Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 267 268 269 270 271 272 273 274 275 [276] 277 278 279 280 281 282 283 284 285 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Re: Ken Park i perkohshem
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me eshte merzitur vetja...
Nga kontakti me njerez qe nuk njohin veten aspak... dhe lumturohen ne kaçilen e huaj.
Nga njerezit pa histori qe realizohen me nje makine dhe nje shtepi.
Nga femijet e keqprodhuar, te bindur se bota eshte ashtu si prindet ia kane treguar.
Nga mungesa e alkolit qe do ngjiste kallupat e shpirtit, te lene mizorisht bosh.
Nga te paturit te bej me emigrante qe reduktohen ne mbijetese.
Me jane merzitur rrudhat ne duar, te krijuara nga ndonje prekje e munguar.
Me jane merzitur ato ore te mallkuara qe perbejne diferencen e gjumeve tona.
Me eshte merzitur vetja...
Gjera qe ndodhin. Numrat e faqeve te ndonje teme rreshtohen si ushtare. Aty gjej copeza te vetes ne te kaluaren. Dhe ç'merzitem serisht.
Me eshte merzitur vetja...
Kjo eshte shenje e mire. Merzia nuk eshte gje tjeter veçse vajtim per lumturine. Tregon se diku gjetke a me dike tjeter vetja ime do ishte e lumtur. Fundja nuk mund te merziten njerezit qe nuk dine si do ishin te lumtur. Merzia eshte vetem nje etalon qe nuk kompromentohet kollaj...
"Kur njeh nje lumturi nuk mund ta evitosh me" thoshte Frojdi.
Njerezit sa me shume rriten, aq me shume lumturi njohin. Aq me shume merziten. Aq me pak mund te kompromentojne etalonet e tyre. Behen infleksibel, si meshkuj. Edhe femrat si meshkuj, presin floket shkurt, ti ngjasojne pamjes ushtarake te infleksibilitetit. I heqin botes butesine, embelsine, aftesine per te dashuruar dhe i japin aftesine per te predikuar, per te induktuar, e ndonjehere mashtruar.
Njerezit njohin lumturi... dhe behen kalkulues. Thua se matematika do i coje prape drejt formules se lumturise. Kerkojne pasionin irracional nepermjet racionalitetit prej shahistesh. Dhe si gjithmone gjejne vetem ushtare te ngrene dhe mbreteri ne mat. E pastaj, struken ne komplekset e veta: lumturi te perthara qe teknikisht kane ndodhur.
------------------
Shtojce:
Njerezit duhet te gjenden njehere ne medyshje mes ngjitjes individuale qe krijon alkoli dhe ngjitjes sociale qe krijon familja. Kokeulurit nuk ngjisin kurre qelizat e vetvetes, por vetem gjenet e familjes, nga brezi ne brez, nga buzeqeshja ne buzeqeshje. Dhe bota e shqiptareve eshte plot me kokeulur, sidomos ne emigracion. Prandaj bota jone nuk perparon kurre, teksa i vetmi zhvillim gjendet tek oshetimat e gezimit per nje pjelle te re gjenetike, te cilen do t'a induktojne njesoj, te sigurt se nuk do ngreje koke te shikoje boten pertej qenies SHQIPTAR.
------------------
Teksa vazhdoj te flas mbi "njerezit" ndjej se jam rritur. Dikur urreja çdo fjali te tipit "Njerezit keshtu e njerezit ashtu". Dhe beja mire. Duhet te ha ca ushtare te se kaluares...
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 267 268 269 270 271 272 273 274 275 [276] 277 278 279 280 281 282 283 284 285 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.