Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 269 270 271 272 273 274 275 276 277 [278] 279 280 281 282 283 284 285 286 287 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Mediat e huaja për protestën: Mijëra në shesh, për të parë votën
Protesta e opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit ka pasur jehonë në mediat e huaja prestigjoze. Kështu, Reuters, AFP, Ansa e të tjera media kanë pasqyruar zhvillimin kryesor në Shqipëri, protestën e opozitës mbështetur nga mijëra vetë që kërkojnë të hapen kutitë.
"Mijëra mbështetës të opozitës kanë filluar protestën duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Sali Berisha për mashtrim elektoral dhe duke kërkuar një rinumërim të votave të hedhura në zgjedhjet e qershorit". Kështu e nis raportimin e saj agjencia AFP, e cila citon kreun e PS-së Edi Rama, gjatë fjalës së tij mbajtur të premten.
"Kjo protestë, e cila do të zgjasë për tri ditë, është vetëm fillimi i një varg protestash për të detyruar autoritetet të rihapin kutitë e votimit, të cilat mbajnë të vërtetën në lidhje me zgjedhjet," tha kreu i opozitës socialiste Edi Rama, duke shtuar se "Nëse qeveria refuzon të rihapë kutitë e votimit, ne do të kërkojnë në mënyrë të vendosur largimin e saj dhe zgjedhje të parakohshme", tha Rama, mbështetur nga turma jashtë ndërtesës kryesore qeveritare në Tiranë, e cili bërtiste përsëri: "Hapni kutitë!"
Më tej, theksohet edhe raporti i OSBE-së që monitoroi zgjedhjet, sipas të cilës kishte përmirësime krahasuar me ato të mëparshmet, por gjithsesi pati disa shkelje dhe mangësi.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 269 270 271 272 273 274 275 276 277 [278] 279 280 281 282 283 284 285 286 287 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.