| Forumi Horizont | Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 » Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Videot/kenget me te bukura te muzikes shqiptare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13423)
Shqiperia oj nana ime...
![]()
Bojken Lako - Puthe Fatin
Ka ca kenge ketu qe jam krenare qe jane ne shqip ne nje gjuhe tjeter s'do kishin te njejtin efekt 
Puth lëkur , ajër
Puthe fatin tënd
Puthe fortë quhet jetë
Dhimbjen puth ka të njejtin emër
Apo më mirë puth atë që s'ka emër
Flasim, flasim
Shumë bëjm shumë zhurmë
Por me siguri fshehim fajet
Kështu e paskan ndjenjat
Rrinë pranë heshtjes
Çdo gjë e bukur hesht
Është e qetë se e din bukurin e saj
Nuk mundë të hesht s'jam i pastër vet
As ti mos hesht unë do të gjej
Besoj tek ti në dashuri
Tek ata që nuk jan më mes nesh
Nuk jan me mes nesh që të jemi ne
Flasim, flasim
Shumë bëjm shumë zhurmë
Por une e di
Gjithqka e bukur hesht
Është e qetë se e din bukurin e saj
Nuk mundë të hesht s'jam i pastër vet
As ti mos hesht unë do të gjej
Besoj tek ti në dashuri
Tek ata që nuk jan më mes nesh
Nuk jan me mes nesh që të jemi ne
Puth lëkur , ajër
Puthe fatin tënd
Puthe fortë quhet jetë
Dhimbjen puth ka të njejtin emër
Apo më mirë puth atë që s'ka emër
Leonard Bombaj & Aleksander Gjokaj - Kjo nate sa nje jete
Leonard Bombaj & Evis Mula - Miremengjesi Miss lamtumira
Nder me te bukurat per mua.
Anarky - Engjejt
Po e degjoja tani por s'paska video ne youtube sic ndodh rendom me keto grupet qe fatkeqesisht s'jane te degjuar ne Shqiperi, as teksti ... do ishte te kerkoja shume.
Minatori - Molla me sherbet
Nese ka mundesi ndonje nga Kosova ta shqiperoje do ishte mire, ka shume fjale qe ne shqip s'perdoren jam kurioze ti di.
Dua t’ kendoj nje kenge me shuri
Nje kenge t’ nxehte perreth uçkuri
Per at’ syzeze, o per nje vashe
C’ka po m' kqyr si hukubet
Se me t’grabit moj se kom nijet
Sa here qe po ti’leshoj syte
Zhig po me vjen me t’u avit
Mori molla me sherbet
Qysh pi’e lem ket’ muhabet
Mos e merr ket’pune hajgare
Se pa me mar moj, nuk ki care ….
Alla hile fole nai fjale
Se ment prej kreje dojn me m'dal
Fjalet e mia mos i merr me bisht
Moj fisnike oj dall’dyshe
Une dhe ti ja bojme diqysh…
Per hijeshi kur s’me vjen tek guni
Edhe, kjofsha i zi me lan sapuni…
Pse po m’ thu se jam i zi
Pash faqet e tua si molla,sherbetli
Vetem ne to une i shkreti mendoj
Ama njonen t’a kafshoj..
Xuxi - Eja me merr
ps: Eshte padyshim nje nga kengetaret me te preferuar Kosovare. Zeri , stili, kenget, muzika, gjithcka e Xuxi-t me pelqen.
http://www.youtube.com/watch?v=Xoi49EdyWO4
Perdja e fundit ra per ne
para kohe shfaqja perfundoi
e kuptoj qe ti me s`je
tash e shoh qe me kot te kerkoj
gjithe boten e mallkoj
Eja me merr
nga ky tmerr me nxjer
nuk mund te vazhdoj
dhembjen qe me vret ndalma zot
nuk mundem me te duroj
veq ti mundesh te na kthesh
ku ishim dikur
theje ket mur
me degjo... (x2)
Tash qe cdo gje morri fund
n`Zemren time dimri perjet zbret
smund ta gjej nje fjal askund
veq nje ze brenda meje flet
cdo gje ty te therret
Eja me merr
nga ky tmerr me nxjer
nuk mund te vazhdoj
dhembjen qe me vret ndalma zot
nuk mundem me te duroj
veq ti mundesh te na kthesh
ku ishim dikur
theje ket mur
me degjoooo...
me ndihmoooo
me ndihmoooo
te gjej
Adelina Ismajli - Sepse je ti
Nuk jam ndonje fanse e kesaj kengetareje por me rastisi ta degjoj sot e cuditerisht e ktheva prape nja 2-3 here
I adhuroj dhe me mungojne shume mbremjet Rock & E , bashke me ta.

NA - Oh sa lezet
Flori ft kthjellu - Ste fal
E thjeshte dhe origjinale, edhe pse ka disa momente qe ai Flori e "prish" gjithe simplicitetin e videos dhe kenges.
| Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 » Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.