Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Ajo vazhdon, f.4:
"Pa frikë mund të thuhet se epoka e Bronxit ishte periudha e dominimit të kësaj popullsie në të gjithë territoret e zhvilluara të botës antike nga Gjiblartari deri në Indi e ndoshta më tej. Ata janë krijuesit e qytetërimeve të para etnike Evropiane si atij të Kretës, Trojës, Mikenës dhe Etrusk. Të dhënat tregojnë se janë ata që kanë themeluar dhe ngritur qytetërimet e para në Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia tregojnë për praninë e kësaj popullsie në këto vende. "
Pra, kjo popullsi e caktuar, -siç e vetkupton qysh në fillim çdo lexues, kjo popullsi është ajo parashqiptare, pra parakalu-esit tanë shqiptarë-, kjo popullsi ka qenë ajo që ka dominuar të gjithë botën, nga Portugalia e deri matanë Indisë, pra deri në Birmani dhe Kamboxhia, ndoshta-ndoshta edhe deri në Kinë! Kjo ka ndodhur në kohën e Bronxit, pra rreth 3000 deri 1000 vjet para Krishtit. Parakaluesit tanë kanë qenë si të thuash shkencëtarët e parë në botë… oh, më falni, kanë qenë shkencëtarët e dytë në botë, pasi të parët kanë qenë ata të panjohur që kanë ngritur kulturën megalite, (të gurit, pra me ndërtesa gjigande me gur të punuar, rreth 5000 deri 1500 vjet para Krishtit), për të cilët nuk e dimë nëse autoria jonë do të na flasë më poshtë!?.
Që arkeologjia dhe antropologjia na flasin për kulturat dhe qytetërimet e kaluara, këtë e ndjekim herë pas here. Por, që këto shkenca të historisë na fliskan për një popullsi të caktuar, këtë po na e dëgjojnë veshët vetëm në këto vitet e fundit nga disa historianë shqiptarë! Megjithatë, ne do ecim më tej të shohim provat që pedagogia e historisë do të na sjellë, pasi deri tani po shohim thjesht vetëm disa fraza sugjestionuese, panegjerike dhe pa prova në drejtim të tezës së kësaj popullsie të veçantë.
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.