Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 253 254 255 256 257 258 259 260 261 [262] 263 264 265 266 267 268 269 270 271 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Cfar ?
Perse sillem keshtu sikur ti te ishe nje e panjohur qe me jep bezdi sa here qe e shoh ?
Nuk mundem jem ndryshe ,nuk mund te copetoj ndergjegjen per hire te dashurise se humbur ,per hire te diteve te thyera.A e di qe per mua ishe e vetmja, e vetmja e perkryer porsi ne perralla.E vetmja qe i fala zemren por ti me vodhe shpirtin dhe pastaj ja shite djallit sepse ndieshe me mire keshtu.Por jo tashme ska me perendim ne endrren time ,agimet sollen pranveren dhe celen tulipanet qe ti i doje aq shume por une kurre nuk ti dhurova. Me dukesh si nje piktur e paperfunduar sa here qe te shoh dhe kerkoj te te ndihmoj por skam cfar te bej une jam thjesht nje poet romantik e asgje me shume.Piktori mendohet se do te kete humbur dhe me ty po merret nje karikaturist abstrakt,.Absurde apo jo ?!Absurde sesi une per ty isha ...isha shume dhe asgje,sesi ti per mua ishe gjithcka dhe tashme sje me asgje.Sa keq qe me vjen per ty dhe per ditet e mia qe kuptimin ja jap une ashtu si dua duke qene ti antikrishti tyre ,mosegzistenca jote eshte arsyeja e egzistences se tyre .Sepse askush si ty nuk arriti te asfiksoi ditet e mia dhe dihatjet e shiprtit tim ishin ushqim per egon tende .Vete e ke thene ,ti keshtu arrije te ndieshe me mire,arrite te mendosh per veteveten nje here,ja e shikon ja arrite,dhe sme the as faleminderit .Nejse nuk kam nevoje per falenderimet e tua aq me pak per ndjesat ,aq me pak per ty.Aq me pak per ty...
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 253 254 255 256 257 258 259 260 261 [262] 263 264 265 266 267 268 269 270 271 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.