Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga robert datë 07 Prill 2012 - 23:29:

Persa i perket rrombullaksise se tokes, I Ri, edhe nxenesi me i dobet ne cilendo shkolle te botes e di se kjo u provua nga ekspedita e Magellanit, dhjetra vjet para ketij Drekut, me 1522. Jo se kjo nuk dihej, kjo dihej, por nuk pranohej nga pjesa konservatore e fetarve si puna jote. Ekspedita e Magelanit hoqi cdo dyshim per kete pas rrotullimit qe beri ne toke.
Tani persa i perket atyre dy fjalive qe na sjell nga Kurani mbi kete fakt, nuk e kuptoj pse do fliste Zoti i gjithe ketij Universi me te tilla aludime, te cilat cdo kush mund ti interpretoje si te doje, kur mund te thoshte thjesht, se trupat e kozmosit jane kryesisht te rrombullaket. Dita i mbeshtillet nates dhe e kunderta eshte thjesht nje shprehje poetike (metaforike ne fakt), si te themi: e embla shijon pas te kripures. Ka gje ne kete shprehje dicka qe provon se kete na e thote Zoti!? Apo tek flitet per futjen e dites tek nata dhe e kunderta, po ashtu si te themi metaforikisht: tek ecim, kemi bere nje cope rruge. Kjo dihet, ashtu sic dihej se dita do zevendesonte naten dhe e kunderta, sepse keto te dyja ishin. Pervec kesaj, sa i perket futjes se dites tek nata dhe e kunderta, ne kemi pjese te tokes (ne veri dhe ne jug) ku dita dhe nata rrine gjate (gati 6 muaj) sa zevendesojne njera-tjetren, pra ky proöes "futje" tek njera-tjetra eshte krejt ndryshe nga ai ne ekuador. Muhameti nuk e dinte kete, ndaj e njehesoi ne shprehjen e tij njelloj kete "futje" per te gjithe token, gje qe s'esht e vertete, pasi ndryshe ndodh kjo "futje" (nderrim) i dites tek nata ne ekuador dhe ndryshe ne pole. Krahasimi me shamine e kokes qe ti sjell, eshte hane dat hane Bagdat, pasi dhe kokat nuk jane krejt njelloj ne rrombullaksine e tyre, ka qe jane gati katrore. Pervec kesaj, gjuha arabe eshte poetike, pra si ne shqipe perdoren foljet edhe ne kuptime figurative pervec atyre konkrete. Pra Muhameti do perdorte kete folje se nuk kishte tjeter. Vazhdojme me tej.


  Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.