Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Piktor datë 12 Nëntor 2010 - 03:48:

Ngjarja vertet e rende dhe ngushellime asaj nene per humbjen e 4 femijve.
Lexova komentet e mesiperme dhe doja te saktesoja nje gje qe tragjedia eshte tragjedi dhe nuk pyet per skamje apo te pasur keshtu qe nuk ka pse perzihet skamja me tragjedine.
Njelloj do ishim tronditur po ti kish ndodhur kjo edhe ndonje familje te kamur me perjashtim qe nuk do permendnim shoqatat humanitare.
Meqe ra fjala tek shoqatat humanitare biles ato qe nuk perzihen me pune feje apo adoptimesh.


Postuar nga Fajtori datë 12 Nëntor 2010 - 06:13:

Meqe ra fjala... A ka derguar ndonje kurore me lule a ndonje ngushellim KESH-i apo i CEZ-i?

Prape Luftetar Paja: Mire une qe se pashe hajdutin, po ai qe e vodhi s'paska faj fare? Po del faji i nenes qe nuk ishte ne shtepi kur kalamajt vdiqen nga... qiriu.


Postuar nga AngelDevil datë 12 Nëntor 2010 - 12:26:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


ne gjthe ate skamjer thojte i kishte me te bukur se te mite ....



ja donte profesioni ku di une o Bionde nejse sme duket e hijshme me te flas e te kritikoj 1 person ne nje moment te tille dhimbje

U preheshin ne paqe shpirtrat e tyre!


Postuar nga AngelDevil datë 12 Nëntor 2010 - 12:29:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
Zot beje mire! cdo 4 sekonda ne bote vdes 1 femije . po c'faj kane?!


ne fakt 1 femije cdo 5 sec vdes nga uria .... sa e degjon ene ti Ban Kin Munin


Postuar nga SmoKer datë 12 Nëntor 2010 - 14:54:

Me te vertete shume keq ... gjynah ata femije!


..E di qe nuk eshte mire te flasesh keshtu ... po un vure re moshen e ketyre femijeve, me i madhi ishte 11 me sa mbaj mend!

Si mund te lihen vetem 4 femije ne shpi ne ate mosh ... ndoshta te kthehemi me mbrapa ...4 femije ku me i madhi eshte 11 vjec , ajo spaska dit me u ndal fare.


Postuar nga AngelDevil datë 12 Nëntor 2010 - 15:40:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Me te vertete shume keq ... gjynah ata femije!


..E di qe nuk eshte mire te flasesh keshtu ... po un vure re moshen e ketyre femijeve, me i madhi ishte 11 me sa mbaj mend!

Si mund te lihen vetem 4 femije ne shpi ne ate mosh ... ndoshta te kthehemi me mbrapa ...4 femije ku me i madhi eshte 11 vjec , ajo spaska dit me u ndal fare.



Ja kjo eshte e meta e shqiptareve ... diskutojne gjithmone per gjurmet e asnjehere per ujkun


Postuar nga cecilia datë 12 Nëntor 2010 - 16:26:

Smoker me vjen keq porr qenke informuar gabim, femija me i madh ishte 13 vjec...problemi nuk eshte fare aty per mendimin tim,problemi me i madhe eshte kur nje nene gjendet e vetme perpara ketij kaosi siç eshte mbijetesa...imagjino qe ajo vite me pare kishte zbritur nga malet e Dibres per t'ju afruar kryeqytetit dhe mbi te gjitha t'u ofronte femijeve te saj nje jete me te mire.

Ka shume dhimbje brenda kjo tragjedi!


Postuar nga lule datë 12 Nëntor 2010 - 17:35:

E para pune ngushllime asaj nene qe ngeli me duar thare e me syte perlot.
Pastaj mbase jam gabim po ..
Tani keto gjera ndodhin , eshte dhe pun fati se e keqja bie tek fukarai si gjithmon ..cme tremb tani , eshte, kush do jet fatkeqesia e ardhshme. Kjo po qe eshte per te ardhur keq...persa i perket qeverise..c'do fatkeqsi ne Shqiperi esht deshtim i shtetit Shqiptar. Te gjitha tragjedite ndodhin drejperdrejt si rezultat i shtetit korruptues dhe te pa-afte.


Postuar nga SmoKer datë 12 Nëntor 2010 - 19:15:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Ja kjo eshte e meta e shqiptareve ... diskutojne gjithmone per gjurmet e asnjehere per ujkun



He Angel thuaj dhe ti qe e ka fajin qeveria..

Keto jane fatkeqesi familjare qe ndodhin per pakujdesi!


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 18:28:

Berat, zhvarroset i vdekuri, vidhen paratë dhe ora e floririt në arkivol!!


BERAT – Ngjarje makabër në Berat, persona të pa identifikuar zhvarrosin të vdekurin dhe grabisin paratë dhe sendet që kishin hedhur familjarët në arkivol.Sipas njoftimeve të fundit të policisë, ngjarja ka ndodhur në varrin e te riut 22-vjeçar Robert Zerellari, nga Berati, i vdekur dy dite me pare.Të afërmit në momentin e varrosjes, kishin hedhur një shumë parash në arkivol si dhe i kishin lënë të vdekurit në duar orën dhe unazën e floririt.Por persona të pa identifikuar, gjatë natës, kanë zhvarrosur të vdekurin, më pas kanë hapur arkivolin dhe kanë vjedhur paratë, orën dhe unazën e flororit. Ata janë larguar më pas nga vendngjarja duke lënë të hapur varrin e 22-vjeçarit.Ngjarja u konstatua në mëngjes nga punonjësit e varrezave, të cilët menjëherë lajmëruan policinë dhe familjaret e viktimës.I riu kishte gjetur vdekjen në Greqi ndërsa u varros nga familja në Berat. Policia ka gjetur gjurmët e tre personave në vendin e ngjarjes.



A kan zemer keta njerez ,, apo duhet te luftojme per te gjetur nje ndryshim mes njeriut dhe kafshes, me mikroskop tani?


  Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.