Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Ajo vazhdon më tej, f.4:
"Pothuajse të gjitha kombet antike evropiane janë me origjinë nga pellazgo-ilirët. Këtu nuk bë[j]në përjashtim as helenët dhe romakët [,] pasi të dhënat tregojnë se popullsia para-helene [,] por edhe ajo antike helene [,] ka qenë e një prejardhje pellazgo-ilire, po ashtu dhe ajo romake. Qytetërimi greko-romak do të ishte më drejtë që të quhej një nga fazat e zhvillimit të qytetërimit pellazgo-ilirë. Ai nuk është gjë tjetër veç fundi i këtij qytetërimi mijëravjeçar. "
Ajo çfarë i ngelet të sqarojë pedagogia e historisë, është lidhja dhe kontakti i asaj popullsie të kulturës megalite me këtë bronxiane. A kishin ngjashmëri në gjuhë, etnografi, fe, kulturë, mënyrë jetese etj.-etj. këto popullsi të këtyre dy kulturave? Apo ishin thuajse e njëjta popullsi? A mos luftuan me njëri-tjetrin? Nga erdhi kjo popullsi e krijimit të bronxit, me ‘të edhe të kulturës (epokës) së bronxit? Pra parakaluesit e shqiptarëve, nga erdhën? Ku i degdisën ata të epokës megalite? Apo ishin bijtë e tyre? Në qoftë kështu, -bijtë e tyre-, përse nuk thuhet edhe për këta banorë të epokës megalite se ishin pellazgo-ilirë? Apo ndërtimet gjigande me gur parakuptonin trupa njerëzish të mëdhenj, ndërsa pellazgo-ilirët nuk njihen për trupa të mëdhenj? Nëse kultura greke dhe romake janë një nga fazat, dhe pikërisht ajo e fundit e kësaj popullsie me kulturë të lartë, si ndodhi që greqishtja e kohës së lashtë ndryshonte mjaftueshëm nga latinishtja e romakëve? Nëse amerikanët sot kanë shkolla të tyre kulture, teknike, juridike në Egjypt, në ishujt e Oqeanit Paqësor, në Afrikë, në Europë, në fillim të shekullit 20 apo në fillim të shek. 21, gjuha e tyre e përdorur është anglishtja. Po kështu me shkollat gjermane nëpër botë, apo ato turke tashmë. Gjuha respektive nuk ndryshon. Përse ndryshon gjuha greke e vjetër nga ajo romake? Përse kemi tjetër panteon Zotash në Romë dhe tjetër në Athinë? Përse veshjet e tyre ndryshojnë, mënyra e jetesës si dhe mentaliteti? Përse dhe si e harruan helenët dhe romakët aq shpejt prejardhjen e tyre të përbashkët nga pellazgo-ilirët? Mirë pellazgët se paskan jetuar ca më herët nga ilirët, por ilirëve, (baballarët e romakëve, -sipas autores tonë), përse do tu binin romakët? Përse bijtë e tyre nisen nga gadishulli Apenin dhe shkojnë e ua ndreqin samarin baballa-rëve të tyre në brigjet e Adriatikut dhe në Ballkan? Pastaj këta pellazgo-ilirë, mirë se paskan ngrejtur përfaqsimet e dalluara të kulturave të tyre të bronxit në Kretë, në Trojë, në Mikenë, në Etruri, po si nuk paskan ngrejtur këto përfaqësi kulture në zona ku ishin shumicë, si në Ballkanin qëndror, qëndror-jugor, e tjera zona të Ballkanit? Ku dalluan këta pellazgo-ilirë, apo bijtë e tyre, në gadishullin Iberik, (Spanja dhe Portugalia e sotme)? Përse ndryshonin këto kultura nga njëra-tjetra?
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.