Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2594 2595 2596 2597 2598 2599 2600 2601 2602 [2603] 2604 2605 2606 2607 2608 2609 2610 2611 2612 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 18 Prill 2011 - 04:59:

Re: Mustafa Nano: Ja pse po e mbyll gazetën time online

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Ma komenton kush kete shkrim te gazetes "Shekulli" te dates 15 prill?

Pyetje: Nuk keni trokitur diku tjetër për para?
Përgjigje: Si jo? Por paradoksalisht kam trokitur me idenë: do Zoti, s'më ndihmojnë! Ngaqë më ka lodhur vërtet kjo punë. Por më ka bërë përshtypje diçka. Biznesmenët shqiptarë janë të terrorizuar prej pushtetit. Disa syresh do të donin të më ndihmonin (ndër ta ka dhe lexues të zellshëm të site-it), por pa e nxjerrë emrin në shesh. E kuptoni? Jetojmë në një vend, ku biznesmenët vijojnë të kenë frikë nga pushteti. Kudo biznesmenët do të jepnin para me synimin që t'u mbetej emri dhe t'u dilte nami si financues të një gazete, a të një gjëje me rëndësi publike, ndërsa në këtë vendin tonë janë të gatshëm të të japin para me kusht që emri i tyre të mbahet i fshehtë. Ky fakt e përkufizon regjimin e Tiranës më shumë e më mirë se sa 21 janari.



Me shume se kaq s'ke cfare thua. Do doja vetem qe ndokush te kuptoje cfare domethene "shqetesim ideologjik apo doktrinor" qe permend Mustafa Nano, sepse shqiptaret tashme njohin vetem politikisht. Ose me sakte majtas djathtas, lienarçe. Ose Sali-Edver. Prakticiteti, pragmatizmi, produktiviteti monetar ka bere qe njerezit te harrojne idete dhe ideologjite, dhe te cilesojne cdo koment apo inisiative si pro ketij dhe anti atij, si pro grek dhe anti shqiptar, si pro shqiptar dhe anti serb, si poshte qilarit dhe siper mullarit. Eshte veshtire tashme te gjesh shqiptare te afte te kuptojne nje "shqetesim ideologjik". Shumica nuk arrijne dot as te shqiptojne sakte ato germa, jo me te hedhin leke (per me teper publikisht) per te financuar "shqetesime" te kota.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2594 2595 2596 2597 2598 2599 2600 2601 2602 [2603] 2604 2605 2606 2607 2608 2609 2610 2611 2612 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.