Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga kurt datë 24 Qershor 2010 - 04:39:

o bo bo, kur e shikoj kte videon fajtoro m'duket vedi shume i vjeter as nuk me ka rene ndermend ta shikoja me pare
me kujtohet ate dite kur vdiq enveri dhe po loznim futboll ne femijet e vegjel se fusha ishte e lirshme nga ata me te rriturit.
nje komshi vjen dhe na e prish lojen se kjo "tragjedi" kishte ndodhur, sa iken ai ne ja filluam lojes prap
me duket komplet si nje enderr apo nje planet tjeter qe si rrealitet nuk ka egzistuar kurre, por mendja ime e tridhuar makes it up


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 24 Qershor 2010 - 04:40:


Postuar nga AngelDevil datë 25 Qershor 2010 - 15:37:

GRACKA: E VERTETA RRETH PSEUDO-SKANDALIT PANGO


Postuar nga Fajtori datë 26 Qershor 2010 - 20:39:

Ky lajmi "i fundit" eshte vene nja 3 here ne forum.

Kishim nje minsiter legen (siç jane shume te tjere). U tregua hapur sesi funksionon pushteti ne Shqiperi. Megjithate ka shqiptare qe e mbrojne, sepse gjoja ishin ata te Fiksit legene. Me pak fjale:

Vetem ne Shqiperi legenizmi mbrohet me legenizem.
Vetem ne Shqiperi krimi ordiner quhet krim, ndersa krimi shteteror quhet aftesi.


Postuar nga AndreaPirelli datë 27 Qershor 2010 - 21:06:

Nuk besoj e mbrohet Pango. Pango fitoi me te drejte gjyqin per shkeljen e privacy ...... te tij, po kjo nuk do te thote se pushteti nuk funksionon ne ate menyre. Se eshte populli i trashe atje dhe nuk di te beje dallimin eshte tjeter pune .............. . Ylli do e kishte fituar ate gjyq ne cdo vend te botes ................. .


Postuar nga AngelDevil datë 28 Qershor 2010 - 00:36:

Puna eshte qe dhe ata te trashet dhe ata "te hollet" e dine dhe e njofin kush eshte Pango se aq eshte Tirana merren vesh te gjitha. Spo mbron njeri Pangot & CO por po nenvizoj faktin qe mediat jane te perlyera deri ne gryke me pisilliqe nga me te ndryshmet.


Postuar nga Fajtori datë 28 Qershor 2010 - 04:08:

Tani... jemi qe jemi... Pangos ia dime gjerat, le te habitemi me artin e montazhit...

Historia ishte shume e thjeshte:

"Une kam televizion dhe ti je minister. Te dy kemi pushtet ne popull. Kjo pune eshte me jep te jap. Ti ndihmo personat qe te dergoj une, dhe une nuk te sulmoj ne TV. Ti, Ylli (pervers) Pango pranove te besh kete loje si minister. Ishe qe ishe e ftove femren ne shtepi. Ishe qe ishe... ia lype. Ajo media e perlyer ta paska futur se femra kishte kamera. Pune dreqi. Tani lesho njerezit te tregosh se fajin e lypjes e ka media. Jeton ne nje vend katunaresh qe protestojne per vrimen e Klodit, o sot o kurre ti duhet te dalesh burre!"

Nga historia doli qarte si funksionon pushteti ne Shqiperi. Ministra dhe drejtore televizionesh gjejne vende pune per njerezit e vet duke bere ndere reciproke. Nuk eshte per te patur besim as tek media, as tek politika, sepse se bashku krijojne nje oligarki qe mbajne ne kembe njera tjetren. Ne kete drejtim media ishte e perlyer, patjeter. Por shqiptaret nuk i skandalizon menyra e ndarjes se pushtetit, aq sa fakti qe femres ne fund ia lypi. Madje çeshtja u reduktua ne "ia lypi apo s'ia lypi", "e provokoi apo se provokoi", "ishte burre apo ishte gay".

Oligarkia e stimulon kete lloj konfuzioni. Me mire te ndahen njerezit ne grupe "ia lyp/s'ia lyp" sesa te kuptojne qe Shqiperia qeveriset nga nje grup oligarkie. Me mire te habiten me artin e montazhit, sesa te duket sheshit qe shteti shqiptar eshte nje krijese fallco qe nuk ka aresye te ekzistoje. Keshtu qe ka te drejte AngelDevil. Pangos ia dinte problemet e perversitetit heteroseksual, Tirana eshte e vogel dreqi ta haje, ajo qe nuk dihej eshte se vajzen me kamera e kishte derguar media. Uaaaa, e paimagjinueshme. Te hollet dhe te trashet po bashkohen ne luften kunder medias qe ben montazhe... se Pango dihej si ishte...


Postuar nga cecilia datë 28 Qershor 2010 - 13:34:

Se kam kuptuar kurre politiken Shqiptare...Dhe se marr mundimin t'a kuptoj!

Po sikur t'i heqim 'P' Pangos t'a bejme Lango?!

Bohet gjo?


Postuar nga Eria datë 28 Qershor 2010 - 14:18:

Si perfundim,e thote njeri me dy fjale...kush e ka fajin???


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 28 Qershor 2010 - 18:17:

plako i shkoi ne shtepi .....duhet ta Q................ Ka bo dhe gabim


Postuar nga AngelDevil datë 28 Qershor 2010 - 18:23:

Re: Tani... jemi qe jemi... Pangos ia dime gjerat, le te habitemi me artin e montazhit...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Historia ishte shume e thjeshte:

"Une kam televizion dhe ti je minister. Te dy kemi pushtet ne popull. Kjo pune eshte me jep te jap. Ti ndihmo personat qe te dergoj une, dhe une nuk te sulmoj ne TV. Ti, Ylli (pervers) Pango pranove te besh kete loje si minister. Ishe qe ishe e ftove femren ne shtepi. Ishe qe ishe... ia lype. Ajo media e perlyer ta paska futur se femra kishte kamera. Pune dreqi. Tani lesho njerezit te tregosh se fajin e lypjes e ka media. Jeton ne nje vend katunaresh qe protestojne per vrimen e Klodit, o sot o kurre ti duhet te dalesh burre!"

Nga historia doli qarte si funksionon pushteti ne Shqiperi. Ministra dhe drejtore televizionesh gjejne vende pune per njerezit e vet duke bere ndere reciproke. Nuk eshte per te patur besim as tek media, as tek politika, sepse se bashku krijojne nje oligarki qe mbajne ne kembe njera tjetren. Ne kete drejtim media ishte e perlyer, patjeter. Por shqiptaret nuk i skandalizon menyra e ndarjes se pushtetit, aq sa fakti qe femres ne fund ia lypi. Madje çeshtja u reduktua ne "ia lypi apo s'ia lypi", "e provokoi apo se provokoi", "ishte burre apo ishte gay".

