Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Isra datë 12 Dhjetor 2005 - 18:30:

Re: Re: Zoti

Me vjen keq, por je keqkuptuar djalosh, askush nuk te urdheron dhe detyron tu perulesh ikonave apo gjerave te trilluara si idhuj..madje as ti puthesh doren njerezve, prifterinjve apo hoxhave, te gjithe keto jane thjesht veprime injorantesh...qe kujtojne se adhurimi ne zot do te thote tu nenshtrohesh njerezve.....

Ti mund te zgjedhesh titullin e kujt te duash por mos harro te gjithe njerezit quhen rob te zotit.....
Nese nuk te ka interesuar ta njohesh ndonjehere, ska gje se te njeh ai ty...


Postuar nga sanitarium datë 12 Dhjetor 2005 - 19:45:

Doni djegur te gjithe me napalm !

Dhe macja protestante mungonte ! Se ju jeni ne kontakt direkt me zotin , skeni nevoj per medjator . Ca thote zoti per mua , se me ty hapet ai e di une ? Kohet e fundit skam qene dhe aq cun i mire eee ? Po zoti si meshireplote qe eshte e di qe do me fali , po duhet qe te shkruaj nja 12 apo 13 letra predikuese dhe tua shperndaj njerezve "lajmin e mire ". E si thua mace do ja hedh me kaq ?!!!!!!!!Dhe sa per gjerat qe me acarojne mua mace sjane urdherat apo detyrimet , qe askush smi jep dot , por njerezit qe skan ca te bejne gjithe diten dhe fup !!!! pa pritur vendosin te behen njerez te mire , papritur ndricohen nga "drita hyjnore" Po sngel me kaq se te mbaronte ketu do ishte mire dhe goxha te nderuar , po ata si njerez te mire qe jane bere do ja tregojne gjithe botes , dhe dalin neper rruge tu inponojne , te bezdisin te tjeret , tu ngjisin dhe te tjereve injorancen e tyre .


Postuar nga naimi datë 13 Dhjetor 2005 - 01:00:

Njeriut i thuhet

si u mashtrove e nuk e falenderove Zotin tend qe eshte bujar e meshirues, por eshte edhe ndershkues i rrepte kunder kundershtareve. A thua dreqi te mashtroi duke te then:
puno keq sa te duashe ,se Zoti eshte meshirues,apo nuk besove fare ne kete dite.


Postuar nga sanitarium datë 13 Dhjetor 2005 - 15:13:

Se bera gjithe ate referat mace , qe ta kuptosh kte radhe !

Ja Arsi , se ta shpjegoj dhe nje here . Po flisja per njerezit qe pa pritur "ndricohen" nga "drita hyjnore" dhe vendosin te predikojne tek te tjeret , t'u cajne trapin te gjitheve se duan ti bejne medoemos si vetja . Konkretisht shiko Abdylin vazhdon prap ai , shiko ca pergjigjesh jep , vazhdon predikon sdo tia dij ai se duan apo jo njerezit ti degjojne ato budalliqet per zotin per djallin per ferrin e per parajsen . Dhe neqofte se i ka vene vetes qellimin te perhapi besimin , as kte sdi ta bej , duhet ta kishte kuptuar me kohe qe jo te gjithe njerezit mund ti kthesh te zoti duke i futur friken :zoti eshte ndeshkues i rrepte kunder kundershtareve. Prap te njejtat gjera perserit :zoti eshte bujar , zoti eshte meshirues , falenderoje zotin , perulu atij.( Mos e rruaj fare Abdyl se do e falenderoj une , se tani me fute friken se zoti na qenka ndeshkues i rrepte) . E shikon tani , sduan tja dijne kta hipokritet se sa ne te vertet e kthejne nje njeri ne rrugen e drejte ,se po tu interesonte do i pershtasnin metodat e bindjes sipas individit , per kta mjafton qe e ben te tyren "predikuan" tek tre veta sot ,dhe jane te nderuar para zotit . Besoj se e kuptove dhe punen e djegjes tani ! Shpresoj te mos jesh nje prej tyre !


Postuar nga Admirali datë 13 Dhjetor 2005 - 15:49:

Hmmm

Nuk e di pse kur pashe kete teme mu kujtua nje thenie: Nice - Zoti ka vdekur. Zoti - Nice ka vdekur

Per mua qendron e dyta. Ju cmendoni?
Komentet jeni te lire ti shprehni.


Postuar nga Isra datë 13 Dhjetor 2005 - 17:28:

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Nuk e di pse kur pashe kete teme mu kujtua nje thenie: Nice - Zoti ka vdekur. Zoti - Nice ka vdekur

Per mua qendron e dyta. Ju cmendoni?
Komentet jeni te lire ti shprehni.



sigurisht qe e dyta qendron...
Kjo eshte e sigurt...


Postuar nga freespirit datë 14 Dhjetor 2005 - 04:27:

Re: Se bera gjithe ate referat mace , qe ta kuptosh kte radhe !

