Forumi Horizont Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)


Postuar nga IQVLORA datë 17 Maj 2008 - 17:34:

Po Tulipani ,keni shume te drejte.Une e kisha fjalen se a do te gjeje shoqeria jone nje zgjidhje per t'i dhene fund ketij fenomeni vrastar.Me te drejte GJ K e quan kancer i shoqerise sone.Dhe vertete i till eshte.Ne keto vite mbas 1991 ne Shqiperi nuk jepet drejtesi por jepet padrejtesi nga drejtesia jone e kryekorruptuar.Si rezultat i kesaj njerzit bejne vetgjyqesi. Shtrohet pyetja:''Ku po e con mushka shoqerine tone e cila pretendon te integrohet ne familjen e vendeve te civilizuara?''.Pra per kete fenomen eshte fajtor edhe shteti edhe shoqeria jone ne pergjithesi.
Nqse mua me vret dikush nje pjestar te familjes dhe ai del pa lagur se ka paguar nje prokuror apo gjykates te korruptuar;cfare me mbetet mua per te bere.Pra ndonjehere ne detyrohemi te behemi vrases pa qene te till.Si mund te spiegohet vrasja e nje fshatari nga Tirana qe zbuloi e denoncoi mafjen e tokave ne Kashar a diku tjeter?Ate e vrane dhe policia e prokuroria fallsifikuan provat?Me insistimin e familjes ai do te zhvarroset per ekspertize te re.Dhimbja per humbjen e pjestarit te familjes eshte e padurueshme,kur shteti nuk ''te merr hakun''.
Nuk i kuptoj vajzat,qe duan hakmarrje! A mund te vrisni ju femijet e vegjel te gjaksit tuaj,apo me e papranueshmja te vrasesh kushuririn e 7 te tij.Si e mendoni emancipimin e shoqerise sone ju te dashura vajza?Me vjen keq por nuk eshte zgjidhja e duhur gjakmarrja?A do ndergjegjesohemi si shoqeri ndonjehere?Ju me te drejte kerkoni qe shoqeria jone te emancipohet ne drejtim te sjelljes dhe trajtimit te femres,por ne kete aspekt qe merr jete njerzish do te rrijme ne vend?


  Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.