Oligarkia e stimulon kete lloj konfuzioni. Me mire te ndahen njerezit ne grupe "ia lyp/s'ia lyp" sesa te kuptojne qe Shqiperia qeveriset nga nje grup oligarkie. Me mire te habiten me artin e montazhit, sesa te duket sheshit qe shteti shqiptar eshte nje krijese fallco qe nuk ka aresye te ekzistoje. Keshtu qe ka te drejte AngelDevil. Pangos ia dinte problemet e perversitetit heteroseksual, Tirana eshte e vogel dreqi ta haje, ajo qe nuk dihej eshte se vajzen me kamera e kishte derguar media. Uaaaa, e paimagjinueshme. Te hollet dhe te trashet po bashkohen ne luften kunder medias qe ben montazhe... se Pango dihej si ishte...




s'thone kot qe ironia eshte shprehja me e bukur e inteligjences ... apo jo Faje

mgjate gazetaria ketu eshte si puna e kesaj barcaletes:

Na ishte nje herė nje gazetar i cili po kerkonte lajme. Shikon nje grumbull njerezish te mbledhur diku dhe shkon menjehere prane tyre. Kur pyet se cfare ka ndodhur, i thone qe ka ndodhur nje aksident. Gazetari pas shume perpjekjesh nuk arriti te cante shume turmen. Per te arritur sa me pare ne mes thote .... Hapuni se une jam djali i te aksidentuarit... Njerezit hapen dhe ne toke gjendej nje gomar i shtrire....

ti do pyesesh se mos e kishte emrin Filip ky gazetari .... ncuq di gjo thom une


Postuar nga Fajtori datë 23 Korrik 2010 - 12:31:

Sherbimet tona sekrete paralajmerojne!

Hidhini nje sy ketij lajmi...
---------------------

27/06/2010

Narkotrafiku i shqiptarëve

Gjatë raportimit, krerët e SHISH-it kanë vënë në dukje për deputetët e sigurisë kombëtare se disa trafikantë shqiptarë të drogës, rezidentë në vende të Amerikës Latine, po tentojnë të përfshihen në fusha investimesh të rëndësishme në Shqipëri, veprimtari që sipas SHISH-it krijojnë mundësi dhe terren për kamuflimin e trafikut të kokainës, si dhe riciklimin e produktit kriminal. Më tej, shërbimi sekret shqiptar vë dhe njëherë në dukje se produkti kriminal i përfituar nga narkotrafiku vijon të investohet në blerje trojesh, ndërtim, blerje të mjeteve të rënda që përdoren në industrinë e rëndë, por edhe në industrinë e lehtë dhe ushqimore.
Falsifikimet dhe pastrimi i parave

Veç narkotrafikantëve, një formë tjetër kriminaliteti e rrezikshme dhe e organizuar që po realizohet me efikasitet, për Shërbimin Informativ është prodhimi dhe falsifikimi i kartëmonedhave dhe bonove të privatizimit në vend, ose futja e tyre nga jashtë, me destinacion tregun shqiptar. Në raportin e SHISH-it deklarohet se në të shumtën e rasteve origjina e këtij aktiviteti është Serbia, Bullgaria e Maqedonia. Ndërkaq, një tjetër problem shqetësues për sigurinë kombëtare evidentohet edhe mashtrimi financiar. Sipas të dhënave në raport, mashtrimet financiare tashmë nuk evidentohen vetëm gjatë realizimit të kontrabandës, evazionit fiskal, prokurimeve publike, por edhe duke krijuar skema piramidale, kryesisht të kamufluara, si veprimtari në fushën e sigurimeve. SHISH është shprehur se origjina e këtij aktiviteti është edhe Shqipëria, por nuk përjashtohen Maqedonia dhe Kosova.

SHISH ka vënë në dukje më tej se mallrat që kontrabandohen po krijojnë realisht shqetësim për ekonominë e vendit. “Këto mallra kanë të bëjnë me ato të akcizës, kryesisht cigare, kafe dhe karburante. Gjithashtu është rritur tendenca e kontrabandimit të mallrave si konfeksione, elektroshtëpiake dhe mallra të tjera elektronike. Origjina e lëndës së parë apo e vetë këtyre mallrave është Kina”, shprehet Shërbimi Informativ Shtetëror.

Ndërsa Pastrimi i Parave është sofistikuar dhe rruga për evidentimin e këtij aktiviteti është vështirësuar, sipas SHISH, vepra kriminale e pastrimit të parave brenda Shqipërisë dhe në Ballkan po shkon drejt sofistikimit. Investimet direkte apo indirekte të produktit kriminal të përfituar po rrallohen, ndërkohë që grupe kriminale, kryesisht të huaja, po punojnë në këtë fushë përmes operacioneve të ndërlikuara bankare.
Mafia italiane, ruse dhe izraelite

Një tjetër shqetësim edhe më i madh për sigurinë kombëtare, i vënë në dukje nga SHISH, ka të bëjë me organizatat mafioze kalabreze, që po ndërveprojnë me shtetas shqiptarë nga një qark ndër më të mëdhenjtë e më të pasurit në Shqipëri. “Grupe kriminale kazaleze (napolitane) po shprehin dëshirën të investojnë në Shqipëri në drejtim të ngritjes apo blerjes së kazinove, ashtu siç është bërë në Mal të Zi dhe Maqedoni. Organizata mafioze, “Ndrageta”, nëpërmjet disa lidhjeve të saj, shtetas italianë të paraqitur në Shqipëri si investitorë të rëndësishëm, po synon investimin në fushën e ndërtimeve”, jep alarmin SHISH.

Më tej, ekspertët shprehen se informacione të shumta të mbërritura dëshmojnë se Shqipëria është tashmë në fokusin e investimeve të dyshimta ruse. “Konfirmohet interesimi për blerjen e tokave në bregdet dhe zona të ndryshme turistike. Gjithashtu disponohen të dhëna se edhe elementë të krimit të organizuar izraelit po synojnë tregun shqiptar të lojërave të fatit dhe investime në fushën e energjetikës”, raporton Shërbimi Informativ.
Paralajmërimet e shërbimit sekret

Nga analiza vlerësohet se gjatë periudhës së krizës financiare, por edhe më tej, qëllimi i grupeve të krimit të organizuar mund të jetë vendosja e kontrollit mbi aksionet e kompanive në krizë, ose pronësia mbi to. “Turizmi, biznesi i hotelerisë, pronat e patundshme dhe operacionet me to, ndërtimi dhe prodhimi i materialeve të ndërtimit, përpunimi dhe shfrytëzimi i teknologjive energjetike alternative, mund të jenë më të rrezikuarat”, ka vënë në dukje SHISH. Më tej vlerësohet se potencialet ekonomike shfrytëzohen në funksion të fuqizimit disa planesh me ambicie ndikimin në favor të politikave përkatëse. Më tej shpjegohet se rritja e aksesit politik dhe ekonomik konsiderohet si një ndër elementët prioritarë në realizimin e pretendimeve (në momentin oportun) për dominim në dëm të interesave tona kombëtare.


Postuar nga AngelDevil datë 23 Korrik 2010 - 13:41:

Re: Sherbimet tona sekrete paralajmerojne!

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Hidhini nje sy ketij lajmi...
---------------------

27/06/2010

.
[/B]



Nje gje nuk arrij te kuptoj une mbase jam dhe gabim, por a eshte normale qe ky informacion te behet publik. Me ligj SHISH duhet te raportoje vetem te kryeministri ose presidenti i vendit ne raste te jashtezakonshme ky i fundit.

