Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 257 258 259 260 261 262 263 264 265 [266] 267 268 269 270 271 272 273 274 275 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 10 Maj 2011 - 12:28:

Akuza zyrtare për Metën, neni 245 për korrupsion

Prokuroria e Përgjithshme i komunikon akuzën e "korrupsionit" ish-zv. kryeministrit Ilir Meta njëherazi kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për video skandalin "Meta-Prifti" dhe mbyll hetimet e dorëzon dosjen për gjykim pranë Gjykatës së Lartë.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se Prokuroria e Përgjithshme ndaj deputetit pa imunitet Meta ka ngritur akuzën e "Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të
zgjedhurve vendorë". Këtë vepër penale, sipas prokurorisë, tashmë i pandehuri
Meta e ka konsumuar gjatë bisedës me ish-vartësin e tij, deputetin Dritan Prifti që mbante në mars të 2010 detyrën e Ministrit të Energjetikës.

"Nga hetimet disa mujore, Prokuroria ka arritur në përfundim se anëtari i Kuvendit të Shqipërisë deputeti tashmë pa imunitet Ilir Meta me veprimet e tij, gjatë bisedës dhe atyre të më pasme, ka konsumuar veprën penale të "Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë".

Në orët e pasdites së djeshme, sipas burimeve të Gjykatës së Lartë, dosja me të pandehur Ilir Metën ka arritur në protokollin e kësaj Gjykate, duke pritur që në ditët në vazhdim të hidhet në short dhe të caktohet trupa gjykuese që do ta gjykojë.

Nëse nga gjykimi do të rezultojë fajtor, Ilir Meta rrezikon nga 1-5 vjet burg dhe gjobë deri në 2 milion lekë.

-Shekulli-


Postuar nga Fajtori datë 10 Maj 2011 - 18:13:

Re: Akuza zyrtare për Metën, neni 245 për korrupsion

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Nëse nga gjykimi do të rezultojë fajtor, Ilir Meta rrezikon nga 1-5 vjet burg dhe gjobë deri në 2 milion lekë.

-Shekulli-



hahahahah


Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2011 - 18:20:

Keto qene zgjedhjet dhe rezultatet me te bukura deri tani ne Shqiperi. Deri tani po shoh qe shumicen e bashkive e ka mare PS nderkohe tendenca per fitues TR eshte Basha. Llogjika te con ne arsyetimin qe populli nuk do me Berishen dhe Ramen. Kjo qe pergjigjia me e bukur e shqiptareve me ne fund po ndergjegjsohen.


Postuar nga Fajtori datë 10 Maj 2011 - 18:29:

Dhe per ti shtuar kesaj qe tha AD (mgjs po prisja te mbaronte numerimi ne TR):


Rama ne Tirane po humbi e ka sepse shume njerez qe do votonin PS nuk e durojne dot dhe zgjodhen mos votojne fare. Rama fushaten ia drejtoi "votuesve" dhe per asnje moment nuk e kuptoi qe shume njerez qe do votonin ate nuk do dilnin fare ne votime. Dhe ja si po luhet per nje grusht votash tani.


Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2011 - 18:35:

Dhe per te plotesuar sipershkruesin do shtoja qe ata qe e ndane mendjen qe sdo e votonin as nuk e ndoqen fushaten dhe as e kane pas ne mendje per ta bere per asyen e vetme sepse jane te zhgenjyer nga politika e majte dhe e djathte. Ketu fus dhe veten time.


Postuar nga Fajtori datë 10 Maj 2011 - 18:36:

Ti votove bashen po rri urte.


Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2011 - 18:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ti votove bashen po rri urte.


Ne forum po Ne realitet bojkotova per here te pare ne jeten time procesin zgjedhje 2011


Postuar nga Fajtori datë 10 Maj 2011 - 19:04:

Pse s'thu, e paska kry i funksion forumi


Postuar nga AngelDevil datë 10 Maj 2011 - 19:06:

Shashka do hudh une te degjojme cike zhurme apo jo mo vllai i kusheririt


Postuar nga Fajtori datë 10 Maj 2011 - 19:39:

Hahaha, doli Edi Rama tha se po fiton por qytetaret te behen gati te dalin te mbrojne voten po u luajt me Tiranen (aktualisht Basha eshte para Rames(. Pas 10 min doli nje gabzherre ne LSI dhe ftoi qytetaret mos i pergjigjen thirrjeve per te dale te mbrojne votat vete.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 257 258 259 260 261 262 263 264 265 [266] 267 268 269 270 271 272 273 274 275 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.