Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 29 Mars 2005 - 03:45:

kromatina

Cod. A29032005

Qe te permbledh me pak fjale se c'eshte kromatina dhe per cfare sherben:
Duhet te kemi parasysh qe kromozomi nuk eshte nje mase e ADN e çorganizuar e as nje objekt i vetem,por nje bashkesi dinamike ADN proteinash dhe substancash te tjer.Ndersa kromatina ben diç me shume: Ajo kontrollon hyrjen .

Kromatina permban nje sasi ADN qe eshte sa gjysma e proteinave te saj,me teper ne forme histonesh.

Nje kromozom X tek femrat eshte i heshtur.Per te arritur kete dy zona te aparatit gjenomik bashkohen per te heshtur nje te trete.Nje gjen jo kodifikues XIST,prodhon nje ARN aktive qe "mbulon kromozomin".Nderkohe kromozomi tjeter prodhon nje ARN "te kundert" qe sherben si ilaç kunder produktit te Xist.Gjate kromozomit te pa deshiruar fillon nje sekuence zinxhir dhe nje metilim masiv,histonet humbin grupet acetil ne ekstremitetet e tyre dhe kromatina mblidhet ne nje grup te papershkueshem te veshur nga ARN.Ky kromozom perçohet keshtu ne qelizat e mevonshme...

Grupet acetil vetem shtojne shprehjen e gjeneve afer kurse enzimat deacituese çojne ne heshtje te atyre gjeneve.Pjesa tjeter duhet kuptuar akoma.Aty ku grupet acetil lidhen tek histonet kromatina behet e lejueshme per transkiptim.

Kromatina e heshtur nuk ka grupe acetil ne keto pozicione por paraqesin grupe metil te lidhura ne pika te ndryshme te ekstremiteteve te histoneve.

Ne nje fare menyre paketimi I ADN jo vetem sherben per te mbajtur gjithe ate strukture kompakte por eshte edhe nje tip porte qe kontrollon se cila pjese e gjenomes duhet te perdoret dhe te jene te pershkueshme nga enzimat dhe se cilat te jene jashte kesaj perdorimi.difekte ne keto sisteme te organizimit te ADN cojne ne difekte embrionale per aftesite qe kane per te kontrolluar aktivitetin gjenik.

Bazuar ne nje artikull i dale ne internet ne maj te vitit te kaluar del qe shkencetaret kane zbuluar diferencen ndermjet kromatines qe paketon gjenet dhe kromatines qe paketon ADN me funksione te panjohura dhe me funksione rregulluese. Pra egzistojne 2 lloj kromatinash qe kane nje funksion ne teresi paketues por segmentet qe paketojne ndryshojne ne funksione. Sipas ketij artikulli del ne pah nje organizim deri me pare i panjohur qe mund te jete i tille ne te gjitha qelizat. Keto diferenca mendohen te ndihmojne ne gjetjen e kancereve thjesht duke pare diferencat.

Pra sic shihet gjerat qe mund te gjehen ne kromatine nuk kane te mbaruar dhe se funksionet e saj reale jane akoma nje enigem megjithse me e pjesshme se sa ishte me pare. Nese do te me kujtohen informacione te mevonshme do ti shkruaj.

Per momentin nuk do te pershkruaj nje karakteristike te vecante qe ka struktura e ADN qe jane superperthyerjet por do ta bej me vone pasi te shpjegoj se c'jane enzimat. Dhe meqe ra fjala c'jane enzimat dhe perse sherbejne ato? Keto informacione jane te rendesishme edhe per te shpjeguar disa gjera qe kane lidhje me kanceret ne temen tjeter qe kam hapur...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.