Duket qe SHISH ka ik per shele bubi.


Postuar nga AngelDevil datë 23 Korrik 2010 - 13:50:

Pavarësia e Kosovës 'jo e paligjshme'

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë thotë se pavarësia e Kosovës nuk ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/...0722_gjnd.shtml

Ja ta gezoje Kosova per here te 2-te !!!


Postuar nga shelgu datë 23 Korrik 2010 - 16:30:

Lajme, lajme.

Prishtinë – Njësitet e policisë së EULEX-it dhe të Kosovës, para pak minutash kanë arrestuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepin, me dyshimet për korrupsion, marrje ryshfeti, shmangie nga tatimi, ushtrim ndikimi dhe shpëlarje parash.


Sikur nuk me besohet qe te jete i korruptuar ky miku.


Postuar nga kurt datë 25 Korrik 2010 - 04:39:

ne izrael denohet outori i nje lloj perdhunimi qe s'e kisha degjuar ndonjehere.
ne shtetin e izraelit po e genejve/mashtrove nje goce per sex, te kap i njejti ligj si ai i perdhunimit.
ne ket rast mashkulli nuk i kishte treguar goces qe ky ishte i martuar, pavarsisht se ajo kishte pranuar te beje sex mbas pak castesh kur jane takuar.
ne izrael cunat denohen nese i premtojn martese dhe shume gjera jo rreale femres.


le te imagjinojm per nje sekond ket ligj ne shqiperi.


Postuar nga Fajtori datë 25 Korrik 2010 - 04:52:

Sa e vret mendjen kurti. Shqiperia ka plot ligje qe nuk zbatohen. Vere ligjin si te duash, njesoj do jete.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 25 Korrik 2010 - 18:27:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ne izrael denohet outori i nje lloj perdhunimi qe s'e kisha degjuar ndonjehere.
ne shtetin e izraelit po e genejve/mashtrove nje goce per sex, te kap i njejti ligj si ai i perdhunimit.
ne ket rast mashkulli nuk i kishte treguar goces qe ky ishte i martuar, pavarsisht se ajo kishte pranuar te beje sex mbas pak castesh kur jane takuar.
ne izrael cunat denohen nese i premtojn martese dhe shume gjera jo rreale femres.


le te imagjinojm per nje sekond ket ligj ne shqiperi.



Ej po mir pse ne duhet te vendosim keto ligje ????


Postuar nga cecilia datë 25 Korrik 2010 - 19:24:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti



le te imagjinojm per nje sekond ket ligj ne shqiperi.




PO. Edhe?

Femrat Shqiptare jane te perparuara...e bejne me deshire kur behet fjale per "mashtrime" "martesa" etc...


Postuar nga shelgu datë 25 Korrik 2010 - 23:06:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



PO. Edhe?

Femrat Shqiptare jane te perparuara...e bejne me deshire kur behet fjale per "mashtrime" "martesa" etc...



Pse cifutet si e bejne me Sisi.

Kane nje te bere cifutkat qe aman aman.
kurt bir...


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 00:05:

Prit t'iu them lajmin e fundit se ka gallate

Ne Tirane njeri ka vdekur nga korenti. Familjaret e kane futur ne makine te vdekurin dhe kane ikur. Vjen policia dhe thote "ku eshte i vdekuri". "E moren familjaret", thone te pranishmit. "Si guxojne familjaret ta marrin pa i bere ekspertizen, thote polici. Ti pritet koka... kshu, te shpallen ne kerkim.".

Keshtu makina e familjareve me targa TR 7512 kerkohet nga policia. Nqs e shikoni i thoni qe i pret policia ne takim me prinder... kshu, ne takim me te vdekur.

http://bw.balkanweb.com/kryesore/1/...icia-44339.html


Postuar nga AngelDevil datë 26 Korrik 2010 - 01:28:

Re: Prit t'iu them lajmin e fundit se ka gallate

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne Tirane njeri ka vdekur nga korenti. Familjaret e kane futur ne makine te vdekurin dhe kane ikur. Vjen policia dhe thote "ku eshte i vdekuri". "E moren familjaret", thone te pranishmit. "Si guxojne familjaret ta marrin pa i bere ekspertizen, thote polici. Ti pritet koka... kshu, te shpallen ne kerkim.".

Keshtu makina e familjareve me targa TR 7512 kerkohet nga policia. Nqs e shikoni i thoni qe i pret policia ne takim me prinder... kshu, ne takim me te vdekur.

http://bw.balkanweb.com/kryesore/1/...icia-44339.html



Sipas burimeve të policisë nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaku pse familjarët e kanë marrë trupin pa u kryer procedurat përkatëse. Ndërsa rënia e viktimës në kontakt me korentin, dyshohet të jetë bëre nga pakujdesia e tij.

Ca procedurash perkatese as te vdekur si lene rehat robt e shkrete keta idiote. pfff


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 04:43:

Tani, policia ka te drejten e vet. Ate mund dhe ta kene vrare, apo ta kene shtyre tek korenti. Por situatat qe krijohen ne Shqiperi jane gallate


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 20:45:

Qeveria shqiptare mundohet te manipuloje gjykaten e Strasburgut

TIRANE- Qeveria Shqiptare i dërgon letër Gjykatës Europiane që të mos marrë më në konsideratë ankesat e pronarëve. “Në emër të qeverisë shqiptare i kërkojmë Gjykatës Evropiane që ankimet e përmendura të deklarohen si të papranueshme, si dhe të pranohen observacionet e palës shtetërore, duke i adresuar palët ankuese që të përdorin mjetin e brendshëm ligjor efektiv që do të zbatohet për kompensimin financiar në Shqipëri”
Kjo është kërkesa e prerë dhe zyrtare e qeverisë shqiptare drejtuar Gjykatës së Strasburgut e cila publikohet sot në Gazeta Shqiptare.

Në dy raportet e ndryshme të firmosura nga Avokati i Shtetit, njëri i prillit 2010 dhe i fundit, më 16 qershor 2010, kërkohet prerazi mosmarrje në konsideratë e të gjitha çështjeve ku ish-pronarët kanë paditur qeverinë për moskompensimin e pronës. Në pritje të 13 vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, në përgjigje të ankesave të bëra nga ish-pronarët për të fituar të drejtën e kompensimit, qeveria ka dërguar një raport në qershor të këtij viti, ku i kërkohet kësaj gjykate që të mos marrë në konsideratë asnjë prej kërkesave.

Ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga ana e Gjykatës Evropiane të Strasburgut, qeveria shqiptare bën të qartë mbi të gjitha dhe mungesën e fondeve të mjaftueshme për të realizuar kompensimin financiar për pronarët. “Shkaku kryesor i mosekzekutimit të vendimeve të komisioneve të Kthimit të Pronave është pamjaftueshmëria financiare e fondit për kompensimin e ish-pronarëve”, thuhet në dy raportet sekrete të qeverisë shqiptare, të përpiluara nëpërmjet Avokatit të Shtetit, drejtuar Gjykatës së Strasburgut, institucioni i cili po detyron shtetin tonë të zbatojë një të drejtë të sanksionuar në nenin 41 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa, qeveria në këtë raport ka bërë të qartë se deri më tani nuk ka dhënë asnjë vendim për kompensimin fizik. “Deri më sot nuk është miratuar akoma me vendim të Këshillit të Ministrave fondi për kompensimin fizik. Aktualisht në Shqipëri nuk ka filluar akoma kompensimi fizik i subjekteve të shpronësuara. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave po punon për krijimin dhe verifikimin e fondit të pronave shtetërore që do përdoren për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara”, thuhet në raport.

