Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)


Postuar nga robert datë 24 Mars 2013 - 22:42:

Edhe në ngjarjen e Jozefit duket se kemi atë: je zë fe, që d.t.th. se kemi një zë shenjti; ngaqë veriorët e krahinave të Egjyptit, -nga shkaku se Egjypti e ka pas shtrirjen dhe ndikimin e tij deri afër Eufratit-, zbrisnin deri në Egjypt dhe arrisnin edhe të ndikonin në jetën politike të Egjyptit.
Edhe tek rasti i vëllait të vogël, Beniamin, kuptimi që japin njo-hësit e hebraishtes, i përshtatet në këtë rast krejt atij shqip-verior: bini i min (biri i mirë). Por unë nuk do të hidhja krejt poshtë edhe kuptimin bini im (mio figlio; meine Sohn), duke e parë si një provë, se si gjuhët ndahen, (kuptohet, nëpërmjet zhvillimit).
Harruam të themi se ati i Jozefit dhe vëllezërve të tij quhej Jakob, i cili ia punon të vëllait të tij, Esaut në çështjen e trashëgimisë. Duket se edhe këtu kemi atë shqiptim: je kob, që ka kuptimin e njeriut që sjell të këqia, (por që më vonë nga shkruesit mbase nuk është kuptuar kuptimi konkret i këtij emri-cilësues).
Ky Jakob ka në bibël edhe emrin tjetër Izrael, që ka kuptimin e atij që ishte në grindje me Zotin, -shpjegim ky sipas vetë studiuesve izraelitë, të cilin e gjejmë në cilindo diksionar. Tek ky emër kemi atë fjalë internacionale, me prejardhje ndoshta nga Egjypti: izër, që tregon diçka djegëse, të sertë, jo paqësor. Në shqipe tregohet me këtë fjalë (izër, ithër) ajo bimë që na djeg kur e prekim; por përdoret shpesh kjo fjalë edhe në kuptimin figura-tiv për një njeri jopaqësor e të këndshëm. Fakti që disa studiues përpiqen ta gjejnë këtë emër si një toponim, është si të rrahësh ujë në hava, sepse tregon vetëm grindjen fetare midis Egjyptit e aleatëve t’ saj, (sot në vazhdimin sunit), me verilindorët që kishin tjetër fe, (sot në vazhdimin shiit). Ata të fesë jugore judea-se (je Deus) i quanin ata veri-lindorë me përçmim: izër el (i serti Zot).
Tek personi Juda shohim fenë e jugorve që do ta kenë marrë këtë emër nga veri-perëndimorët grekë apo paragrekë: je Deus; Deus quhej për këta jugorë si Zoti në përgjithësi, por kishte edhe kuptimin simbolik të Perëndisë së Tokës, sepse jeta e tyre e kultit nuk mund të ishte jashtë asaj të dheut (tokës), në ndryshim pra nga ajo e veriorëve që kishin më shumë për simbol zjarrin. Ndër judejtë e sotëm, pak prej e tyre e dinë që e kanë emrin nga feja.
Edhe toponimi i malit (gadishullit) të Sinai-t nuk tregon gjë tjetër veçse atë fjalë semite të zërit (sënit) të Zotit/ Perëndisë që dëgjoi Moisiu (mësuesi). Ngjarja është simbolike, -ndikimi egjypt aty.
Edhe tek toponimi Jeruzalem i bashkohemi mendimit të përgjithshëm mbi lidhjen e tij me paqen. Por ne e çojmë edhe më tej shpjegimin etimologjik të këtij toponimi: je ru shalom, je ra za lem. Fjala semito-arabe shalom-salam (paqe; pace; Frieden), nuk është gjë tjetër veçse za + lem , që kishte në kohë të lashta kuptimin e vendosjes së qetësisë nga lemia /lënia e zërit. Këto dy fonem-morfema u përdorën në nocionin modern të paqes, sepse këto ishin përdorur edhe në një kuptim disi më të “vogël” apo më “primitiv” i qetësisë midis individëve dhe grupeve. Fonem-morfema “ru”, “ra” ka mundësi ose të tregojë veprimin e rënies, ose perëndinë egjyptase Ra.
Tek emri i Sauli-t, (një mbret i mëvonshëm që u përpoq të ngre-nte mbretërinë e tij, por pati jetë të shkurtër), shohim s’a ul-i, që d.t.th. se nuk arriti të ulesh mirë në fronin e tij mbretëror, pra nuk mbretëroi gjatë. Mendoj që ky të ketë jetuar ose aty rreth viteve 700-640 para ndikimit masiv grek (të Solonit) ose rreth viteve 500-400 kur ajo zonë kishte përplasje të shumta me veri-lindorët.
Pas kësaj figure kemi një kaçak-mbret me emrin David pas të cilit shohim atë shqipe shkruesish pas-hetitash: da fud (ta fut), ngaqë ky ta fuste pabesisht. E gjithë jeta e tij është tepër negative, biles as nuk bëhet ndonjë përpjekje nga shkruesit për ti mbuluar gjurmët e tij kriminale; e megjithatë ky nderohet disi nga këta shkrues dhe sidomos nga rabinët e sotëm (!), duket kjo vetëm nga shkaku se i ka përkitur të gjithë krahëve, politikisht; dhe jugut fetarisht. Tashmë e dimë që tek "fud" kemi të lashtat "fi + dë" (fut në dhe).


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.