Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Te jesh femer sot... ne vende te ndryshme a kultura te largeta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17721)


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 11 Prill 2010 - 01:41:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Shqiperia eshte vendi me i rende per gruan, me i veshtiri dhe me i pashpresi me sa shoh une per nja du tre breza. Ne kemim mentalitet islamoarab dhe agresivitet komunist.
I pari e mbyllte femren dhe injoronte deri ne cdekje dhe i dyti e ze me pune mundesisht 24 ore qe te mos mendoje dot per nje gje te mire nga lodhja dhe deshira per gjuuuume.


Shqiperia eshte drama e vertete. Vendet islamike kane rregull, qofte edhe te dikrtuar nga islami. Shqiperia jeton ne kaos dhe natyra nuk e pelqen disekuilibrin

Kapishi zotrote?



E drejte.

Vetem se do te shtoja, deshira per te marre fryme, per te pasur pak kohe te lire per veten sikur.. c'te them.. te heqesh ato dy vetulla qe ke nje jave qe thua qe do i heqesh (po fat i madh qe kane dale perseri ne mode vetullat e trasha dhe hajt se mbase nuk bien ne sy), apo te merresh si dikur me floket e gjate e te eksperimentosh edhe kapje te tjera pervec bishtit ne cacke te kokes, etj etj.. kjo ndodh edhe jashte Shqiperise. Ne shoqerite kapitaliste jeton per te punuar. Shqiperia eshte vend ekstremesh, jane ata qe rrine kafeneve e ata qe nuk shohin driten e diellit nga orari i zgjatur ne pune. Kesaj s'ke c'i ben. Nenat tona kane hequr e vuajtur qamet, po mos me flisni se edhe nenat e sotme (e kam fjalen per ato qe punojne e kane familje) nuk e kane jeten dhe aq te lehte.

Do te shtoja edhe qe ne Itali se fundmi Lega Nord (Lombardia) ka nxjerre nje ligj sipas te cilit grate qe zgjedhin te abortojne ne rast shtatezanish te padeshirueshme te varrosin fetot (si thuhet shqip?), praktikisht embrionet e tyre. Keshtu grate nepermjet mundesise qe kane per te nderprere shtatezanite e padeshirueshme mund te ndihen dyfish ne faj per zgjedhjen e bere (tragjikisht mendoj une, se s'ma merr mendja qe nje grua qe vendos te abortoje e ben me mendjen top e shpirtin e qete). Zoterinjte kane vendosur keshtu. Kush po pyet c'ndjen gruaja? Gruaja per te vuajtur ka lindur.

Ja ka dhe keshtu.


  Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.