Ajo çfarë qeveria nuk bën të ditur në këto dy raporte është fatura totale financiare që i duhet për të realizuar kompensimin e plotë të ish-pronarëve. Në bazë të informacioneve në muajin shtator, Gjykata pritet të japë vendime për 13 ish-pronarët që kanë paditur qeverinë për moskompensimin e plotë të pronës. Nëse vendimet do të jenë në favor të subjekteve të shpronësuara, atëherë qeveria pritet të përballet me një faturë të konsiderueshme financiare për të përballuar kompensimin.
(e.n/GSH/BalkanWeb)

------------------------

Me ne fund qeveria po perballet me konceptin e shenjte te prones, me te cilen luan prej dy dekadash per te lene uzurpatoret e maleve dhe fushave te zene pronat (dhe te japin votat). Eshte lufte tradicionale klasash. Si dikur ne komunizem klasa qe keqtrajtohet jane pronaret. Cfare ka ndryshuar?


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 20:59:

Kushtetuta e Shqiperise

Neni 11

1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e
tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.
2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.



Neni 41

1. E drejta e pronës private është e garantuar.
2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin
Civil.
3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa
publike.
4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm
përkundrejt një shpërblimi të drejtë.




Neni 179

1. Kuvendi, brenda dy deri tre vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, nxjerr ligje për rregullimin e drejtë të
çështjeve të ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të kësaj Kushtetute,
duke u udhëhequr nga kriteret e nenit 41.

2. Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute dhe që kanë të
bëjnë me shpronësimet dhe konfiskimet, do të zbatohen kur nuk vijnë në kundërshtim me të.


Miratuar me referendum më 22.11.1998
Shpallur me dekretin nr.2260, datë 28.11.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.


Postuar nga BIONDIA datë 26 Korrik 2010 - 23:57:

Ibrahim Elezi ishte i martuar me një grua por bashkëjetonte edhe me dy të tjera në një vilë tri katëshe në Zall Bastar

TIRANE- Një marangoz 42- vjeçar, me banim në fshatin Zall Bastar të Tiranës, la pa mend dje në mëngjes efektivët e policisë së kryeqytetit që e ndiqnin prej dy netësh, si të dyshuar për vjedhjen e disa materialeve dhe veglave të ndërtimit në një kantier ndërtimi, ku punohej për restaurimin e një shkolle. Habia e specialistëve të policisë nuk qëndronte tek fakti se ata kapën hajdutin, që ruanin prej dy netësh, i cili kishte arritur të merrte materiale me vlerë rreth 3 milionë lekë të vjetra, por tek gjendja e tij familjare. Ibrahim Elezi, 42 vjeç, me banim në Zall- Bastar, ishte i martuar me një grua dhe bashkëjetonte njëkohësisht edhe me dy gra të tjera.

Nga këto lidhje, Elezi, kishte dy fëmijë me gruan e tij të parë, të cilët ishin të moshave 10 dhe 13 vjeç. Gruaja e dytë që bashkëjetonte me të, ishte aktualisht shtatzënë, ndërsa gruaja e tretë që jetonte me të, nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur nuse në shtëpi.. Kjo situatë fillimisht nuk është kuptuar nga hetuesit të cilët kur panë tri gratë në shtëpinë trikatëshe menduan se ato ishin gratë e vëllezërve. Por ato i janë përgjigjur se ishin, gratë e Ibrahimit që policia sapo e kishte kapur në flagrancë për vjedhjen e materialeve të ndërtimit të objektit që ishte në rikonstruksion e sipër. Kjo situate iu ka rikujtuar hetuesve kohët e vjetra dhe jetën
e Orientit dhe të vendeve arabe. Ndërkaq kur policia kërkoi që një personi familjes të hidhte firmën mbi procesverbalin përkatës, gratë u përgjigjën: Unë nuk e firmos dot se nuk jam e celebruar,- ndërsa tjetra tha: Më mirë le të vijë ajo tjetra se ajo ka dy fëmijë me të dhe është më e madhe. Kjo situatë, sa komike aq edhe e çuditshme la jo pak të habitur hetuesit, që ndoshta nuk do të kenë mundësi ta shohin më në jetën e tyre këtë situate.I arrestuari është dërguar në qelitë e komisariatit të Kamzës, ndërsa pritet të transferohet në qelitë e paraburgimit në kryeqytet, ku
gratë e tij duhet ta vizitojnë herë pas here dhe t'i dërgojnë ushqimet.


Postuar nga kurt datë 29 Korrik 2010 - 07:23:

si mendoni per ket ligjin rreth emigranteve ne shtetin arizones, qe shume shtete te tjera ne amerike jane te gatshme te adoptojn te njejtin ligj pasi ky te aprovohet nga gjykata a lart.

ceshtja e emigracionit gjithashtu e rracizmit ne amerike eshte me madhe se ka qene te pakten tash 20-30 vjet them une.
rracizmi po behet edhe me i dukshem qekur obama eshte bere president!

per ju qe jetoni ktu e kani ndjekur ket t'e arizones?!


Postuar nga shelgu datë 29 Korrik 2010 - 16:58:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
si mendoni per ket ligjin rreth emigranteve ne shtetin arizones, qe shume shtete te tjera ne amerike jane te gatshme te adoptojn te njejtin ligj pasi ky te aprovohet nga gjykata a lart.

ceshtja e emigracionit gjithashtu e rracizmit ne amerike eshte me madhe se ka qene te pakten tash 20-30 vjet them une.
rracizmi po behet edhe me i dukshem qekur obama eshte bere president!

per ju qe jetoni ktu e kani ndjekur ket t'e arizones?!


Mendoj qe eshte nje reagim normal jugor amerikan.
Megjithate do te kete te tilla kontradikta, ato jane pjese e zhvillimit. Ajo qe shikoj une ketu eshte qe Amerika ne aspektet sociale qenka e pazhvilluar krahasuar me Europen, madje edhe me Ballkanin.

Obama u vendos president, mendoj une, i komanduar, per nje qellim te caktuar dhe aspak se ai eshte me i miri. Ketu me USA, nuk behet me i afti president. Ka shembuj plot qe nga Regan e deri tek Bush. Sidoqofte ky ligj ne fund te fundit eshte nje reagim i situates ekonomiko-sociale ku po kalon USA.


Postuar nga Fajtori datë 30 Korrik 2010 - 07:21:

Shqiperia fyen NATO-n dhe bashkepunon me sherbimet sekrete ruse

E lexuat kete?

TIRANE- Ndërsa në Shqipëri zien debati për ligjin e ri të SHISH-it, mijëra kilometra larg ka plasur një “bombë”, ciflat e së cilës mund të godasin fatalisht Tiranën.

