Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)
Meta i kërkoi Ramës 15 deputetë dhe kryeministrin
“Meta i kërkoi Ramës 15 deputetë dhe kryeministrin”. Kjo është esenca e një kabllogrami që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të shtetit pak kohë pas prishjes së koalicionit mes PS-së dhe LSI-së. Në kabllogram flitet për një takim kokë më kokë në zyrën e Ramës në bashki ku Meta ka bërë kërkesat e tij dhe kreu i PS-së i ka rrëzuar të gjitha.
Titulli: Reformat elektorale për NATO-n po krijojnë një pol të tretë
Datë 7 mars 2008
Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers
Material konfidencial, deklasifikohet më 03/07/2018
“Që pas zgjedhjeve të vitit 2005, kreu i LSI-së Meta ka kaluar dhimbje të mëdha për ti provuar besnikërinë e tij koalicionit me pesë parti të opozitës. Tërheqja e Metës nga koalicioni me PS-në është cilësuar si shkaku përse e majta humbi pushtetin dhe PD-ja krijoi koalicionin qeverisës. Sipas kontakteve tona, Meta është takuar me Ramën në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës dhe i ka paraqitur kërkesa konkrete siç është rritja e numrit të deputetëve të LSI-së nga 5 në 15 në zgjedhjet 2009. Mësohet se ai ka paraqitur një pakt edhe për postin e kryeministrit. Kërkesat i janë rrëzuar.
Menjëherë sapo ka lënë takimin, Meta i xhindosur nisi sulmet publike ndaj integritetit të Ramës dhe legjitimitetit të tij si anëtar i PS-së ose i të majtës. Ai vlerësoi vlerat e socializmit të vërtetë dhe kontributin që kanë dhënë qeveritë e PS-së. Shfaqja e Metës ishte e cilësisë së mirë: Meta i lëvizjes studentore 1990, Meta që drejtoi Forumin Rinor Eurosocialist, dy herë kryeministri dhe kontributet e shumta të dhëna nga ai në PS dhe qeverisë shqiptare. (Shfaqja të kujtonte edhe Ilir Metën që për pak nuk sulmoi fizikisht kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli më 2006)…
..Burime pranë ish-kreut të PS-së Fatos Nano dhe Metës konfirmuan se ata kanë arritur një marrëveshje gjatë një dreke të qetë. Disa nga gjashtë mbështetësit e Nanos që votuan për presidentin Topi kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Metën. Flitet shumë shpesh për “marrëveshjet” me Nanon, por gjithmonë ato dështojnë. Në këtë rast është interesante të shohësh që LSI, kritikja më e madhe ndaj Fatos Nanos, ka ndalur… Nëse Meta ka krijuar “polin e tretë”, do të jetë më i dëmshëm për PS-në se sa për PD-në pasi partnerët e Berishës në koalicione janë më të disiplinuar. Por Rama nuk mundet të fitojë i vetëm. LSI e dënoi një herë opozitën socialiste, koalicioni i ri i Metës mund të marrë aq vota sa ta lërë sërish PS-në jashtë. Teksa zgjedhjet e 2009 po afrojnë, Rama duhet të bashkëpunojë me Metën. Për momentin ai ka mbajtur një qëndrim publik të qetë ndaj atij që e quajti “miku i tij Ilir Meta”. Detyra e Ramës do të jetë mbajtja e unitetit të opozitës dhe të ndalojë Nanon dhe Berishën që të marrin Metën në cepat e tyre. Sfida e tij më e madhe do të jetë si të plotësojë dëshirën publike të Metës për kryeministër…”.
Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.