Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga Fajtori datë 02 Maj 2005 - 04:41:

Diku nga mesi i Prillit

Sot lajmet informuan mbi kapjen e 150 kg heroine nga policia italiane. Eshte sekuestruar nje anije dhe jane arrestuar 11 shqiptare qe kishin krijuar nje rrjet te madh droge. Cdo gje ne rregull persa i perket lajmit. Ajo qe me ben pershtypje eshte menyra si jepen gjithmone keto lajme. Asnje televizion nuk alarmohet nga gjera te tilla. Lajmi jepet kalimthi sikur te prekte tangent jeten e perditshme dhe kalohet tek lajmi tjeter. Shqiptaret nuk ndjejne asnje faj per krimet e bashkekombesave. Televizionet nuk i japin rendesi dhe qytetaret ndihen larg pergjegjesise. Ndoshta nuk e kuptojne problemin madhor qe fshihet brenda ketyre lajmeve, por cirren kur ndonje grek apo anglez identifikon shqiptaret me krimin. Toleranca ndaj krimit qe mbizoteron ne Shqiperi perkthehet ne mungese kulture ne ambjentet perendimore dhe keshtu lind racizmi ndaj shqiptareve. Por kete efekt nuk e llogarisin mediat shqitpare.

Te gjesh nje shtepi ne Itali eshte shume here me e veshtire nese ke damken “Shqiptar”. Per kete e kane fajin jo vetem kriminelet qe rrojne ne saje te droges dhe vrasjeve, por edhe ju qe kriminelet i lindni dhe i rrisni nen justifikimet e problemeve ekonomike. Prandaj ju, shqiptare, meritoni krejtesisht damken qe ju ka vene perendimi. Ju do te vazhdoni te jeni qytetare te kategorise se dyte derisa te mos kuptoni demin qe i sillni kombit me kriminelet qe shperndani neper bote. Ju, nena kriminelesh, pranojeni qe keni rritur kriminele. Mos u orvatni avokateve qe ti nxirrni bijte tuaj kriminele nga burgu. Nxirreni moralin nga ligjet dhe futeni thelle ne ate tru oportunist. Ju vellezer kriminelesh, pranoni te hani buke thate per hir te ndershmerise. Mjaft dolet rrugeve me makina cabriolèt per te shijuar parate e krimit. Ndersa ju, gra kriminelesh, mjaft vute kujen kur ju arrestojne burrin. Ulni koken dhe vuani sepse ky eshte cmimi qe duhet te paguani per ushqimet e ngrena deri dje. Dhe mjaft i qethet ata femije si alabake ne miniature, me floke me bishta dhe qafe te trashe.

Dikur Sali Berisha justifikonte teseren e PPSH-se me termin “bashkevuajtes dhe bashkefajtore”. Nuk e di sa mund te pershtatet termi “bashke-kriminel”, por di qe ky koncept kalon ne mendjet e qytetareve perendimore teksa refuzojne te me japin shtepine me qera. Ja pse une shqetesohem kur bashkekombasit e mi kapen me droge, ndersa ju vazhdoni te ndiqni lajmet me indiferentizem.


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.