Ambasadori shqiptar në Federatën Ruse, Bjellorusi dhe në Komounelthin e Shteteve të Pavarura, Sokol Gjoka, u ka deklaruar mediave dhe qarqeve shkencore të Moskës se “kooperimi i shërbimeve speciale të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Rusisë ka karakter të qëndrueshëm”. Kjo deklaratë konfirmohet nga universiteti MGIMO, i MPJsë ruse.

Por duke qënë se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe Rusia jo, ky shkëmbim informacioni nuk mund të bëhet pa miratimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në të njëjtën kohë NATO do të ndërmarrë masa penalizuese për vendin tonë nëse zbulon se informacionet sekrete të saj janë përcjellë shërbimeve sekrete të vendeve që njihen si rivale tqë NATO-s.

Deklarata e ambasadorit shqiptar vjen në një moment krejt të papërshtatshëm për Shqipërinë e cila ka pak kohë që festoi 1-vjetorin e anëtarësimit historik në NATO. Absurde dhe të cuditshme, e ka quajtur ish-shefi i sherbimeve sekrete shqiptare Fatos Klosi deklaratën e ambasadorit shqiptar në Rusi Sokol Gjoka, lidhur me shkëmbimin e informacioneve mes inteligjencës shqiptare dhe asaj ruse gjatë viteve të fundit. Sipas Klosit edhe më parë SHISH nuk ka bashkëpunuar me shërbimin informativ rus.
“Këto deklarata duken shumë absurde, të çuditshme. Më duket shumë e çuditshme që paskan pasur marrëdhënie me shërbimin rus në një kohë kur vendi aspironte të anëtarësohej në NATO. Shërbimi informativ rus shihej si armik i saj”, - u shpreh Klosi.


Postuar nga Fajtori datë 02 Gusht 2010 - 11:20:

Korriku, bilanc lufte

Vetëm për një muaj, përkatësisht për korrikun 27 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore dhe 50 të të tjerë janë plagosur dhe janë nën trajtim nëpër spitale të ndryshme.
Këtij bilanci tragjik dhe të frikshëm i shtohen edhe shifrat e larta të 19 shtetasve të cilët janë vrarë me armë zjarri, ekzekutuar për larje hesapesh, apo në debat e sipër për motive banale prej të cilëve gjashtë janë viktima të krimit në familje.

Vrasjet që kanë ndodhur këtë korrik të përgjakshem dhe që policia i ka arkivuar tashmë me termin aq shumë të dëgjuar « për motive të dobta » kanë ndodhur për motive nga sherre mes adoleshentësh për mëri të nisura nga Facebook-u deri tek vrasje për shkak të humbjes së një celulari siç është ajo e një biznesmeni në Durrës.

Por sikur çdo verë tjetër e cila tashmë është kthyer e parashikueshme për policinë, ekzekutimet mafioze për larje hesapesh apo çështjesh të mbetura pezull, korriku ka qenë i ngarkuar me krime të këtij lloji.

Franc Konomi u vra sipas një modeli tashmë të njohur në Shqipëri, në një orar të mbipopulluar me njerëz në çastet që viktima do merrte makinën dy persona me motoçikletë kryen vrasjen dhe lanë policinë në kërkim të gjurmëve.

Pa kaluar shumë ditë prej kësaj, një ekzekutim mafioz ndodhi në Lushnjë ku një 27 vjeçar i njohur me nofkën « Iriqi », person i shoqëruar në komisariat për llogari të hetimeve mbi bandën e Lushnjës u gjet i vrarë.

Gerti Lala ishte qëlluar fillimisht me thikë dhe mandej edhe me armë zjarri.

Edhe biznesmeni Kaçandon Shehaj u ekzekutua në Vlorë në momentin që po parkonte makinën sërish sipas të njëjtave proçedura të kriminalitetit.

Por akoma më i rëndë ka qenë krimi në familje, më tronditësi prej të cilëve ai i ndodhur ne fshatin Samrish të Shkodrës.

Dy gra, nënë e bijë u ekzekutuan nga kryefamiljari pas një grindjeje që mendohet se kishte lidhje me xhelozinë e autorit të krimit. Pjetër Pejolli qëlloi bashkëshorten dhe të bijën 17 vjeçe me armë e mandej i masakroi ato edhe me mjete të ftohta.

Muaji korrik mbyllet kështu me një bilanc të tmerrshëm prej 50 persona të vdekur, me një ditë zie kombëtare sikurse është ajo pas aksidentit fatkeq të Fushë-Arrëzit nga i cili 15 persona nuk i shpëtuan dot vdekjes dhe 20 të tjerë dolën të plagosur.

Por më shumë se këto të dhëna korriku mbyllet me një analizë të munguar prej të cilit do të duhej të reflektohej për të parandaluar krimet, për të ulur shifrat alarmante të aksidenteve vdekjeprurëse në mënyre që kushdo të bëhet pjesë e atyre masave që lënë të kuptosh se jeta e gjithsecilit vlen.
--------------------

Shtoni dhe nja 4-5 te vdekur dje neper tre aksidente rrugore, nje shkrepje kallashi padashje dhe nje i hedhur nga ballkoni ne Vlore. Kishte hyre Gushti dhe si ka kap statistika...


Postuar nga kurt datë 02 Gusht 2010 - 11:34:

shqiptaret need to chill the fuck down. shteti duhet jo vetem te legalizojn marijuanen por ta detyrojn, se ska rrugzgjedhje tjeter per nje popull kaq agressive/hyper/gjaknxeht.


Postuar nga BIONDIA datë 04 Gusht 2010 - 00:31:

Jeta e natës... këtë vit edhe toples

Zhveshje në skenë? Sfiduese, por jo pa vënë në siklet një pjesë të publikut. Jeta e natës në Vlorë nuk ka lënë pa provuar edhe përvoja të tilla, ku nuk kanë munguar edhe vështrimet e rrepta tek partneri nga ana e ndonjë spektatoreje "xheloze".
Kjo verë i ka bërë edhe më të dukshme zhveshjet skenike, ndërsa për herë të parë i janë ekspozuar publikut vlonjat femrat toples (gjysmë të zhveshura) e për më tepër dixheje. Kjo fundjavë ka sjellë të tilla në një nga ambientet e diskotekave verore, ku janë ndjekur nga një numër rekord të rinjsh.
Dixhej toples, shoqëruar nga disa balerina greke, ka qenë propozimi që kanë sjellë të ftuarat, të cilat kanë "ndezur" orët e natës në bregdetin e Vlorës ditën e premte.
Performanca nuk ka kaluar deri edhe pa skena "xhelozie" te ndonjë tavolinë, midis çifteve, ndërsa kategoria më e kënaqur kanë qenë meshkujt, që kanë nxituar të fokusojnë në celularët e tyre femrat dixheje apo edhe kubistet toples. Zhveshjet kanë qenë vetëm njëra pjesë e performancës, teksa sipas të pranishmëve, mes dixhejeve toples nuk kanë munguar as puthjet e stilit "lesbik". E në fund të shfaqjes, pak mundën të shprehen për muzikën që ato luanin.
Interesante kanë qenë ditët e kësaj vere edhe performancat e balerinave braziliane, që nuk kanë pozuar toples, por kanë nxjerrë në pah hiret e tjera. Jo vetëm grupe e dixhej të njohur për të joshur klientelën, por edhe balerinat e dixhej toples janë parë nga ana e klubeve si një tjetër mënyrë për të tërhequr masën e të rinjve


Postuar nga Fajtori datë 04 Gusht 2010 - 12:12:

Njerezit vdesin, shteti fiton leke

Përgjatë dy fundjavave policia ka bllokuar rreth 256 patenta të drejtuesve të mjeteve të cilët sipas alkoolmetrit kanë dalë se ishin në gjendje të dehur.

