Forumi Horizont | Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)
I Ri, persa i perket largimit, kete e prisja, pasi ne dhjetra debate qe fetare te ndryshem kan bere me mua, ata myslimane jane larguar pas rreth 5 min. duke thene se po lodheshin kot me mua pasi une isha mosbesimtar. -Po pikerisht per kete po perpiqesh ti kaq kohe me argumentat e tua pa baze, -u thoja une, -te me besh mua besimtar ne ate qe beson dhe ti! Pra kjo terheqje tregon se ti nuk ke aftesine ta vazhdosh diskutimin, pasi argumentat e tua bien shpejt poshte, sic do te bien edhe keto qe sapo solle, gje qe tregon se nuk sjell argumente por sllogane, te cilat ti enderron qe ne ti pranojm apriori (pa vertetim).
Fillojme me eksplozimin e madh. Nese e ke fjalen per Big-Bengun, -teori kjo per mua pa vertetim-, kete teori e ka dhene nje prift francez, Meteja, ne mos gaboj diku aty ne vitet 30. Por kjo nuk ka rendesi kur dhe kush e ka dhene, dhe sa e pranojme apo nuk e pranojme ne kete (hipo)teze. E rendesishme eshte qe, nese ne e pranojme qe kjo ka ndodhur vertet, kjo materie fillestare ishte nje gaz i zjarrte ne temperature te larte, pra nuk kishte si te ishin formuar planetet, diejt, gazet dhe hapsira qysh ne fillim te bashkuara keto, dhe pastaj keto u ndane. Jo, ky shperthim, (si gjithnje kur e kemi pranuar kete teori shperthimi), ka sjelle zgjerimin e hapsires dhe formimin e diejve, planetve, meteorve, etj. ne proces kontinuar, pra nuk ka aty veper ndarjeje, por formimi te ketyre trupave qiellore ngadale e gradualisht. Pra, ky kopim qe ka bere Muhameti nga Bibla, nepermjet nje-dy hebrejve qe kish shpesh prane, sepse Bibla flet disa here qysh ne fjalite e saja te para per keto ndarje, eshte thjesht nje "argumentim", nje shpjegim i njeriut te atyre kohrave, shpjegim feminor ky, ku ai nuk mund ta kuptonte formimin e trupave te ndryshem te kozmosit sipas kesaj teorie shperthimi apo tjeter teorie (evolimi dhe zmadhimi te vazhdueshem pershembull). Por ai njeri i atyre kohrave shihte kudo nje veprim mekanik, njelloj ai i dores se tij, ndaj dhe fliste per nje veprim te menjehershem mekanik ndarjeje nga Fuqia e Qiellit. Vazhdojme me te tjerat ne dritare tjeter per t'mos i merzitur ata qe marrin mundimin te lexojne ndopak.
Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.