Citim:
Po citoj ato që tha sanitarium
Ja Arsi , se ta shpjegoj dhe nje here . Po flisja per njerezit qe pa pritur "ndricohen" nga "drita hyjnore" dhe vendosin te predikojne tek te tjeret , t'u cajne trapin te gjitheve se duan ti bejne medoemos si vetja . Konkretisht shiko Abdylin vazhdon prap ai , shiko ca pergjigjesh jep , vazhdon predikon sdo tia dij ai se duan apo jo njerezit ti degjojne ato budalliqet per zotin per djallin per ferrin e per parajsen . Dhe neqofte se i ka vene vetes qellimin te perhapi besimin , as kte sdi ta bej , duhet ta kishte kuptuar me kohe qe jo te gjithe njerezit mund ti kthesh te zoti duke i futur friken :zoti eshte ndeshkues i rrepte kunder kundershtareve. Prap te njejtat gjera perserit :zoti eshte bujar , zoti eshte meshirues , falenderoje zotin , perulu atij.( Mos e rruaj fare Abdyl se do e falenderoj une , se tani me fute friken se zoti na qenka ndeshkues i rrepte) . E shikon tani , sduan tja dijne kta hipokritet se sa ne te vertet e kthejne nje njeri ne rrugen e drejte ,se po tu interesonte do i pershtasnin metodat e bindjes sipas individit , per kta mjafton qe e ben te tyren "predikuan" tek tre veta sot ,dhe jane te nderuar para zotit . Besoj se e kuptove dhe punen e djegjes tani ! Shpresoj te mos jesh nje prej tyre !

O.k. sanitarium me duket se ke marre pak kot tek kjo teme se po del edhe jashte teme pak. Tema ben fjale per zotin filozofokisht jo per fete dhe per ata qe te cajne menderen ty. Jam e bindur se padashje ke dale jashte teme por lejome te te jap nje kendveshtrim tjeter dhe te lutem kesaj rradhe merre me shtruar dhe saken se me ve epitet nga mbrapa. ok kur flasim per zotin e kemi fjalen per nje te vetmin krijuesi sipas nesh i universit, gjithesise, jetes , vdekjes, lindjes. Harroi fete. Ne si race njerezore kemi nje natyre te dobet sepse jemi te pajisur me ndjenja te cilat nuk e kuptojme nga vijne, jemi te ndergjedjshem se ka jete, vdekje, filozofi etj dhe me e rendesishem eshte se natyra qe na rrethon eshte kaq e bukur aq edhe e tmerrshme dhe pikerisht fakti qe ne ndodhemi ne mes te kesaj natyre , duke bere shume pyetje dhe pak pergjigje na ben te ndjeme nevojen e nje mbrojtje hyjnore te plotfuqishme sepse ne gjithe kete kaos na ben te ndihemi me te sigurt. Tani egziston apo jo smund ta dime kaq kapacitet kemi. Por jemi te lire te shprehim ate qe mendojme rreth tij apo natyres se tij.
Pershendetje


Postuar nga Shtojzovalle datë 14 Dhjetor 2005 - 21:31:

Nuk eshte semundje psiqike pse nje njeri nuk beson ne zot
Zakonisht nje njeri qe vuan nga frika dhe ankthet e ndryshme jetesore, nga ajo se me vdekje nuk mund te perfundoej diçka, qaset pas zoterave dhe madherive te ndryshme....te cilat ne si njerez asnjehere s´i kemi pare e asnjeri deri me tani nuk eshte kthyer nga cila bote qofte per te na rrefyer se kush eshte Zoti dhe madheria e tij...


...Njeriu realist nuk perulet para asnje Ikone as ne Kishe e as ne Xhami.

Sanitarium, pershendese shkresat Tuaja....


Postuar nga naimi datë 15 Dhjetor 2005 - 04:31:

sanitarium

mos e mashtro vetveten se nuk ka dobi te ndalojme mos imer gjerat personale .


Postuar nga sanitarium datë 15 Dhjetor 2005 - 18:25:

jeten time ti se ke iden si eshte keshtu qe kurseji ato kercenimet per ferrin

Sa mire ! Su desh shume per te cjerr ate masken tende prej njeriu te urte dhe te ditur . Me behet qefi qe e shfaqe veten me ne fund , do dhe nje cik po me kalimin e kohes dhe duke i thirrur mendjes do ta kuptosh qe personi qe doje te ishe s'eshte aq kollaj per t'u arritur . Nicen dhe te tjere si rangu i tij duhet ta futesh ne koke me ne fund qe nuk i kupton dot aq lehte pale me tua shpjegosh te tjereve . Tek forumi pashe diku nje thenie shume te lezetshme dhe qe ty te duhet per momentin qe po kalon :"dituria nuk aktrohet dot" mundohu ta kuptosh kete . Dhe kur ta kesh kuptuar do shikosh qe personaliteti jot ka per te ndryshuar shume dhe per mire se me ne fund do te krijosh nje personalitet te tendin i mire i keq autoritar intelektual cfaredo qe te jete ka per te qene i yti dhe kjo eshte 100 here me mire se cdo tip filozofi apo artisti qe tentonte imitosh. Ti mendon se isha ashper me ty po besoj se do te sherbej per te te hapur syte se me genjeshtra e me lajka llastohen femijet . E verteta eshte ndonjehere e dhimbshme por ne fund te ben mire gjithmone !


  Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.