Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 260 261 262 263 264 265 266 267 268 [269] 270 271 272 273 274 275 276 277 278 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Re: Re: Re: Re: Sharrohen me automatik 4 veta, por autori kishte gabuar makine
Citim:joking faje:p
Po citoj ato që tha Fajtori
Kur more?
![]()
Rruget, kalimi me pagesë
Ky lajm mund mos jete i vertete, prandaj po e vendos ketu. Po te ishte i vertete do e kishte vendin te humori.
---------------------------------------------------
Qeveria shqiptare pagoi 30.7 miliardë lekë ose 2.5 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar nga buxheti i shtetit vitin e kaluar për shpenzime operative mirëmbajtje.
Krahasuar me vitin 2006 shpenzimet për mirëmbajtjen e pasurive publike janë rritur me 45 për qind dhe pjesën më të madhe të tyre e kanë rrugët. Dy ditë më parë kryeministri tha se qeveria nuk mund t'i përballojë dot më këto shpenzime dhe lajmëroi një zgjidhje tjetër.
Edhe pse ende nuk ka një version zyrtar se si do të financohen kompanitë private që do të mirëmbajnë rrugët publike, burime nga nivele të larta të qeverisë thonë se gjasat janë që shpenzimet e mirëmbajtjejs së rrugëve, të paktën për ato më të mëdhatë, të bëhet përmes tarifave direkte të kalimit.
Kjo do të thotë se barra e shpenzimeve për mirëmbjtjen tashmë do i kalojë direkt qytetarëve, të cilët kur të kalojnë në rrugët e ndërtuara nga qeveria me paratë e buxhetit do të paguajnë tarifë kalimi për koncesionarin. Qeveria thotë se nëse nuk do të jepen me koncesion edhe rrugët e reja që janë ndërtuar do të përfundojnë duke u amortizuar si ato të vjetrat. Fillimisht pritet të jetë rruga Durrës-Kukës, ajo e cila taksapaguesve u kushtoi mbi 1 miliardë euro që do të jepet me koncesion dhe më pas edhe rruga e re Tiranë-Elbasan.
Qeveria do të paguajë vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese të vjetra. Që do të thotë se një qytetar që do të shkojë në kosovë, mund të kalojë falas vetëm përmes rrugës së vjetër ekzistuese të kukësit, ndërsa rruga e re do të jetë me pagesë.
Top Channel
Gruaja shtatzane rrembehet dhe detyrohet te linde me force
KAVAJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tiranës, ku është rrëmbyer nga persona të panjohur gruaja e kryebashkiakut të ri të Kavajës Elvis Rroshi.
Gruaja 28-vjecare Griselda Rroshi, shtatzënë në muajin e 9-të është liruar sot rreth orëve të para të mëngjesit, në gjendjë tepër të rënduar psikologjike, pasi është detyruar të bëjë një lindje të parakohshme. Ajo ndodhej në Tiranë, ku jetojnë prindërit e saj dhe pasi ka pirë një kafe me një mikeshë ka dashur të hypë në një taksi, për tu kthyer në Kavajë.
Pikërisht në momentin që po kalonte rrugën në afërsi të Komunës së Parisit, një makinë tip fuoristradë më xhama të zinj i ka ndaluar para këmbëve. Prej saj kanë dalë disa burra të armatosur dhe nën kërcënimin e armëve e kanë hipur në makinë, ku e kanë keqtrajtuar. Nga ai moment Griselda nuk mban mend asgjë.
Gruaja nuk di të rrëfejë se kush ishin autorët e rrëmbimit, nuk e mban mend vendin ku lindi e detyruar fëmijën, dhe fatin që ka pasur foshnja.
Gazetari i NEWS 24 Spartak Koka i ndodhur në Kavajë, deklaron se afër shtëpisë së tyre nuk mund të afrohesh, pasi familjarët janë të tronditur dhe kanë kërkuar që media të rrijë larg.
Sipas raportimit të tij, dyshohet së fëmija i kryebashkiakut të ri ka vdekur gjatë lindjes së detyruar, por gruaja nuk di ta thotë këtë me saktësi. Ajo nuk mban mend asgjë, nga e gjithë kjo histori tmerri.
Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e ciftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës është detyruar të kthehej nga Italia, pasi mori vesh lajmin tragjik.
------------------------------------------
Per ata qe kane akoma dyshime mbi ekzistencen e shpellareve. Nese ky lajm eshte i vertete, shpellaret ekzistojne
E llahtarshme.. E ke inatin me kryebashkiakun? C'hyn gruaja?! Nuk ka poshtersi me te ulet se sa te kapesh me nje femer, e per me teper shtatezane.. Tmerr!!
Kafshe! Asnje koment me shume!
Epo dhe kete se kisha degjuar naj here vetem mendje te semura mund te bejne nje veprim te tille kunder nje gruaje aq me keq shtatezene ...keto ti gjesh e ti varesh prej llape e tja presesh mishin me gershere ...vetem grate dhe femijet nuk preken .
mah...kam dyshimet e mia.
kshu me parandjenje them qe eshte farse.
shqiptari nuk e ka ulur veten kurre kaq poshte.
Citim:
Po citoj ato që tha al74
mah...kam dyshimet e mia.
kshu me parandjenje them qe eshte farse.
shqiptari nuk e ka ulur veten kurre kaq poshte.
tmerrrrrrrr
cfar kafshesh kan mundur te bejn dicka te till
:@
Eh ne fakt, duhet pare si eshte e verteta. Por nuk besoj te jete thjesht nje farse. Ama qe do gjehen ata qe e kane bere do gjehen. Dhe po qe e verteta kshu si thuhet ne lajme, mjere ai popull qe mund ta duroje kete makabritet pa dale ne rruge i indinjuar.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 260 261 262 263 264 265 266 267 268 [269] 270 271 272 273 274 275 276 277 278 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.