Forumi Horizont | Gjithsej 1615 faqe: « E parë ... « 265 266 267 268 269 270 271 272 273 [274] 275 276 277 278 279 280 281 282 283 » ... E fundit » Trego 1615 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- Cila kenge do te perfaqesonte ty sot? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13667)
Kthehu
Në parqe pemët ishin zhveshur
E zogjtë me radhë, shtegtoi vjeshta
Dikush më foli me zë mekur
Si fletë u drodha kur fryn era
Vetëm pak kohë kish kaluar
Nga verë e nxehtë që ne jetuam
…si ëndërr pa mbarim
Tani më shfaqesh tjetërsuar
Me djallin i bardhë
O tmerr qënke dashuruar
(refreni)
Jo s'je ti, jo s'je ti, se besojnë sytë
E buza fjalë s'nxjerr
Po përse, përse, përse
Mëkatin e bën strehë
…e bën strehë?
Jo s'duroj dot kur të shoh
Gjak e shpirt të helmuar.
Pse ti shkon n'atë ferr, n'atë ferr
Vret lirinë e bekuar
Thuam kush të çoi në dëshpërim
Ty o ëngjëll krahë këputur në hutim
Dil nga ky terr ku je verbuar
Zogjtë nga shtegtuan prapë do t'vijnë.
ç'do tu thuash, ku je strukur për një stinë
Dil nga kjo strofkë, grackë e mallkuar
Kthehu për vete për mua
Në parqe pemët ishin zhveshur
E zogjtë me radhë, shtegtoi vjeshta
Dikush më foli me zë mekur
Si fletë u drodha kur fryn era
Ky zëri yt më kish munguar
Pak kohë të ndarë e të paparë
Mu duk, një shekull ish
Tani mu shfaq i tjetërsuar
Nga djalli i bardhë
O tmerr, qënke mashtruar
Ps,Fatkeqsisht kjo kenge nuk eshte me video.
Gjithsej 1615 faqe: « E parë ... « 265 266 267 268 269 270 271 272 273 [274] 275 276 277 278 279 280 281 282 283 » ... E fundit » Trego 1615 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.