Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 258 259 260 261 262 263 264 265 266 [267] 268 269 270 271 272 273 274 275 276 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Biopsi e mendimeve te çastit
Sa eshte perhap kjo moda e paturpesise. Njerezit duan te behen prezente me çdo kusht, ndihen te arritur kur flitet per ta. S'ka rendesi per mire apo per keq. Edhe kur dalin legene apo te pacipe jane te lumtur sepse behen te pranishem ne mendjet e te tjereve.
Rezultati?
E keqja nuk eshte me turp! Qellimi justifikon mjetin. Star system i paturpesise tejkalon kufijte etnike dhe gjeografike. Per tu bere pjese e perbashket e botes qe pranojme. Nje tip kanceri kulturor qe lidh fenomenet biologjike dhe shoqerore me te njejtin parim: mungon mekanizmi i feedback-ut qe ndalon fyrjen/rritjen/riprodhimin. Nje kancer qe ngordh me pare popujt me sistem imunitar te dobet, si puna e shqiptareve. Njerezit jane si qelizat. Ndonjeri shkeputet nga llogjika tokesore e bashkejeteses. Mundohet te thithe te gjithe risursat e shoqerise dhe te fryhet, shumezohet, perseritet, pa e kuptuar qe po vdes organizmin ku jeton. Normalisht antikorpet formohen nga eksperienca me semundjen. Eksperienca per nje popull eshte historia. Prandaj popujt pa histori jane si popuj pa sistem imunitar.
Pyetja qe i bej vetes eshte: ku e gjejne te drejten njerezit kanceroze te rrahin gjoksin per prejardhjen e vet kur jane simboli i mungeses se memories se atij populli? Do mjaftonte pak histori qe ata te diagnostikohen si kancer kulturor dhe te luftohen si semundje. Por ndodh e kunderta, ata jane krenare qe jane te tille: te pranishem kudo, te etur per risursa, vazhdues te linjes gjenetike qe tejkalon kufijte. Ku e gjejne kurajon, pra?
Me vjen ne mend pergjigjia e nje mafiozi tek filmi "Il capo dei capi":
"Kush na shtyn ta bejme kete...? Uria!"
Ehhh, uria. Ndoshta rrenjet e kancerit kulturor gjenden tek pabukesat. Ca te kohes se Zogut qe u ngriten ne nivel komunistesh e ca te kohes se Sales qe perjetuan Kamzen e Kukesin. Te gjithe elementet ekzistojne qe semundjet e ushqimit kulturor te injorojne historine. Dhe njerez te pacipe te shesin sapunin per djathe, shkollen per edukate dhe agresivitetin per ambicje. E ne fund te shfaqen vazhdimisht ne politike, ne shoqeri a ne forum.
(biopsi e mendimeve te çastit; alias forumocracy)
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 258 259 260 261 262 263 264 265 266 [267] 268 269 270 271 272 273 274 275 276 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.