Forumi Horizont | Gjithsej 74 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 74 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Artan Hasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17810)
Në një hotel të lirë
one-night-stand-esh pagëzuar
vështrimet fajtore përkëdhelin liqenin
harruar…harruar…
mbi një shtrat gjarpërojmë...
të dy të martuar,
por jo me njëri tjetrin…
Vonë…vonë…nga dhoma dalim
tërë ankth…tërë siklet…
mendojmë…mendojmë…
asnjë fjalë nuk flasim…
hapat kanë frikë nga gjurma e vet….
një unazë na pret
atje ku përkasim…
“Kjo është herë e fundit…”
premtim i pëshpëritur...
por fundi s’paska fund,
por vetëm fillim…
prej shekujsh digjemi
epshesh përzhitur…
premtimet gjithnjë
mbarojnë me një rënkim…
Por në fund të korridorit
ndjehemi më mirë
ashtu sic iku
qetësia prapë vjen…
kur mbi derë të banjës
lexojmë të lehtësuar
dy fjalët e harruara
“LADIES”… “GENTLEMEN”…
Gjithsej 74 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 74 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.