Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Grupet mafioze shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13391)


Postuar nga arturm datë 29 Mars 2007 - 00:30:

Fajtor

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
C'pune ka Shqiperia me dike qe iku 9 vjec ne Amerike?

Po mire xhanem, c'pune ka Shqiperia qe dekoroi ate shqiptarin qe vdiq ne Irak si ushtar amerikan? C'pune kishte Moisiu qe vrapoi ti vere medaljen ne gjoks nje ushtari amerikan me origjine shqiptare? Apo kur na do prapanica rrahim gjoksin, ndersa kur prodhojme kriminele s'kemi pune.



Cdo shtet ne bote vepron keshtu, por kjo vjen edhe nga te qenit njerez. Secili nga ne ne memorjen e vet (e njejta gje reflektohet edhe ne memorjen kolektive) tenton te FSHIJE gjerat negative dhe te RIKUJTOJE gjerat pozitive.

Episodet pozitive per shume arsye KUJTOHEN gjithmone ndersa vetvetiu "fshihet" memorja e episodeve negative. E njejta gje eshte bere gjithmone edhe ne historine e shteteve, mbhaen mend dhe trasmetohen neper breza fitoret dhe aktet heroike dhe jo humbjet dhe aktet e turpshme (e kush shtet nuk i ka). Ose edhe po te kujtohen hubjet nuk kujtohen thjesht si hubje por si "hubje me koken lart" (shifni rastin e serbeve).

E keni pare emisionin e Raffaella Cara? Te gjithe ata emigrante italiane paraqiteshin si "te mire" (imagjino persona qe kane nga 20 vjet pa takuar nene dhe babe dhe presin qe tu paguaje bileten Rai, dhe fillojne e qajne ne ekran pastaj). Nuk kam degjuar te flitet keq per ndonje emigrant italian (Fajtor me sjell dot ndonje shembull) neper TV italiane, ndersa emigrantet qe vijne ne Italia mbushin lajmet e ketyre Tv-ve. Pse?

Eshte normale. Te gjithe shtetet sillen keshtu, vetem tek ne duket sikur gazetat "mburren" me te tilla lajme (sikur ka pak lajme ekuivalente brenda shqiperise per ti sjelle).


  Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.