Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga Cindi datë 30 Maj 2006 - 23:45:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari


Jo Footboll nuk mendoj se ke te drejte , te pakten ne rastin tim !!
Une time shoqe e dua me shume se vetveten , dhe me kupto drejt jemi disa vite te mira bashke dhe me kalimin e tyre me shume duhemi dhe lidhemi me njeri tjetrin !! Nuk dua te bej analizen e marteses time por thjesht me dy fjale te tregoj se nuk jam dakort aspak me ate qe the , te pakten deri me sot !
Nusja dhe une sic e di dhe vete presim femijen tone te pare dhe kjo gje vec gezimit ka sjell dhe disa shqetsime tek ajo ! Flas per lodhje , nuk ka durim , shqetsohet me shpesh , egersohet per motive shume te vogla , dmth ka ndryshime te dukshme dhe te gjitha keto i referohen shtatzanis , prandaj pyeta dhe NS6 , me sa kam kuptuar cdo gje ka te beje me hormonet ne mos gaboj !
Ndoshta menyra se si e shtrova (duke perdorur humor te theksuar) te ka ngatruar



Une nuk te kam keqkuptuar katholu Myzo. Te jesh i ndryshem nga njeri- tjetri nuk do te thote se dashuria u shua, perkundrazi forcohet edhe me shume. Pikerisht tani fillojne ndryshimet me te medha, mbasi gruaja qe ne momentin e mbetjes shtatzane ka shume preokupime ne koken e saj, te cilat mungojne tek burrat dhe ky ankth dhe preokupim per femijet dhe familjen vazhdon tek ajo, deri sa te mbylli syte dhe kurre nuk shuhet. Meshkujt nuk karakterizohen kaq shume nga ndjenja e ankthit sa femrat. Mundohu te jesh sa me i durueshem dhe gojeembel, dhe sa me shume shetitje ne ajer te paster ashtu dalengadale. Jo cdo gje, qe grate nxjerin nga goja dhe ne nerva e siper gjate shtatzanise e nenkuptojne me te vertete. Gjysmat jane lufte me vetvehten dhe deshira per tu shprehur. Keto jane mendimet e mija, NS-6 mund te jete me ndihmes ne kete rast dhe te ti shpjegoje ne menyre me shkencore.

Qofshi te lumtur si gjithmone dhe se shpejti me nje liverpulist ose balerine te vogel.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.