Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 268 269 270 271 272 273 274 275 276 [277] 278 279 280 281 282 283 284 285 286 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga Stanley datë 28 Qershor 2006 - 04:38:

Hipokrit.

Eshte e kote qe te te citoj ate emer te vjedhur, apo ndonje nga ato mencurite e tua, qe kane dale nga nje mendje e tipit doktorature.

Me ato qe ke shkruar, je rreshtuar se bashku me shume te tjere, prijes i te cileve eshte nje njeri nga Elbasani, te cilet, vetem llomotisin, llomotisin, llomotisin dhe ... llomotisin.

Njerez si puna jote nuk i duhen shoqerise. Ato qe ke shkruar shko dhe ia thuaj Janullatosit perpara si burrat, dhe mos e poshtero burrerine e te pareve te tu, kosovareve. Doktoratura jote nuk na vlen. Ty te vlen. Mesa kuptoj, zgjuarsia jote, i ka hyre ne pune edhe Austrise. Uau. Bravo te qofte.

Lufta jote me pene eshte e pavlere. Letra, si puna e asaj qe ke shkruar zotrote, jane shkruar pa mase, dhe asnjera nuk eshte lexuar dhe konsideruar nga besimtaret e patundur shqiptare qe, sic e kam thene me dhjetera here, mbushin mbi 300 kishat qe ka ndertuar Janullatosi, dhe nga ana tjeter, u ka dhene entuziazem dhe hov, disa dhjetera njerezve materialiste, qe "mbushin" kishen e vetme "shqiptare" ne Elbasan.

E kupton o doktor? Kuptoje, dhe mos me bej shume filma mua.

Pse e ke lene atdheun? Pse me llomotit qe nga jashte? Pse nuk vjen ketu dhe t'i thuash ato qe ke rreshtuar me aq gabime gramatikore, ato "atdhetarizma" qe vetem emrin kane ashtu? He?

Dhe, nqs ke ndermend te pergjigjesh, pergjigju si njeri me shkolle, ashtu sic e ke proklamuar veten.

Duke patur sado pak shprese tek diplomat e tua, pres per nje pergjigje intelektuale, me arsye, fakte dhe vertetesi.

Shqiptari Ortodoks,

Stenli.


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 268 269 270 271 272 273 274 275 276 [277] 278 279 280 281 282 283 284 285 286 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.