Këtë të shtunë dhe të dielë 56 patenta janë pezulluar vetëm në qytetin e Vlorës, 110 të tjera në qytetin bregdetar të Durrësit, 30 të tjera në Velipojë dhe pjesa tjetër në Sarandë dhe Pogradec.

Këto statistika zyrtare deklarohen nga burime të TCH, të cilat pohuan se kanë nisur kontrolle të rrepta në të gjitha akset kryesore.

Por nuk mbeten pas edhe të dhënat për patenta të pezulluara për shkak të mbishpejtësisë.

Të shtunën dhe të dielën sipas task forcës rrugore janë bllokuar 1000 patenta, pasi drejtuesit e mjeteve udhëtonin tej normave të lejuara të shpejtësisë.

Këto kontrolle vijnë pas aksidenteve të shumta në rrugët e vendit, më së fundmi më i rëndi, aksidenti tragjik i Fushë-Arrëzit.

Burime të TCH pohuan se është konstatuar se mjetet ecnin me mbishpejtësi në aksin nacional të Kukësit, në aksin e Fierit dhe në aksin Korçë-Kapshticë.

Ndërkohë operacioni i policisë rrugore ka gjobitur edhe 300 drejtues kamionësh të cilët pas kontrolleve rezultojnë se nuk e kishin të instaluar tahometrin ose kutinë e zezë, një aparaturë e domosdoshme me këto mjete e cila tregon se me çfarë shpetësie ka ecur edhe më parë dhe në çfarë gjendjeje është ai.

Policia po zhvillon kontrolle edhe ndaj mjeteve të transportit publik për të verifikuar nëse shoferët e kanë vendosur tahometrin në automjet.

-----------------------

Ishte e pritshme qe pergjigjia e policise te ishte represioni i menjehershem. Me kete rast, njerezit vdesin, por shteti mbush arken me leke. Eshte me kollaj keshtu sesa te merren reforma per kodin rrugor. Me mire te grabiten leke nga popullsia sesa te investohen. Ishte e pritshme qe shpejtesia per qeverine duhet ulur, ne vend qe te hiqen kamionat dhe mjetet e shpejtesise se ulet nga rruga, te cilat shkaktojne shumicen e aksidenteve ne fundjave. Ishte e pritshme... nuk ka fantazi as qeveria dhe as mileti qe e aprovon. Shpejtesia e larte ne rruge dhe ne tru eshte e rrezikshme.


Postuar nga shelgu datë 04 Gusht 2010 - 19:47:

Te pakten behet dicka. Faje, vetem qe e kemi humbur besimin. Kriza e besimit demek.


Postuar nga kotka datë 04 Gusht 2010 - 19:51:

ore kam degjuar opsione te ndryshme rreth atij Kosta Trebickes qe vdiq vjet ne aksident.

kishte lidhje me gerdecin, si eshte historia e atij djali??????????


Postuar nga shelgu datë 04 Gusht 2010 - 20:05:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
ore kam degjuar opsione te ndryshme rreth atij Kosta Trebickes qe vdiq vjet ne aksident.

kishte lidhje me gerdecin, si eshte historia e atij djali??????????



Kosta, u vra duke shkuar per gjueti ne malesite e Voskopojes.

Dinte shume per Gerdecin.

Nuk ka qene kurre gjahtar.

E vrane, apo vrau veten, apo u aksidentua? Kush e i me saktesi?

Pyetje lindin, sepse ne nje shtet ku te iken koka per 100 dollare, mund te ndodhe cdo gje.
Nje pyetje qe lind ne kete lart eshte:

Kur nuk ishte gjahtar i regjistruar si i tille, si doli per gjah?

Pse doli vetem? Nuk para kemi degjuar qe njerzit te shkojne per gjah vetem. Do te ishte nje perjashtim i cuditshem, i cili do te vinte ne dyshim edhe gjendjen e tij shendetsore mendore ose shpirterore.

Dihet mire qe ai u transformua si njeri pas ngjarjes se Gerdecit, nga nje nejri i qeshur e i dashur me te gjithe, ne nje nejri te mbyllur e te zumte.

Pikpyetje lindin pa fund po te analizohet hap pas hapi historia e tij.


Postuar nga kotka datë 04 Gusht 2010 - 20:13:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Kosta, u vra duke shkuar per gjueti ne malesite e Voskopojes.

Dinte shume per Gerdecin.

Nuk ka qene kurre gjahtar.

E vrane, apo vrau veten, apo u aksidentua? Kush e i me saktesi?

Pyetje lindin, sepse ne nje shtet ku te iken koka per 100 dollare, mund te ndodhe cdo gje.
Nje pyetje qe lind ne kete lart eshte:

Kur nuk ishte gjahtar i regjistruar si i tille, si doli per gjah?

Pse doli vetem? Nuk para kemi degjuar qe njerzit te shkojne per gjah vetem. Do te ishte nje perjashtim i cuditshem, i cili do te vinte ne dyshim edhe gjendjen e tij shendetsore mendore ose shpirterore.

Dihet mire qe ai u transformua si njeri pas ngjarjes se Gerdecit, nga nje nejri i qeshur e i dashur me te gjithe, ne nje nejri te mbyllur e te zumte.

Pikpyetje lindin pa fund po te analizohet hap pas hapi historia e tij.



mua me ka lene pershtypjen se meqe ishte mesuar me thella te medhaja dhe ja hoqen nga goja do kete kaluar ne depresion, plus percarjet qe pati ne familje?????????


Postuar nga kotka datë 04 Gusht 2010 - 20:15:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Kosta, u vra duke shkuar per gjueti ne malesite e Voskopojes.

Dinte shume per Gerdecin.

Nuk ka qene kurre gjahtar.

E vrane, apo vrau veten, apo u aksidentua? Kush e i me saktesi?

Pyetje lindin, sepse ne nje shtet ku te iken koka per 100 dollare, mund te ndodhe cdo gje.
Nje pyetje qe lind ne kete lart eshte:

Kur nuk ishte gjahtar i regjistruar si i tille, si doli per gjah?

Pse doli vetem? Nuk para kemi degjuar qe njerzit te shkojne per gjah vetem. Do te ishte nje perjashtim i cuditshem, i cili do te vinte ne dyshim edhe gjendjen e tij shendetsore mendore ose shpirterore.

Dihet mire qe ai u transformua si njeri pas ngjarjes se Gerdecit, nga nje nejri i qeshur e i dashur me te gjithe, ne nje nejri te mbyllur e te zumte.

Pikpyetje lindin pa fund po te analizohet hap pas hapi historia e tij.



perse ky njeri dinte kaq shume per gerdecin dhe te tjeret nuk dinin?????????


