Forumi Horizont | Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika shqiptare ne vite (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=292)
-- Cmenduria e 97-es ne Foto dhe video (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7590)
Ajo qe mund te kuptohet fare lehte nga ekonomia eshte kjo: Te ardhurat pro-capita tregojne vetem pasurine e nje shteti, por jo si eshte shperndare kjo pasuri tek qytetaret. Ka shume shtete te lindjes se mesme qe kane te ardhura pro-capita te mira por qe parate jane perqendruar ne shume pak duar sheikesh. (Me korrigjoni nese e kam gabim).
Se dyti, shume gjera qe keni shkruar ketu nuk me duken te sakta. E para nuk me duket se 50% e shqiptareve jane analfabete. Pastaj nuk me ha mendja qe popullsia te jete 70% fshatare. Kjo perqindje konsiderohej ne epoke te komunizmit por tani shume fshatare preferojne qytetin.
Se treti, po ta vini re qeverite dhe ministrat japin doreheqjen, nuk cojne vendin ne kaos. Rasti me i fundit ishte ne Liban, ku ministrat dhane doreheqjen. Kete gje e ka bere dhe Nano disa here (ne 1991 per here te pare). Pra me duket e sakte kur thuhet se Sali Berisha nuk pati inteligjencen te jepte doreheqjen, por preferoi te conte gjerat ne ekstrem. Kjo eshte mungese largpamesie per mendimin tim.
Se kaaaaterti. Para disa ditesh pashe z. Berisha ne televizor dhe po spjegonte platformen e vet ekonomike. Per here te pare degjoja Berishen duke folur shifra te qarta dhe premtime te caktuara (sa per informacion, Berisha ka punesuar nje agjensi amerikane per pubblic relations, thuhet se eshte agjensina qe kishte George Bushi ne zgjedhjet 2004). Te nesermen e deklaratave te Berishes Fondi Monetar Nderkombetar doli ne konference shtypi duke deklaruar se masat qe do marre z. Berisha jane te rrezikshme per ekonomine shqiptare. Diten tjeter PD u pergjigj se "duhet rrezikuar per te fituar". Edhe njehere FMN po jep nje paralajmerim, por kam pershtypjen qe shqiptaret nuk ja behin shume per ekonomi dhe nuk e dine cfare do te thote kur nje organizem si FMN paralajmeron per rrezik.
Se fundi nuk jam dakort me dicka qe askush se ka vene ne dyshim. Ne 1997 nuk ishin 5 bandite qe rrenuan Shqiperine. Ishte i gjithe populli qe lejoi qe kjo te ndodhte dhe mori pjese ne revolte. Fakti se Zan Caushi apo Kakami perfituan nga mungesa e ligjit per te krijuar banda nuk do te thote qe popullin e kaleruan keta bandite. 1997 ishte thjesht shprehje e nje komunizmi te zgjatur shume me teper se viti 1990. Per mua ajo ishte dy hapa larg luftes se vertete civile jug-veri dhe i ka rrenjet ne destabilitetet shekullore te shqiptareve. Ne nje liber qe po lexoj thuhet qarte se ajo zone e ballkanit eshte gjithmone gati te beje kryengritje, revolta, demostrata etj... dhe kjo ka qene keshtu qe ne kohe te turkut. Eshte e kote te gjenden justifikime tek banditizmi i Zanit. Ishin te tjere qe i vajten prapa dhe ndoshta e pane per pak kohe si menyre per t'ju kundervene pushtetit absolutist te z. Berisha.
Me pelqeu ky spjegimi i IQVLORES:
I vume flaken shtepise sone dhe filluam te ngrohnim duart me vepren tone monstruoze karshi vetvehtes.
Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.