Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 264 265 266 267 268 269 270 271 272 [273] 274 275 276 277 278 279 280 281 282 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Teknokonformizmi
Gjithmone e me shume interneti i adaptohet individit qe gjendet pas ekranit. Duke njohur tipin tend, interesat e tua, mundesite e tua ekonomike, te shfaqen reklama dhe artikuj posaçorisht per tipin tend. Kjo teknologji po izolon njerezit brenda individualizmit akoma me shume, i ben monolitike, te thelluar vetem ne ekzistencen e tyre. Nje person qe nuk para shkon ne koncerte nuk stimulohet kurre te shkoje ne koncerte, ndersa dikush qe blen bileta koncertesh do jete gjithmone ne kontakt. Ai qe ka interes shkencor do ndahet ne menyren e perjetimin nga ai qe ka interes pokerin dhe lojrat e fatit. Do behemi keshtu te huaj ne planetin tone. Realiteti aty jashte eshte i njejte, por dritarja qe i shfaqet secilit per ta pare eshte e ngushte.
Eshte fatkeqesi qe na pret. Heqja e stimujve random qe na bejne boten te shijshme dhe venia perpara e nje pjate me aminoacide dhe reklama specifike, njelloj si ne Matrix, ku çdo njeri kthehet ne bateri per sistemin ekonomik ku ben pjese. Njerezit jane konsumatore, prandaj duhet te bejne funksionin e tyre. Mos beni fjale. Koloset e ekonomise qe prodhon Amerika ju ofrojne dritaren qe ju nevojitet per te marre fryme. Facebook ergo sum. Youtube ergo sum. Gmail ergo sum.
Drejt udhetimit per shoqerine perfekte, ekonomine perfekte, softwarein perfekt, harrojme nevoja baze te njeriut. Shoqeria, ekonomia dhe teknologjia nuk na do te pagatuar. Na do brenda tenxheres me presion, te zbutur, te squllur, konsumatore te konsumueshem. Keshtu historia qe jetojme luhet ne ekuliber mes presionit te rebeleve te rastit dhe ventilit qe leshohet here pas here per ti lejuar shoqerise te mos shpertheje.
Ne shqipet jemi ndertues te rregullit qe s'duhet te shpertheje. Neve vijme nga mos-rregulli, i urrejme shperthimet. Duam vetem pak paqe, mundesi ekonomike dhe shumezim konformist qe trashegon mbiemrin (e mashkullit). Neve s'jemi nga ata qe rrisin presionin, mos u tremb o bote. Neve sapo kemi dale nga izolimi. S'mund t'i lejojme vetes te ushtroje trysni. Ne jemi vetem kercyell, s'i kemi rrenjet ketu. I kemi atje tek toka meme qe lajme e lyejme, qajme e lavderojme. Ne jemi bime te reja, jo peme shekullore. Jemi trungje te posaformuar, s'mund te çajme asfaltet me rrenje kryeneçe. Ne jemi fibra te rreshtuara qe bejne tapetin e rregullt. Erdhem ketu per kete.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 264 265 266 267 268 269 270 271 272 [273] 274 275 276 277 278 279 280 281 282 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.