Postuar nga shelgu datë 04 Gusht 2010 - 20:23:

Edhe mundet. Ai nuk ka qene engjell aspak, e ndjefte perendia

Kur ishte ne gjimnaz, e la shkollen per nje vit thone. Kjo eshte gje shume e pazakonte per familjen e tij, meghjithse duke qene jetim qe ne moshen 11 vjecare edhe mudet te kete shpetuar nga kontrrolli i familjes. Sidoqofte ai ishte mjaft i afte si nxenes.

Martohet ne moshen 40 vjecare, edhe kjo e pazakonte per shqiptaret e asaj kohe. NUke shte ndonje aventure e madhe por sidoqofte...

Divorci eshte perseri i pazakonte ne rretin e tij, megjithse kush i di thelle relatat dhe kushtet e ndarjes.

Por Gerdeci e vuri ne posite qe te dinte shume gjera ku implikoheshin qeverritare. Qeveritare dmth vrasesa, po t'i referohesh nje thenje te vjeter: "Pushteti ngrihet mbi nje mal me kufoma".

Ai akuzoi per "shitje fishekesh" Kjo eshte akuze e rende, qe po te vertetohet, lind konflikte diplomatike qe nunk mbyllen.

jane zhdukur nga faqja e dheut kombe te tera per te tilla idiotlleqe.


Postuar nga kotka datë 04 Gusht 2010 - 20:31:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Edhe mundet. Ai nuk ka qene engjell aspak, e ndjefte perendia

Kur ishte ne gjimnaz, e la shkollen per nje vit thone. Kjo eshte gje shume e pazakonte per familjen e tij, meghjithse duke qene jetim qe ne moshen 11 vjecare edhe mudet te kete shpetuar nga kontrrolli i familjes. Sidoqofte ai ishte mjaft i afte si nxenes.

Martohet ne moshen 40 vjecare, edhe kjo e pazakonte per shqiptaret e asaj kohe. NUke shte ndonje aventure e madhe por sidoqofte...

Divorci eshte perseri i pazakonte ne rretin e tij, megjithse kush i di thelle relatat dhe kushtet e ndarjes.

Por Gerdeci e vuri ne posite qe te dinte shume gjera ku implikoheshin qeverritare. Qeveritare dmth vrasesa, po t'i referohesh nje thenje te vjeter: "Pushteti ngrihet mbi nje mal me kufoma".

Ai akuzoi per "shitje fishekesh" Kjo eshte akuze e rende, qe po te vertetohet, lind konflikte diplomatike qe nunk mbyllen.

jane zhdukur nga faqja e dheut kombe te tera per te tilla idiotlleqe.



te gjitha sa thua me lart jane probleme familjare, por mua ajo qe nukme duket fare familjare eshte shpjegimi i venjes se pasurise se tij te madhe.

Gruaja e tij e pare ka qene korcarja Tili, pjaniste e degjuar dhe me figure te mire. Perse ajo nuk e ndoqi edhe pse i shoqi gezonte pasuri kolosale????????


Postuar nga shelgu datë 04 Gusht 2010 - 20:39:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


te gjitha sa thua me lart jane probleme familjare, por mua ajo qe nukme duket fare familjare eshte shpjegimi i venjes se pasurise se tij te madhe.

Gruaja e tij e pare ka qene korcarja Tili, pjaniste e degjuar dhe me figure te mire. Perse ajo nuk e ndoqi edhe pse i shoqi gezonte pasuri kolosale????????



Kush ja di marredhenjet me Tilin motra.
Pastaj edhe sikur, kush do kishte qejf te gojoste nje femer. Larg qofte, torbertafulla.


Per cfare figure e kishe fjalen ti Kotka, se mos te keqkuptoj dhe krijojme ndonje histori kot.


Postuar nga kotka datë 04 Gusht 2010 - 20:44:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus




Per cfare figure e kishe fjalen ti Kotka, se mos te keqkuptoj dhe krijojme ndonje histori kot.



per figuren e nje njeriu te artit dhe jo te nje njeriu te zhytur ne felliqesirat e bisnesit te madh qe te ha koken, sic ja hengri atij vete...


Postuar nga shelgu datë 04 Gusht 2010 - 21:28:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


per figuren e nje njeriu te artit dhe jo te nje njeriu te zhytur ne felliqesirat e bisnesit te madh qe te ha koken, sic ja hengri atij vete...



Po ja qe na duhen edhe biznesmenet e medhej.


Valle te gjithe jane ne rrisk qe te humbin koken. Kush i ha keto koke xhanem.

Po ndonje te ndershem nuk paska nga keta biznesmenet?
Une mendoj qe ka te ndershem. Ku e i une pse e besoj kete? Jane te rralle e di, po ka diku.

E sa mendim pozitiv qe kam.


Postuar nga kotka datë 04 Gusht 2010 - 21:33:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Po ja qe na duhen edhe biznesmenet e medhej.


Valle te gjithe jane ne rrisk qe te humbin koken. Kush i ha keto koke xhanem.

Po ndonje te ndershem nuk paska nga keta biznesmenet?
Une mendoj qe ka te ndershem. Ku e i une pse e besoj kete? Jane te rralle e di, po ka diku.

E sa mendim pozitiv qe kam.



edhe une e besoj si Bill Gate...lol


Postuar nga shelgu datë 05 Gusht 2010 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


edhe une e besoj si Bill Gate...lol


I beri thirrje maorit te NY hahaha.
Po ku leshojne para cifutet.
Me mire te ndryshojme boten, tha Blumberg qe femijet tuaj dhe nipat tuaj te rrojne me mire dhe jo te japim para.

Ne fillim qesha me pergjigjen, por me vone me erdhi inat.


Postuar nga Fajtori datë 26 Gusht 2010 - 22:21:

Ja kultura e Lezhes qe deboi familjen e Klodit.

LEZHE- Një 44 vjecar ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish bashkëshorten e tij pas një sherri banal në fshatin Shën Koll të Lezhës.

Policia informon se autori Ludovik Murri kishte debatuar me dy viktimat e tij pasditen e së mërkurës. Disa orë më vonë në mesnatë kishte hyrë në banesën e tyre. Fillimisht kishte qëlluar ndaj 70 vjecarit Fran Vuksani duke e lenë të vdekur në vend. Më pas ka qëllur dhe në drejtim të ish bashkëshortes, Lindita Vuksani, 44 vjece duke e lënë të plagosur.Të shtënat me armë kanë tronditur banorët e Shenkollit.

44 vjecarja Lindita Vuksani është dërguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit 44 vjecarit Ludovik Murra i cili pas krimit është larguar në drejtim të paditur.

Sipas NEWS24 familja Vuksani kishte urdhër mbrojtje nga gjykata për shkak të kërcënimeve të herahershme që autori i kishte bërë para se të ndodhte krimi.

-----------------------

Ku jane legenat e Lezhes qe protestuan per Klodin. Pse nuk dalin ne protesta per nje vrasje qe ishte paralajmeruar me vendim gjykate. Po ku dine katunaret e Lezhes cfare jane istitucionet. I shqeteson vetem prapanica e Klodit.


