Forumi Horizont | Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)
Me ka dale shpesh para syve, por s'jam bere mbare ta shikoj siç duhet. Fotografia eshte shume e mire (si tek reklama per Channel 5 qe Tulipani postoi diku tjeter me duket nga i njejti regjizor).
Puna eshte se ka ca filma qe duhen pare nga fillimi qe te vleresohen siç duhet. Por kjo varet nga humori qe ke, nga frenezia e dites etj. Heren e pare e kapa The Piano pergjysem dhe mu duk film kot. Pastaj e pashe nga fillimi dhe me futi ne nje bote tjeter.
Shumica e filmave mezi meritojne te rrine ne sfond. Ndonje tek-tuk ja vlen te kete vemendjen e plote. Por ne pergjithesi ato lloj filmash nuk kane pike vlere po i pe gjysma-gjysma.
Fantozzi
Mmm Yann Tiersen jo fatkeqesisht, ndryshe do kisha vene tellallin. Una kam pare Amelie vetem per muziken por qelloi qe filmi te ishte i bukur sa dhe melodia. Regjizori ka nje vecori, te ben te hysh ne film e te ben te besosh dhe ne boten e tij surreale ne fund Amelie te duket si filozofi jete jo si personazh filmi. Vetem pak ia arrijne kesaj gjeje.
Thelma & Louise
Film goxha i bukur,sado qe finalja cik teper fatale.....gjynah...viktima te sistemit te eger maskilist
po dhe ato e ekzagjeruan cik,sikur do lindnin prape...ja do benin 4-5 vjet burg dhe pastaj per sjellje te mire do i nxirrnin,aq me shume qe deshmimtare kundra nuk kishin....ai tipi iku njehere e mire...nejse kshu e mendoi rregjizori...s'kemi c'i bejme
e kam pare nja 10 here kete filmin po gjithmone njesoj mbaron...sa cudi ....se mos i fusnin ndonjehere te frenuar para humneres...jo per qamet !! ehhh
Farewell My Concubine/ Addio mia concubina
Ky film s'ben per ata qe skane durim sepse zgjat nja 3 ore. Megjithate s'mund ta harrosh pasi e ke pare, eshte nje kryeveper. Kina para dhe pas komunizmit. Si u shkaterrua gjithcka ne emer te revolucionit kulturor e se si ndryshuan raportet mes njerezve tashme ne diktature.
Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.