Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
fakti qe degjohen lajme te tilla per kapje te bashkeatdhetareve tane, nuk duhet te coje ne reagime te teperta per te dale ne konluzione ekstreme qe jemi popull kriminelesh e qe pjellim kriminele.tek e fundit behet thjesht fjale per nje lajm te rendomte te kronikes se perditshme,pavaresisht se ka me shume emfazi kur behet fjale per shqiptare,sepse ne syte e perendimorit paragjykohet apriori vetem nga fjala "shqiptar".flas per prendimor te mirefillte,se po te flasim per italianet, nuk jane aq "open minded" sa te mesohen se njeriu nuk eshte senegalez,marokin,albanez,...extrakomunitar...(qe rrine ketej me vite dhe akoma me permeson e bekuar...per te mos folur per studentet..eshte nje kapitull me vete)
jam per teorine qe cdo popull,cdo vend ka ate perqindje kriminelesh,qe e pranojme se per numrin e popullsise tone,eshte cik relativisht i madh.pranohet gjithashtu qe kjo pjese e "mire" ka bere lloj e soj bemash ne cdo cep te Europes krahehapur,dhe ka lene gjurme "no comment",qe secili nga ne i di mjaft mire.
por,personalisht me duket i tepert perkufizimi "popull kriminel".po te verehet mire,ne cdo cep te jashte-Shqiperise,per cdo 14 kriminele qe "na nxijne" faqen e na bejne te ulim koken;-ka 14.000 (mos them me shume) shqiptare te tjere qe rropaten nga mengjesi deri ne darke per "te jetuar",kamioniste,muratore,lavapjate, etj,etj.-ku nje pjese e mire e ketyre punetoreve te ndershem (qe punojne per te lare qerane e bukur",jane ish mesues,pedagoge e inxhiniere qe ushtronin ne shqiperi.e sidoqofte,u pershtaten dhe vazhdojne te pershtaten ne menyre te qete e "pa fjale",ne nje fare menyre po asimilojne ate sens komunitar,aq te domosdoshem per ate "pjesen tjeter te medaljes"
Dhe pastaj,vijme ne,"filizat e rinj te kombit",studentet,-ose ndryshe "truri i kombit" qe lexuar neper gazeta e forume thuhet se jemi me mijera neper europe.( e me gjere).nuk dua te zgjatem shume per "jeten" dhe "kushtet" e studenteve ketej (sidomos ne Itali),e megjithate po vihet re nje adaptim admirues mes vendasve,per te mos folur per rezultatet mjaft te mira qe tregojne ne universitetet europiane ku nje numer i konsiderueshem po diplomohen me sukses.
eshte i admirueshem gjithashtu nje lloj patriotizmi genuin qe shfaqet nga grupe studentesh ne shume qytete ne formen e shoqatave kulturore ku organizojne aktivitete te tilla si:- "takime me personalitete shqiptare",-"dita e librit shqiptar",-"projektim filmash shqiptare",-"ekspozita me fotografi nga Shqiperia",-"festa e pavaresise",etj,etj.si dhe bashkepunime me autoritet bashkiake vendase e qendrat universitare-kulturore.
Nuk jemi kaq kriminele,pra!!!
dhe ceshtja tjeter qe kerkon mjaft kohe e hapesire per ta trajtuar eshte "mundesia" dhe "oportunietet" qe "na ofron" perendimi (sidomos italia me sensin komunitar" pjeses qe mbaron studimet ketej!.
per mendimin tim,nuk jane ato 14 shqiptare,qe na kane faj per lodhjet tona ne perditshmerine e ketejme.,dhe qe s'gjejme dot shtepi me qera. si ne trajtohen dhe te huajt (qe nuk jane komunitare,kuptohet).ndoshta jemi thjesht te tepert ne nje vend,qe s'eshte yni.,dhe natyra e njeriut eshte gjithandej pak a shume njesoj:secili mendon "kjo eshte shtepia ime,prandaj je mysafir".si rrjedhim na duhet perhere "te pershtatemi" vetem ne.
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.