Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Cilesite e Zotit në Bibel!!!!!!l (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6776)


Postuar nga Indrit datë 06 Janar 2005 - 18:23:

Re: I ndrituri

Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl
Se pari, gezohem sinqerisht qe je mire me shendet, dhe Gezuar Vitin e Ri.

Persa i perket kesaj teme, une iu pergjigja el_fatih, qe nuk i perket fare te flasi ne kete nen-forum, sepse eshte nen-forumi i fese se krishtere, ku besimtaret e saj shkembejne informacione. Nqs do te kritikoj fene e krishtere le te hapte nje teme tjeter, por jo ketu. Nejse, keto detaje u takojne moderatoreve ......

Pergjigja ime fatkeqesisht nuk ishte e gjitha personale, origjinale. Nqs ben nje "Google Search" dalin shume artikuj, sidomos te gazetareve nga Azia e Jugut, qe jane te habitur dhe te zhgenjyer me heshtjen e vendeve arabe, kur 70% e viktimave jane myslymane. Nderkaq qe te krishteret ne perendim po ndihmojne kaq shume, edhe pse, dihet tashme qe sidomos ne Indonizi, pervec atyre qe permenda me siper, te krishteret po persekutohen ne mase. Gjermanet, pa permendur qeverine (qe do japi 500 milione euro) njerezit vete deri tani kane mbledhur 180 milione euro, nderkohe qe para nje muaji nje imam ne xhami ne Gjermani u thoshte besimtareve te tyre qe gjermanet do digjen ne hell se jane infidele.

Pastaj, mjafton te shohesh lajmet sot. Ne nje interviste ne televizor, nje imam nga Arabia Saudite, tha qe "Tsunami ndodhi ngaqe ishin Krishtlindjet......njerezit argetohen me "shume sec duhet" ....... fornikojne etj..... prandaj na denoj zoti." Llogjika e tij eshte pak e cuditshme, pasi tsunami eshte nje dukuri natyrore, dhe nqs e kane fajin te krishteret, se festojne pak si teper, perse 70% e viktimave jane myslymane, dhe te tjeret ne pergjithesi (pervec turisteve) hindu dhe budiste.

Pergjigje te tilla dhe mungesa e ndihmave ne nje nivel te konsiderueshem nuk reflektojne mire per vendet arabe. Se cfare jep Amerika apo qeverite e tjera europiane, eshte pune per tyre. Por myslymanet duhen te bejne dhe ata te tyren. Pastaj, i ndritur, ti u hodhe komplet ne sulm per bashkebesimtaret e tu, edhe pse gazetaret aziatik nuk i kishin kritikat me myslymanet e Shqiperise .....lol. Por me ata te Lindjes se Mesme. Sikur te tregonin te njejtin zell (si tendin) arabet per popullesine myslymane ne Azine e Jugut, tani nuk do shkembenim keto fjale.

Persa i perket historise se krishterimit, nuk do filloj tani me ty, se e di qe ke kohe pa shkruar dhe te ha dora ........lol....... dhe do lufte. Megjithate, po them vetem qe mos ngaterro institucionet me besimin, ashtu sic po mundohen shume perendimore te mos ngaterrojne institucionet Wahhabiste me pjesen me moderuse myslymane.
Une jam shprehur dhe me perpara per kryqezatat. Me duket se e ke lexuar ate pergjigje. Megjithate, le te mos harrojme se nga 5 kishat e para te krishtere, 3 jane ne Afriken e Veriut, dhe 2 ne Turqi. Popullesia e krishtere ne ato zona nuk u kthye per pune taksash, por me dhune, prandaj edhe pse asnje nuk justifikon dhunen e kryqezatave, justifikimi per te rrimare kishat e para te krishtere, duke perfshire ate te Jeruzalemit, Kishen e Shenjte, tingellonte shume i forte ne ate kohe.

Me shume respekt, NYCgirl



Flm per respektin dhe po ashtu flm edhe per lajmet qe na ke sjelle.
Tani po ju fute temes me themel.

lool kryqezatat shkun per te cliruar varrin e krishtit ne jerusalem megjithese besonin thelle ne shpirt se ai nuk ka varr.
Nuk po zgjatem me jo suksese.


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.