Forumi Horizont Gjithsej 3644 faqe: « E parë ... « 2633 2634 2635 2636 2637 2638 2639 2640 2641 [2642] 2643 2644 2645 2646 2647 2648 2649 2650 2651 » ... E fundit »
Trego 3644 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Cfare kenge po degjoni ne keto momente? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18221)


Postuar nga Fajtori datë 17 Nëntor 2012 - 08:19:

Para ca javesh pata nje diskutim per pune kengesh. Une mbroja teorine se kenget e viteve 60-80 kane patur me teper liri, me teper pasion, njerezit kishin aresye per te luftuar, mesazhe per te percjelle, kerkonin ndryshime te medha shoqerore. Ndersa sot kenget dalin thjesht per te kenduar, tekstet jane te dobeta dhe ne fund njerezit kercejne se i pelqen ritmi, jo se ndjejne mesazhin e kenges. Shoku im mendonte se gjithmone njesoj ka qene dhe eshte puna kengeve, dikur kishte The Doors, sot ka Lady Gaga. Ne cdo rast ka limite qe shtyhen, pra nuk kishte ndonje atmosfere speciale ne vitet 70. Deridiku asnjeri nuk kishte te drejte. E di fare mire qe ca kenge do pelqehen, e do trupi e do momenti. Ose adoleshentet kane nevoje te fiksohen me dicka te re. Edhe ne dikur ishim adoleshente jemi fiksuar me gjera pa vlere, qe nuk i rezistuan kohes. Kush e mban mend La Bouche apo DJ Bobo. Ja keshtu hane buke dhe kengetare si Nek, apo si ky lart, ne cdo periudhe.

Prape mbetem i mendimit se ka histeri e histeri. Ka kenge qe e di so de mbeten aty dhe nuk do plasin si flluska sapuni per dy muaj. Nje shembull mbi te gjithe kjo kenga e Muse (quaje histeri, por eshte lloj tjeter):


Muse - Uprising


  Gjithsej 3644 faqe: « E parë ... « 2633 2634 2635 2636 2637 2638 2639 2640 2641 [2642] 2643 2644 2645 2646 2647 2648 2649 2650 2651 » ... E fundit »
Trego 3644 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.