Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 12 Mars 2005 - 05:02:

metilimi i ADN

Cod. B12032005

Metili(CH3-) eshte nje strukture e thjeshte qe ka nje afinitet per citozinat e ADN. Enzimat i marrin ato nga grupet folato dhe nga vitamina B12 dhe i shperndajne sa andej-ketej neper gjenome.Sa me i metilur nje zinxhir ADN-je, aq me e vogel eshte mundesia qe ai zinxhir te transkiptohet ne ARN dhe te kryeje funksionin e vet.Por perveç kesaj duket se keto grupe sherbejne per tu ruajtur nga ato elemente gjenike qe jane traspozomet(segmente ADN ne gjendje te levizin nga njeri kromozom ne tjetrin dhe shkaktare te semundjeve te ndryshme sic do te shohim me vone ne rastet e kancerit).Nje mungese metilimi shton numrin e anomalive gjenike dhe çon ne mutacione vdekjeprurese.

A mund te çoje metilimi ne kancer?Eshte pare qe metilimi bllokon transformimin e qelizave te modifikuara ne malinje.Ne polipozin e zorres se trashe psh shihet nje ulje metilimi.Nuk dihet se pse ndodh kjo ulje sepse nuk njihet asnje enzime demetiluese deri me sot.Por nje ulje metilimi çon ne rritjen e mundesise per çrregullsi gjate ndarjes qelizore.

Nje tjeter vezhgim tregon se ekzistojne qeliza kanceroze qe kane antionkogjene(gjene qe normalisht krejne funksione mjaft te rendesishem tek njeriu por qe nje mutacion i tyre mund te coje ne kancer) normale.Eshte metilimi ai qe çon ne kancer ne keto raste.Problemi eshte se nuk ka asnje ilaç gjer me sot qe te rregulloi kete ipometilim.Ekzistojne disa ilaçe qe me sa duket heqin metile nga ADN.Po mundohen te shpikin ilaçe qe mund te rregullojne perqendrimin e grupeve metil.d.m.th te heqe grupet metil nga onkosopresoret(gjene qe ndalojne trasformimin e disa gjeneve te tjere ne gjene kancerogjene).Problemet ketu jane dy nese gjendet ilaçi:

-Si mund ta besh specifike per ato gjene.Pra ulja e efekteve kolaterale.

-Mbarimi i efektit te ilaçit çon ne ridaljen e metileve dhe heshtja e onkosopresoreve.

Eshte pare se metilimi luan nje rol te rendesishem edhe ne "IMPRINTING" qe aktivizohet tek embrioni pak pas pllenimit dhe qe çon ne heshtjen e gjeneve ose te kromozomit total.Ç'ben qe enzimat metiluese bejne te heshtin alele specifike dhe te lihen te tjere?Ne rastin e klonimit eshte pare se zevendesimi i berthames çon ne nje çorganizim total te epigjenomes dhe shton problemet,prandaj edhe 90% e kloneve vdesin para lindjes,ndersa ato qe lindin nuk kapin moshen e madhe.Pra metilimi nuk i hesht gjenet por i vendos ne nje gjendje te heshtur(vereni me kujdes se mund te duket si loje fjalesh por ka 2 kuptime te ndryshme ketu.ne rastin e pare po flasper nje heshtje te perhershme ndersa e dyta per nje heshtje te perkohshme).Sikur enzimat i marrin lajmet nga diku.(per imprinting do te flas me vone me teper)

Tani ne mbarim te projektit te gjenomes njerezore hapet nje sfide tjeterrojekti "epigjenoma njerezore": perpilimi i nje harte te grupeve metil ne te gjithe gjenomen marre persiper nga nje institut ne angli.Nje lajm i dhene tregon se perfundoi perpilimi i 100.000 grupeve ne kromozomin 6.
kaq di une per momentin rreth metilimit.

edhe nja 2 fjale me teper per sa i perket kromatines...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.