Forumi Horizont Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8617)


Postuar nga X-File datë 12 Janar 2006 - 16:40:

marr nga Gazeta Shqipetare

Plani i BG&R, për pengimin e pavarësisë së Kosovës
Zbulohet oferta për kryeministrin serb


Ju kujtohet Lanny Griffith dhe kompania amerikane BG&R? Ajo është kompania që ndihmoi Partinë Demokratike dhe kryeministrin aktual Sali Berisha të vinin në pushtet. Amerikanët e BG&R i janë rikthyer sërish Ballkanit dhe shqiptarëve, por këtë herë qartësisht kundër interesave të tyre kombëtare. BG&R për një pagesë prej 60 mijë USD në muaj i ka ofruar ndihmën e saj qeverisë serbe të Koshtunicës për të penguar Kosovën të fitojë pavarësinë e saj nga Serbi-Mali i Zi. Në prag të hapjes së negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës, kompania amerikane angazhohet që të ndihmojë qeverinë serbe në ndalimin e prekjes së kufijëve të Serbi-Mali i Zi, që do të thotë pengimin e pavarësisë së Kosovës.Gazeta Shqiptare ka mundur të zbulojë letrën që Lanny Griffith, drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane dërguar, më 17 nëntor 2005, i dërgon Aleksandar Simic, shefit të kabinetit të kryeministrit të Serbisë. Letra hapet me fjalët: “ne jemi të nderuar t’i paraqesim qeverisë së Serbisë këtë plan-propozim që paraqet pikat kryesore në të cilat Barbour Grifith & Rogers mendon t’ju ndihmojë ju në politikën e jashtme veçanërisht në diskutimet për të ardhmen e Kosovës”. Më tej ai tregon se kush është kompania lobiste BG&R dhe se vepron ndjeshëm në politikën amerikane.Qëllimi i punësShefi ekzekutiv i BG&R i shkruan zyrës së kryeministrit të Serbisë se puna e kompanisë në emër të qeverisë serve do të përqëndrohet në zhvillimin e një strategjie për të paraqitur interesat e Serbisë në diskutimet e ardhshme për statusin e Kosovës. “BGR do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë një ekip profesionistësh me përvojë që do të mbështesin qeverinë me ekspertizë në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet publike”, shkruan Griffith.Zhvillimi i strategjisë“Ekipi i BG&R-së do të punojë së bashku me zyrtarët e përcaktuar nga qeveria serbe dhe zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë për të përcaktuar rrugën për një progres të suksesshëm të interesave serbe edhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në letër duke shtuar se kompania do të sigurojë edhe konsultime për çështjet që do të ngrihen gjatë negociatat të sposorizuara nga OKB-ja.BG&R premton se do të ndikojë mbi Presidentin, sekretaren e shtetit në lidhje me pozicionin që do të mbajnë amerikanët në këtë proçes (diskutimit të statusit të Kosovës). “Brenda këtyre zyrave, do të jetë shumë e rëndësishme të ndikohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e Departamentit të Shtetit si dhe ambasadorët në OKB. Është shumë e rëndësishme që pikëpamjet dhe opinionet e qeverisë serbe të dëgjohen nga dega ekzekutive për të arritur një zgjidhje që nuk shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë e Malit të Zi”, thuhet shprehimisht në letër. Lobimi në Kongres“Ka interes themelor në Kongresin amerikan lidhur me diskutimet për statusin e ardhshëm të provincës”, shkruan shefi ekzekutiv i BG&R. Sipas tij shumë prej zyrave të Kongresit kanë marrë deri dhe informacione të gabuara për situatën. “Pikëpamjet e qeverisë për çështjet e sovranitetit, decentralizimin dhe repsektimin e të drejtave të minoriteve duhen dëgjuar”. Ndërsa, Serbia Causus, një grupin bipartizan jozyrtar i kongresmenëve të interesuar apo të lidhur me Serbinë ofron një bazë të mirë për të punuar”, vazhdon ai. Qeverisë serbe i ofrohet ndihma për të zgjeruar për të rritur mbështetjen e Kongresit për pozicionin e Qeverisë së Serbisë. BGR do të përqëndrohet në komitete të rëndësishme si Komiteti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. BG&R do të përdorë përvojën e saj të jashtëzakonshme duke punuar me udhëheqjen për të siguruar se ata do të jenë në dijeni të pozicionit serb për bisedimet e statusit përfuindimtar. “BG&R do t’i sigurojë Qeverisë së Serbisë ndihmë në organizimin e fushatës te liderët e politikës dhe opinionit në Uashington në favor të saj lidhur me zhvillimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe progresin, duke krijuar kështu pozicionimin e Serbisë në bisedat për Kosovën”, shkruan përfaqësuesi i kompanisë amerikane. Ai garanton se ekipi i BG&R-së do të punojë me Qeverinë e Serbisë për të qenë në krye të ciklit të ri për të mbajtur në vëmendje angazhimin e Serbisë për të vepruar si partner i përgjegjshëm dhe për të mos lejuar që për çështjet të ketë keqinformime apo ngjarje të papritura. Sipas letrës, të gjitha burimet e kompanisë amerikane do të jenë në dispozicion të qeverisë serbe për një vit rresht nga 1 janari 2006 deri në 31 dhjetor 2006, përgjatë gjithë kohës së diskutimit dhe vendosjes së statusit përfundimtar për Kosovën. Fshehtësia “BG&R e kupton se gjatë paraqitjes, do të jemi përgjegjës për informacione, praktika apo politika që ju doni t’i mbani të fshehta. BGR ruan fshehtësinë dhe nuk zbulon informacionet periudhën e kontratës apo përmbajtjen e saj, ashtu siç e parashikon ligji”.KONTRATATermat financiarë-Kontrata nis më 1 janar 2006 deri më 31 dhjetor 2006-60 mijë USD në muaj është pagesa për BG&R-Qeveria serbe të rimbursojë shpenzimet për telekomunikacion, printime, fotokopje dhe shpenzime të tjera -BGR duhet të rimbursohet edhe për trasportin jolokal, ushqimin dhe aktivitetet e tjeraFaturimi-BG&R do t’i faturojë Qeverisë së Serbisë kërkesat për pagesat profesionale në avancë. -Fatura e parë prej 180 mijë dollarësh do të dërgohet më 15 dhjetor 2005. -BGR do të paraqesë më pas fatura në ditën e fundit të çdo muaji për shpezimet gjatë aktivitetitKush është Barbour Griffith & RogersBarbour Griffith & Rogers, LLC, është themeluar në vitin 1991. Sipas faqes zyrtare të shoqërisë në internet, ajo është një kompani avokatësh, specialistësh të politikave dhe profesionistëve të tjerë, me bazë në Uashington D.C. Kjo firmë është aktivisht e përfshirë në fushën e çështjeve të politikave publike, të cilat dominojnë jetën politike amerikane dhe axhendën e korporatave. Ajo shërben si avokate në marrëdhëniet federale, ka lidhje jetike me qeverinë, është aleate në zhvillimin e biznesit kudo në SHBA dhe në tregjet përqark botës.


  Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.