Postuar nga shelgu datë 26 Gusht 2010 - 23:11:

Në qytetin e Nju Jorkut pritet të zhvillohet një tubim pranë ndërtesës Empire State, një ndër më të famshmet e botës, për të protestuar kundër vendimit të pronarëve për të mos i ndezur dritat bardhë e blu në përkujtim të 100-vjetorit të Nënë Terezës. Një zyrtar i lartë i qytetit i tha Zërit të Amerikës se personalisht ai ndihet i fyer me vendimin e pronarëve por shtoi se njerëzit do të gjejnë forma të tjera për të shprehur respektin ndaj Nënë Terezës.


 

 

http://www.voanews.com/albanian/new...-101561258.html

 

 

 


Postuar nga lost_soul datë 27 Gusht 2010 - 09:53:

Po shihja nje emision opinion te disa koheve me pare ne tvklan. Nje emision mbi Shqiperine e madhe.

Eshte e cudicme sesi "hyrja ne Europe" ky qellim plotesisht utilitar, per shume shqiptare eshte me i rendesishem sesa bashkimi i kombit, qe tani per tani duhet te jete te pakten nje ideal shpirteror (sic e tha Zheji).
Eshte e kuptueshme qe per persona te tipit Mrapakalit Milo, ideali i internacionalizmit proletar te evoluoje drejt "idealit" te hyrjes ne Europe, apo cdo lloj konglomerati pertej-shqiptar qe rastesia ia hedh surratit, por qe nje brez i ri (prezent ne emision) te indoktrinohet me ideale te tilla te genjeshterta, kjo eshte eshte e trishtueshme.


Postuar nga shelgu datë 27 Gusht 2010 - 16:23:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Po shihja nje emision opinion te disa koheve me pare ne tvklan. Nje emision mbi Shqiperine e madhe.

Eshte e cudicme sesi "hyrja ne Europe" ky qellim plotesisht utilitar, per shume shqiptare eshte me i rendesishem sesa bashkimi i kombit, qe tani per tani duhet te jete te pakten nje ideal shpirteror (sic e tha Zheji).
Eshte e kuptueshme qe per persona te tipit Mrapakalit Milo, ideali i internacionalizmit proletar te evoluoje drejt "idealit" te hyrjes ne Europe, apo cdo lloj konglomerati pertej-shqiptar qe rastesia ia hedh surratit, por qe nje brez i ri (prezent ne emision) te indoktrinohet me ideale te tilla te genjeshterta, kjo eshte eshte e trishtueshme.



Koncepti i bashkimit te kombit eshte trajtuar shume pak dhe eshte lakuar nga goje te palara.

Kjo ka bere qe edhe te bjere ne vesh te shurdhet.

Te flasesh per bashkimin eshqiptareve ne nje shtet te vetem, eshte nje gje pak a shume poetike per kohen ne te cilen jetojme. Kjo, sepse do te ndeshje me interesa globale dhe merira jo europiane, por me tej. Ketu behet fjale per ndryshime vijash e kufiresh qe ndoshta nuk gjenden ne harta, por jane aq reale sa te trembin. Nese linja lindje perendim do te kaloje ne Korab, apo ne Mitrovice, kjo eshte nje ceshtje qe atakon, dy bote qe jane aq te interesuara sa shqiptaret nuk kane pothuaj asnje influence per te ndikuar ne to.

Mendoj qe mbi te gjitha klima e bashkimit duhet te krijohet nga forca te brendeshme te tilla qe te jene aq te afta sa te rrezatojne pertej Ballkanit. Por, kjo kerkon se pari nje stabilitet politik e ekonomik, se pari brenda Shqiperise.

Nese Shqiperia vazhdon te perdhunohet nga parti interesash, bashkimi eshte i pamundur, ose, te pakten nuk eshte fare ne dore te shqiptareve, por do te ishte krejt i varur nga ndryshime te mundeshme neper zura pertej detit.

Nje stabilitet politik dhe rritje e ndjeshme dhe e ndershme ekonomike, do ta sillte Shqiperine, pra shtetin meme, ne pozita te paperballueshme per forcat kunder bashkimit.

 


Postuar nga AngelDevil datë 27 Gusht 2010 - 18:38:

Zhbërja e propagandës antishqiptare, detyra kryesore.

Propaganda antishqiptare....në krye të këtyre shteteve qëndrojnë vendet ultraortodokse Serbia dhe Greqia, por mbas nuk mbetet as IRFJ e Maqedonisë, Mal i Zi dhe në mënyrë më sporadike, Rumania dhe Bullgaria, Italia e ndonjë shtet tjetër.

Propaganda antishqiptare që buron nga Beogradi, Athina dhe Roma ndjek një model të caktuar të degradimit të figurës së shqiptarit. Ky degradim bëhet me shënjestër publikun perëndimor dhe shfrytëzon konstruktet dhe veçantitë e tij kulturore. Propaganda që të jetë efikase synon në krijimin e përshtypjes, dhe nuk është e rëndësishme që të jetë gjithnjë e mbështetur në fakt, madje në pjesën më të madhe të kohës spekulon në mënyrë të pandërprerë, krijon përshtypjen e parë me spekulimet fillestare dhe ndërton spekulime të tjera mbi këto, duke hyrë në një proces të mirëfilltë spekulimi që siç e dimë në rastin e Serbisë dhe Greqisë ka arritur në nivel patologjik dhe akademik. Rëndom punohet mbi një fakt të pamjaftueshëm origjinal, ose mbi një fakt të shtrembëruar ose dhe pa kurrfarë fakti (megjithëse për të rritur besueshmërinë është e nevojshme që propaganda të përdorë pjeserisht fakte reale).

Tezat me te parapelqyera per ta jane:

1- Shqiptaret nuk jane autoktone, ata jane te ardhur(parapelqehet ardhja prej Kaukazit), ata jetojne ne hapesiren jetike dikur te serbeve dhe grekeve.

2- Shqiptarët janë nje bashkesi myslimane pa identitet racor dhe avangardi i muslymanizmit ne Europë

3- Shqiptarët janë shpirterisht te lidhur me terrorismin per arsye te pikes 2.

4- shqiptarët nuk respektojnë ligjet, nuk njohin civilizimin dhe per me teper ne kete kuader nuk respektojne të drejtat e njeriut.

5- Shqiptaret jane te sjelle me qellim prej turkut në Ballkan per te infektuar Europen me fene aziatike dhe terrorizem, ne "mbreterine e krishterimit", pra Europen.

6- Shqiptaret nuk dine te bejne shtet, nuk dine te ngrene institucione, shqiptarët nuk kanë pasë ndonjëherë shtet para 1912-s, bile kjo date shenon dhe fillimin e formimit te vertete te kombit shqiptar.

7- Shqiptarët janë popullsi joeuropiane ne fizionomi dhe ne brendine gjenetike, ata jane popullsi gjysem aziatike, pa kurfare lidhje historike me Europen.

8- Ne jeten e perditshme sociale, shqiptarët kanë prirje kriminale te lindura, që ka ardhur si pasoje e nje deformimi gjenetik, ose si rezultat i habitatit te ndryshem natyror nga ai origjinali i shqiptareve, qe eshte Azia.

Erjon. H, arberiaonline.com

______________________

Me beri pershtypje ky shkrim ... mendova ta ndaja me ju...


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.