Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Eria datë 14 Qershor 2008 - 13:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
aventurë , fantashkencë . nga kto historitë me superpoteri ...


Po e le dhe ca kohe pa pare ,spaskam humb gje


Postuar nga Glaukus datë 14 Qershor 2008 - 14:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Po e le dhe ca kohe pa pare ,spaskam humb gje



edhe unë u zhgënjeva nga fotografia që ka te kopertina e diskut ... tjetër gjo prisja - tjetër doli


Postuar nga BIONDIA datë 14 Qershor 2008 - 15:58:

Filmi i fundit
AMICE -NEMICE

nje film shume i bukur dramatik me Julia Roberts


Postuar nga Fajtori datë 06 Korrik 2008 - 23:28:

The third mother (La terza madre, 2007)

Film skandaloz dhe 2 ore te harxhuara kot. Tema eshte komplet retorike dhe dialogjet te denje per teatret e viteve 1800. Aktoret jane bernut komplet, s'di nga ti kapesh, duken sikur po lexojne mesimin. Dublimi italisht pastaj eshte hall me vete. Shkurt hesapi, ky film konfirmon edhe njehere qe Dario Argento nuk di te beje filma. Asia Argento nuk po meson te akteroje megjithese ka bere shume filma tashme. I vetmi rol qe i pershtatej eshte tek "The Heart Is Deceitful Above All Things", ku luan rolin e nje drogaxhie qe s'di te shqiptoje fjalet. Aftesite e saj per dublim jane te ngjashme me aftesite e Monica Bellucit, pra afer zeros.

Nga efektet speciale mund te kujtoje pak filmin spanjoll "El laberinto del fauno" (2004). Por nese ky film do ishte sa nje e njeqinta e filmit spanjoll do ishte prape me i bukur se c'eshte. Praktikisht ngjan me shume me filmin televiziv Sheena sesa me ndonje film te mirefillte per tu pare.


Postuar nga NS-6 datë 07 Korrik 2008 - 01:23:

Chiedimi se sono felice

Aldo Giovanni e Giacomo ne nje komedi qe vetem ata dine ta bejne...situata shume te kendshme, batuta e mimika shume te forta


Postuar nga Tulipani datë 07 Korrik 2008 - 15:06:

Lightbulb Slevin

Aman kam pyetur veten nese Dario Argento i financon vete filmat e tij apo ndonje psikopat financues e ben sepse po te jete kjo e fundit do kete dale me humbje kolosale duke qene se filmat e tij 2 dite pas premieres i heqin nga kinemate


une kam ripare Slevin, qe eshte me te vertete shume i bukur. I vetmi rol i Josh Hartnett per te qene (i shkreti prej fizikut i japin perhere role kot ) ... per aktoret e tjere komplimentet jane te teperta



Postuar nga agata datë 09 Korrik 2008 - 19:41:

Nuk po ju them cili eshte filmi i fundit qe kam pare por filmi qe me ka bere me teper pershtypje kohet e fundit...

Filmi CRASH dalur per here te pare ne 1996;
I realizatorit David Cronenberg.
Luajtur nga aktoret : James Spader, Holly Hunter, Elias Koteas, Deborah Kara Unger, Rosanna Arquette...

Nje Film shume i çuditshem, ku flet per nje çift qe kan nje seksualitet shume te komplikuar. Mbas nje aksidenti me makine, ky çift fillon te kerkoj ekxplorimin e nje raporti shume te cuditshem, qe lidh rezikun, çdhurjes seksuale, dhe vdekjen...

As vete se kam kuptuar pse nje film aq çnjerzor me mbajti para ekranin per 1 ore e 40 minuta... Impresionues!


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Korrik 2008 - 21:10:

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Nuk po ju them cili eshte filmi i fundit qe kam pare por filmi qe me ka bere me teper pershtypje kohet e fundit...

Filmi CRASH dalur per here te pare ne 1996;
I realizatorit David Cronenberg.
Luajtur nga aktoret : James Spader, Holly Hunter, Elias Koteas, Deborah Kara Unger, Rosanna Arquette...

Nje Film shume i çuditshem, ku flet per nje çift qe kan nje seksualitet shume te komplikuar. Mbas nje aksidenti me makine, ky çift fillon te kerkoj ekxplorimin e nje raporti shume te cuditshem, qe lidh rezikun, çdhurjes seksuale, dhe vdekjen...

As vete se kam kuptuar pse nje film aq çnjerzor me mbajti para ekranin per 1 ore e 40 minuta... Impresionues!



hahahaaaaaaaaaaaaaaaaa.... e paske pare edhe ti?!


Une ate film e kam pare para gati 2 vitesh... alucinant, komplet alucinant!


Postuar nga Tulipani datë 22 Korrik 2008 - 01:39:

Un amore senza tempo

Tani kushdo qe shikon kete trailer do ta merrte mundimin ta shikonte, pastaj kur e thone qe autori eshte ai i The hours nje arsye me shume. Fakti eshte, qe mund ta konsideroj si nje nga filmat me te merzitshem, me te parealizuar qe kam pare ndonjehere. Regjisori eshte munduar te bashkoje ngjarje ne kohe te ndryshme por jo vetem qe s'ia ka dale por i ka prishur dhe ato vec e vec. Nje histori dashurie qe s'merret vesh si fillon, si zhvillohet e si mbaron. Karaktere me kot s'ka ku te veje. E vetmja gje qe shpeton eshte fotografia.


Postuar nga Demokrate4ever datë 22 Korrik 2008 - 02:14:

Enigma shpejt informacionet rreth "Mama Mia" qe te shkoj ta shoh edhe une


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.