Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 256 257 258 259 260 261 262 263 264 [265] 266 267 268 269 270 271 272 273 274 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 23 Gusht 2010 - 22:55:

Shpime gjeologjike ilegale

Ka njerez qe njohjen me tjetrin e kane model minatori. Germojne me kazem çdo centimeter te privatesise qe te marrin ate qe ke brenda, jo ate qe i jep ti. Nuk punojne se i pelqen materiali, por qe te kene diçka per te shitur. Kalojne shumicen e jetes urithisht neper tunele, te zinj nga jeta qe zgjedhin te bejne ku ngjyra origjinale e lekures nuk dallohet me, ose s'ka me rendesi. Minatoret ne pergjithesi nuk e shikojne driten e diellit. I njohin shpirtrat ne erresire. Mesojne te jene si ato, shpirtra ne erresire. Mjet jetese kane simbolin e shkaterrimit: kazmen. Minatoret e shpirtit jane ata qe hane malet nga brenda. Ata qe shesin mallin e natyres per t'i mbijetuar kohes. Qofte dhe ashtu, viktima te ngjyres se zeze qe natyra i vesh per ti lene shenjen e turpit.

Kini meshire per njerezit minatore. Ndonje dite do ju dhembe brejtja e tyre me kazem nga brenda. Por ata rrezikojne vertet. Rrezikojne shembjen e maleve dhe galerive ku jetojne. Jepini pak qymyr derisa te dalin serisht ne drite e ndoshta te lahen nga turpet me ndonje falje


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 256 257 258 259 260 261 262 263 264 [265] 266 267 268 269 270 271 272 273 274 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.