Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Vllaznia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1935)
Në kampin kuqeblu, pas fitores së tretë radhazi, situata është shumë entuziaste
Haxhiosmanoviç: Jemi në rrugë të mbarë
Vllaznia edhe të shtunën ka bërë detyrën e saj, duke fituar ndeshjen e saj të tretë radhazi. Ndaj Shkumbinit, gjërat kanë qenë shumë më të thjeshta nga sa i kishin menduar vetë kuqeblutë. Vetëm pas 19 minutash lojë, gjithçka ka përfunduar, pasi për fitoren ka menduar Edi Martini. Klasi i tij nxori sërish "krye", ndonëse jo në kondicionin e tij më të mirë fizik. Megjithatë, ai e ka bërë për vete gjithë "Loro Boriçin". Fitorja e pardjeshme ndaj peqinasve e ka entuziazmuar së tepërmi edhe "projektuesin" e ekipit shkodran, Haxhiosmanoviç. Pas ndeshjes, malazezi ka nxituar drejt familjes së tij në Podgoricë, duke mos pasur shumë dëshirë të "mburret" para mikrofonëve të gazetarëve për fitoren e radhës. Të vetmet fjalë që kemi mundur t'i shkëpusim pas fitores me Shkumbinin, kanë qenë këto: "Mund të them vetëm që jemi në rrugë të mbarë. Megjithatë, nuk duhet të kënaqemi me këtë fitore të thellë, pasi kemi ende punë për të bërë në rrugën e gjatë të kampionatit." Gati në të njëjtën linjë mendimi dhe arsyetimi me të është edhe ndihmësi i tij, Esat Rakiqi, i cili ka shtuar: "Mbase nuk shkëlqyem në këtë takim, por rëndësi ka fakti që arritëm një fitore të lehtë. Është e treta fitore radhazi, gjë që, pa dyshim, na kënaq pa masë. Sidoqoftë, nuk duhet të ndalemi këtu. Përpara kemi takimin me Lushnjën, të cilin e konsiderojmë shumë të rëndësishëm." Entuziast është shfaqur edhe presidenti i klubit kuqeblu, Agron Çela, për të cilin ky tripikësh është i katërti që nga koha kur është vënë në krye të Vllaznisë. "Nuk duhet të mjaftohemi me kaq. Jemi në rrugë të mbarë e kjo është shumë e rëndësishme për ne," - ka thënë Çela. Të shtunën, kuqeblutë, me fitoren e thellë ndaj Shkumbinit, me rezultatin 4-0, kanë sigluar të tretën fitore radhazi. Vendi i pestë në renditje për ta konsiderohet i përkohshëm, pasi Dinamo dhe Tirana janë vetëm një hap larg. Pozitiv për kuqeblutë është edhe fakti tjetër, që kanë mësuar sesi shënohet, ndërkohë që nuk kanë harruar "të mbyllin vrimat" e prapavijës. Aq e vërtetë është kjo, sa vërtetohet menjëherë kur sheh bilancin e tri javëve të fundit: 9 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Premisat për më tej duken pozitive, por kjo nuk mjafton, sepse duhet ruajtur ritmi. Haxhiosmanoviçi, pikërisht për këtë, u ka bërë thirrje të tijve që të ruajnë përqendrimin maksimal në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.