerëzimit. Bazuar në këtë, Islami kërkon që njeriu të respektohet, të mos lëndohet, të mos fyhet, të mos përgojohet, edhe sikur ato që thuhen të jenë të vërteta. Edhe pas vdekjes së tij, nuk lejohet të përmendet ndryshe, por vetëm për virtytet dhe cilësitë e tij të mira. Trupi i njeriut është i shenjtë dhe nuk lejohet të përdhoset si i gjallë ashtu dhe i vdekur. Profeti a.s thotë në një hadith: ”Thyerja e një kocke të një të vdekuri, është njëlloj si thyerja e kockës të një të gjalli”. (Ahmedi)
”Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët. Allahu ju ndalon t’i bëni miq ata, që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe mbështesin të tjerët që t’ju dëbojnë. Kushdo që i bën miq ata, është punëmbrapshtë”. (Mumtehine: 8-9)
”Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët”. (Mumtehine: 8)
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Te riut (juniorit) i kemi lene kohe te piqet. Tani te shohim pak kete te huajin (stranieron) mos e bejme me shpejt te na kuptoje.
Persa i perket ketij argumentit te fundit qe na solle Straniero me librat, duhet te themi se kemi dhe ne shek. e 19 libra fetare dhe fera te reja, (Mormonet, etj.), pra i bie qe te perqafojme kete fe dhe librin e tyre po te bazohemi ne kete argument kaq te famshem qe na solle! Pastaj si mund te behet krahasimi nga nje koncept ne nje koncept tjeter!? Njeriu e ka vertet nga natyra qe e merr te rene, ashtu sic merr edhe cdo mendim te ri, por problemi i fese eshte sa e vertete eshte qe kjo fjale e X-it apo Y-it eshte ose jo nga Zoti, nga Zotrat, nga Qielli? C'prova ka per kete? C'me ben mua te besoj se ky apo ai liber eshte nga Zoti? C'lidhje pra ka krahasimi i celularit, vetures, librit, idese, me besimin se kjo apo ajo ide, kjo apo ajo fjale, ky apo ai celular, na vjen apo nuk na vjen nga Zoti!?!
Atheismi, eshte e vetmja rruge qe te con drejt te vertetes!
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Keto jane gjepura dhe fyerje per inteligjencen e njeriut.
Citim:
Po citoj ato që tha Ana1
Amen!
Citim:
Po citoj ato që tha Ana1
Atheismi, eshte e vetmja rruge qe te con drejt te vertetes!
Citim:
Po citoj ato që tha Ana1
Atheismi, eshte e vetmja rruge qe te con drejt te vertetes!
Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 » Trego 329 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.