Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Te jesh vetvetja... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15494)


Postuar nga landi1 datë 14 Nëntor 2008 - 20:58:

pergjigja per kete pyetje eshte pak e veshtire...por shpesh eshte arti qe na vjen e ndihme. Mua me duket se kjo poezi e thote bukur deri diku...


Innuendo

Kur dielli rri pezull në qiell dhe shkretëtira ka rërë
Kur valët pleksen në det dhe bregun lëpijnë
Për sa kohë ka erë dhe yje dhe ylber
Deri kur malet të shkërmoqen në rrafshinë.

Oh po, ne do përpiqemi
Të ecim në tehun e mprehtë
Oh po, do përpiqemi
Po
Sa për të kaluar këtë jetë.

Ooh, ooh

E ndërsa jetojmë me dallim race, ngjyre apo besimi
Ndërsa sundojmë të verbuar me lakmi dhe marrëzi
Jetët tona varen nga tradita, bestytni dhe feja e rremë
Përmes epokave, në përjetësi.

Oh, po ne do përpiqemi, poo
Të ecim në tehun e mprehtë
Oh, po do përpiqemi
Deri në fund të kohës.

Përmes brengës dhe të lartit shkëlqim
Mos u fyeni nga lodrimi im.

Duh, duh, duh, duh, duh, duh, duh, duh

Ti mund të jesh çdo gjë që ti dëshiron të jesh
Vetëm bëhu si gjërat që ti mendon se dikur do jesh
Çlirohu nga ritmi, çlirohu, çlirohu
Dorëzoje egon – çlirohu, çlirohu nga vetja

Ooh, ooh, poo

Nëse ka ndonjë vend, o arësye për të jetuar a vdekur
Nëse ka Zot apo pak drejtësi nën këta qiej
Ha, nëse ka përgjigje për pyetjet që mendja rrok
Fytyrën tregona – largo frikërat tona – hidhe maskën tej.

Oh po, ne do përpiqemi
Të ecim në tehun e mprehtë
Poo
Përsëri do buzëqeshim, poo
Dhe çfarëdo të vijë – le të vijë

Oh, po ne do përpiqemi
Deri në fund të kohës.


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.