Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Miremengjes dhe Naten e mire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11993)


Postuar nga iliriusa datë 20 Prill 2007 - 04:54:

Gishtrinjte e mi rremuan kudo me vendosmerine nervoze te njeriut te sapo-zgjuar nga gjumi. Kerkova kudo neper cante, i ktheva te gjitha permbyse, humba edhe faqen e fundit qe kisha lexuar nga 'Njeriu qe qesh', edhe canta u shformua disi, u shperfytyrua e u duk per nje moment sikur kishte gelltitur me teper sec mundte e duhej. E perplasa pas vetes edhe pshertiva e nervozuar. I kisha harruar kufjet mbi komodine edhe dita do te ishte e thate, pa muzike, pa tinguj qe te me ndiqnin kudo e te mbyllnin gjithecka e gjithekend pas muresh notash muzikore. Mora fyme thelle edhe mblodha buzet. Pastaj veshtrova jashte dritares nje tjeter mengjes qe po krijohej ngadale, qe po merrte forma zhdervjelltshem. Cicerima zogjesh zhvaten befas mendimet e mia... dita po lindte edhe per ta. Nje mendim i mpire mu shfaq befas edhe pse u trete po aq me furi sac edhe erdhi:
-Shikojne valle endrra zogjte? (!) Po sikur? Edhe per cfare?
Ngjesha rripin e cantes ne sup edhe canta me gjithe rraqet e saj jashte pozicionit te tyre normal u perplas pas meje me nje zhurme te mbytur. Gjithecka kishte nje jete me vete, edhe troturari ku shkelja, ku hapat e mija linin shenja te imta gervishtese..., edhe canta ku gishtrinjte e mi krijuan nje masaker me vete ( ), edhe pemet qe kane filluar te mbushen me sythe e lule si cdo pranevere tjeter pavarsisht nga shiu e ngrica e diteve te fundit. Era u ngaterrua me floket e mendimet e mia njekohesisht... kisha kohe qe nuk ia degjoja ato peshperimat e buta qe mbartnin arome lulesh e vese...
Per nje moment edhe dielli gromesiu ngadal, shterhoqi putra te argjendta midis tufash resh te bardha edhe nata u thyhe perfundimisht ( te pakten per dymbedhjete oret e ardhshme). E bota me perfshiu ne krahet e saj te zhurmshem, ne rrjedhen e saj te perditeshme.... e une nuk humba asnje tingull... asnje ze.... asnje moment...
Buzeqeshja mu shfaq serish mbi buze. Kisha rigjetur tinguj te humbur...
Miremengjes!


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.